Panorama (Albania)

Skandali CEZ – DIA, Ismailaj kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

-

TIRANE – Pesë muaj pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 11 vjet heqje lirie për ish- administra­torin e kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, ky i fundit nuk heq dorë nga kërkesa e tij për pafajësi. Së fundmi, Ismailaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë. Kërkesa e tij është depozituar më 12 korrik, por ende nuk është vendosur data se kur do të mblidhet Kolegji Penal për shqyrtimin e saj. Relator i kësaj kërkesë është përzgjedhu­r gjyqtari Edmond Islamaj, i cili kaloi me sukses procesin e vetingut. Aktualisht, Gjykata e Lartë ndodhet në pamundësi të formimit të trupës gjykuese dhe kërkesa e Ismailajt do të mbetet në pritje si mijëra kërkesa të tjera deri në plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Më 8 maj të këtij viti, Gjykata Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ- DIA. Avokati mbrojtës i Ismailajt ankimoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë i marrë në tetor të vitit të kaluar. Ai u dënua për dy akuza, “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” në mbledhjen e borxheve të prapambetu­ra të rrjetit të shpërndarj­es CEZ. Ismailaj u akuzua nga Prokuroria se është paguar nga kompania CEZ, plot 6.5 milionë dollarë, për një shërbim të cilin ajo nuk e kishte kryer. Sipas hetimeve, DIA nuk kishte kryer asnjë punë për mbledhjen e parave, por borxhet ishin mbledhur nga vetë administra­ta e CEZ. Ndërsa nga ana tjetër, paratë e parashikua­ra në kontratë, i janë kaluar DIA- s nga kompania CEZ për një punë të pakryer. Më 25 tetor të vitit të kaluar, kur vetë Ismailaj kërkoi që të rihapej hetimi, me pretendimi­n se dispononte 100 prova të reja, Gjykata e Tiranës e dënoi me 11 vjet burg, në një kohë që Prokuroria kishte kërkuar 15 vite heqje lirie. Nga ana tjetër, togat e zeza vendosën edhe sekuestrim­in e një shume të madhe që llogaritet në miliona dollarë. Vendimi u dha pas një seance maratonë, që zgjati një vit e gjysmë. Ndërkohë janë sekuestrua­r dhe kanë kaluar në llogari të shtetit, 4 llogari. Përkatësis­ht, 3 milionë dollarë, 451 mijë euro, 939 mijë dollarë dhe 12 milionë lekë të rinj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania