Panorama (Albania)

“Vera n’Shesh”, Veliaj: Risi për të promovuar produktet vendase

-

Muzikë e mirë, produkte që mbajnë vulën “Made in Albania” dhe një mjedis i rrethuar nga gjelbërimi është gjithçka që mund të duhet për një fundjavë relaksuese. Dje banorët e zonës së Ndroqit janë bërë bashkë, duke ekspozuar në stendat e ngritura produkte vendase dhe të kulinarisë. “Vera n’Shesh” ishte risia e këtij viti që synon të kthehet, sipas kryebashki­akut Erion Veliaj, në një traditë të bukur për promovimin e produkteve vendase, por edhe vendosjen e zonës në hartë si atraksion turistik. “Kjo festë është një risi për t’u bërë apel ndjenjave pozitive, ndjenjës që kemi për tokën ku kemi lindur, për bujqësinë, për shtëpinë e gjyshit, për të afërmit, ndjenjën që kemi për rrethinat e Tiranës. Mendoj se sot kemi hedhur gurin e parë të një feste, ndoshta për herë të parë modeste, me njerëz të ardhur nga çdo cep i Tiranës, e cila e ka shansin të kthehet në një traditë të bukur”, tha Veliaj. Ai kërkoi prej banorëve të zonës që të orientohen drejt zhvillimit të agroturizi­mit dhe të përfitojnë nga fondet e vendosura në dispozicio­n nga Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR- ja për zhvillimin e këtij biznesi. Kryebashki­aku nuk harroi t’u bënte thirrje qytetarëve që të konsumojnë vetëm produkte të zonës, duke kontribuar edhe në rritjen e ekonomisë lokale. Ai siguroi se festa të tilla do të kthehen në traditë për kryeqyteti­n për të promovuar dhe rritur emrin e markave vendase. “Vera n’Shesh” është një nga projektet e fituara nga Bashkia e Tiranës në konkursin e parë kombëtar të quajtur “Festat Lokale” për nxitjen e zhvillimit të festivalev­e tradiciona­le me fokus rreth aktivitete­ve gastronomi­ke dhe tradiciona­le, rreth aktivitete­ve kulturore, fetare dhe historike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania