Panorama (Albania)

Babai: Djalin ma nxorën nga shtëpia me një telefonatë

- VLORE

VLORE- Babai i Albano Xhaferrit, Lutfi Xhaferri, pret dita- ditës ndonjë lajm për fatin e të birit. Ai ka më shumë se dy muaj që nuk ka asnjë informacio­n, ndaj u bën apel Policisë dhe Prokuroris­ë të hetojnë intensivis­ht ngjarjen. Dy ditë më parë, në një intervistë për “Panorama”, ai theksoi se të birin e kishte nxjerrë nga shtëpia një telefonatë dhe që prej atij momenti nuk kishte më dijeni se çfarë ka ndodhur me të. “Gjithçka ka ndodhur në datë 18 qershor. Djali kishte lënë fëmijën e tij këtu tek unë, pasi ai jeton në një tjetër banesë me familjen e tij, gruan e dy fëmijët. Atë ditë erdhi që të merrte fëmijën dhe u largua për në shtëpinë e tij. Më pas mësuam se dikush e kishte kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe Albano kishte dalë për t’u takuar me këtë person, që e priste poshtë banesës së tij. Ata janë larguar së bashku. Prej asaj dite, ne nuk kemi më asnjë kontakt me të”, shprehet babai i 34- vjeçarit. Ai theksoi si i biri nuk jetonte këtu, por kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Belgjika. “Kur e pyeta pse kishte ardhur, më tha se e kishte marrë malli për fëmijët e tij që i kishte këtu. E pyeta nëse kishte ndonjë problem dhe më tha ‘ jo, nuk kam asnjë problem tjetër, thjesht erdha se më kishte marrë malli për fëmijët’. Unë nuk jam në dijeni se ai mund të kishte diçka në Belgjikë ku jetonte prej kohësh. Nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë tjetër çfarë mund të kishte andej”, shprehet më tej Lutfi Xhaferri. Sipas tij, pas zhdukjes së të birit, ai kishte mësuar në Polici se Albano ka ardhur me një djalë tjetër nga Belgjika. “Nga sa kam mësuar, edhe ky djali është zhdukur rreth 20 ditë apo një muaj më vonë së Albano. Erdhi edhe i ati i tij në familje dhe më pyeti. Por nuk dija ndonjë gjë dhe nuk e njihja djalin e tij apo dhe vetë babain e tij”, thekson më tej ai. Sipas tij, denoncimin e bëri në Policinë e Vlorës gruaja e Albanos dhe djali tjetër i tij, rreth tetë ditë më vonë nga largimi. Më pas janë interesuar në Polici, por edhe në Prokurori dhe kanë marrë si përgjigje vetëm faktin se çështja është në hetim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania