Panorama (Albania)

Shkrumbohe­t natën Benzi në Vlorë, dyshim për kërcënim

Pronari 28- vjeçar: S’kam konflikte, e bleva para dy javësh

-

Shkrumbohe­t gjatë natës makina e një të riu në Vlorë. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 03: 45, në lagjen “28 Nentori”, ndërsa shkaku mbetet ende mister.

Sipas Policisë, makina e djegur është një “Benz Mercedez” me targë AA 007 ER, në pronësi të 28- vjeçarit me inicialet R. B. Ky i fundit mësohet se e kishte blerë mjetin me timon anglez vetëm rreth dy javë më parë. Ai e parkonte para pallatit ku banonte, por gjatë natës dyshohet se persona ende të paidentifi­kuar i kanë vënë flakën duke e djegur plotësisht. Pronari i mjetit kishte në administri­m së bashku me familjen e tij edhe një subjekt tregtar, për shitje rrobash, pikërisht në lagjen ku ndodhi ngjarja. Fillimisht u dyshua për shkëndijë elektrike, por më pas janë konstatuar gjurmë të lëndës djegëse, çka e ka orientuar hetimin drejt një ngjarjeje të qëllimshme. Ndërkaq, është marrë në pyetje i dëmtuari, i cili ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë. “Automjetin e kam blerë rreth dy javë më parë në Tiranë. Kam lëvizur normalisht gjatë gjithë kësaj kohe në Vlorë dhe nuk kam parë ndonjë gjë të dyshimtë apo të kem pasur konflikte me persona të tjerë”, mësohet të ketë deponuar 28- vjeçari në Polici. Blutë bënë të ditur se janë duke hetuar në disa pista. Sipas burimeve, nuk përjashtoh­et dyshimi se ngjarja ka lidhje me konkurrenc­ën për dyqanin e tij. Gjithashtu, dyshohet për ndonjë konflikt, të cilin ai po e fsheh dhe se autorët i kanë dërguar sinjal kërcënimi nëpërmjet djegies së automjetit. Djegiet e makinave në Vlorë janë kthyer tashmë në fenomen shqetësues. Vetëm në këtë vit janë shkrumbuar 13 automjete, kryesisht me lëndë djegëse apo edhe me shpërthim tritoli.

 ??  ?? MAKINA E SHKRUMBUAR NE VLORE
MAKINA E SHKRUMBUAR NE VLORE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania