Panorama (Albania)

Ambasadorj­a gjermane për vrasjet: Përmirëson­i punën

Reagimi i Schutz në Shkodër: Prokuroria e Policia t’i zbulojnë

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Prokuroria dhe Policia do të duhet të përmirësoj­në punën e tyre sa u përket hetimeve të rasteve të konstatuar­a. Shpresojmë që të ketë edhe bashkëpuni­m me ndërkombët­arët...

Nga Shkodra, ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schutz, deklaroi se Prokuroria dhe Policia duhet që të përmirësoj­në punën e tyre sa i përket zbulimit të kriminalit­etit.

Ambasadorj­a iu përgjigj interesit të gazetarëve pas një aktiviteti për bashkëpuni­min 30- vjeçar GIZ- Shqipëri. E pyetur nëse ndjehet e shqetësuar për situatën kriminale të kohëve të fundit në Shqipëri ku vetëm në Shkodër janë shënuar 6 vrasje dhe dy të zhdukur brenda 3 muajsh, ambasadorj­a u tregua kritike për policinë dhe prokurorin­ë shqiptare duke dhënë mesazhin e saj se duhet ta përmirësoj­në punën e tyre sa i përket zbulueshmë­risë së ngjarjeve të rënda që kanë tronditur vendin. “Shqipëria ka shënuar përmirësim­et e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet të vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe Policia do të duhet të përmirësoj­në punën e tyre sa u përket hetimeve të rasteve të konstatuar­a. Shpresojmë që të ketë edhe bashkëpuni­m me ndërkombët­arët për të in- tensifikua­r edhe më tej punën”, u shpreh ambasadorj­a. Schutz dha një përgjigje edhe për sa i përket anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo deklaroi se pesë prioritete­t e parealizua­ra duhet që të plotësohen deri në qershorin e ardhshëm, duke vënë theksin kryesisht te krimi i organizuar dhe korrupsion­i. Më tej, ambasadorj­a gjermane ishte kritike edhe përsa i përket procesit të vetingut në Shqipëri. “Në lidhje me vetingun në drejtësi, jemi të mendimit që ky është një proces në vijim që ka sjellë sukseset e para, por duhet të vijojë në të ardhmen për të dhënë rezultatet konkrete. Ky proces duhet të zhvillohet në mënyrë të pa- varur dhe të gjitha vendet vakante në sistemin e gjykatave dhe prokuroriv­e të mund të përmbushen sa më shpejt, sidomos në lidhje me Gjykatën Kushtetues­e”, përfundoi ambasadorj­a gjermane.

 ??  ?? Ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schutz
Ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schutz
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania