Panorama (Albania)

Akuza e PD: Mungojnë ilaçet për të sëmurët hemofilikë

Partia Demokratik­e denoncon mungesën e faktorëve në spital

- Orjola Pampuri

Rreth 300 të sëmurë me hemofili po përballen sot me mungesën e ilaçeve. Kjo akuzë është bërë nga Partia Demokratik­e, e cila përmes deputetes Orjola Pampuri ka denoncuar dje mungesën e faktorëve në QSUT, aty ku trajtohen edhe këta pacientë.

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e selisë blu, Pampuri vuri në shënjestër ministren e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, duke theksuar se në një situatë të tillë të ngjashme përballen sot edhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale. Faktorët 7, 8 dhe 9 iu vijnë në ndihmë të sëmurëve me hemofili pasi shërbejnë për mpiksjen e gjakut. Mungesa e tyre në spital detyron familjarët që t’u drejtohen farmacive. Pampuri vuri në dukje se ky ilaç ka një kosto të lartë, gjë që e bën të papërballu­eshme për t’u siguruar vetë në treg. “Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësi­së hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshë­m për trajtimin normal të të sëmurëve.

Akoma më mizore është sjellja e vetë ministres Ogerta Manastirli­u, e cila injoron pa përgjigje me dhjetëra mesazhe telefonike, ku i kërkohet ndihmë nga të sëmurët me hemofili. Ata nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë në 2 milionë lekë”, vuri në dukje deputetja e PD- së. Sipas saj, qeveria harxhon miliona euro për fasadë, duke lënë të sëmurët në mëshirë të fatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania