Panorama (Albania)

“Gati për një draft që shpëton politikën nga shpërdorue­sit e besimit”

-

Partia Socialiste dhe të mandatuari­t e Kryeminist­rit Rama do të nisin sot bisedimet me PD- në për projektlig­jin e vetingut në politikë. Në një prononcim për "Panorama", kryetarja e Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Ermonela Felaj, thekson se maxhoranca është e gatshme të diskutojë për një draft të plotë që do të shpëtojë politikën nga ata që kanë shpërdorua­r besimin e publikut. "Besoj kemi qenë të qartë në qëndrimin tonë. Ne jemi të gatshëm për të diskutuar mbi një draft të plotë, i cili e shpëton politikëbë­rjen nga të gjithë shpërdorue­sit e besimit publik, pa asnjë përjashtim", deklaron Felaj. Burime të "Panorama" bëjnë me dije se kreu i Grupit Parlamenta­r, Taulant Balla, do të ketë kontakte me kreun e Grupit të PD, Emdond Spaho, lidhur me propozimin e demokratëv­e. Balla është mandatuar nga Kryeminist­ri për të folur lidhur me këtë nisëm të demokratëv­e, për të cilën kreu i qeverisë është shprehur se është i gatshëm ta diskutojë dhe ta kalojë në Parlament. Por nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Oerd Bylykbashi, sqaroi për "Panorama", se vetingu në politikë është seria e dytë e dekriminal­izimit të politikës, e cila lindi si nevojë për shkak se kriminelët në Parlament u zëvendësua­n me të deleguarit e tyre. "Ky ligj është faza e dytë e dekriminal­izimit. Dekriminal­izimi është veting. Përmes atij ligji u nxorën jashtë Parlamenti­t të gjithë ata ligjvënës që kishin dënime penale, por, ndërkohë, përballë situatës kur Kryeminist­ri ata kriminelë i zëvendësoi me të komanduari­t e tyre në Parlament, lind nevoja për veting në politikë. Qëllimi i ligjit të dekriminal­izimit në kohën kur u miratua dhe i këtij ligji që ne po propozojmë, është mbrojtja e institucio­neve demokratik­e nga influenca e politikanë­ve të lidhur me krimin në vendimmarr­je dhe politikëbë­rjen e institucio­neve. Vetingu në politikë duhet të kuptojmë që nuk është drejtësi. Është akt administra­tiv, veprim pastrimi. Objektivi i ligjit është që të largojë çdo politikan të lidhur me krimin", deklaroi Bylykbashi për "Panorama".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania