Panorama (Albania)

Përplaset makina e emigrantëv­e në Berat, plagosen pesë persona

-

BERAT- SHKODER- Pesë persona mbetën të plagosur pas një aksidenti të rëndë që ndodhi dje në Berat. Njëri prej tyre, gjendja e të cilit ishte e rëndë, u nis me urgjencë për një trajtim më të specializu­ar në Tiranë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, tek ish SMT- ja, kur një mjet tip “Huyndai” me targa greke, me drejtues shtetasin me iniciale J. P., 37 vjeç, është përplasur me një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. T., 53 vjeç. Për pasojë u dëmtuan shtetasi J. P., dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët u transportu­an në Spitalin Rajonal Berat. Më pas, drejtuesi i mjetit tip “Huyndai”, J. P., u transportu­a në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje më të rëndë shëndetëso­re. Policia konfirmoi se të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Paraprakis­ht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e dy mjeteve. Ato janë përplasur me njëratjetr­ën dhe drejtuesit e kanë pasur të pamundur të frenojnë për të evituar ngjarjen. Në vend mbërriti Policia dhe autoambula­nca, që mori të plagosurit për t’i dërguar drejt Spitalit të Beratit. Por, për shkak të plagëve të rënda, bluzat e bardha vendosën që njërin prej tyre ta transporto­nin me urgjencë drejt Tiranës. Po dje, një tjetër aksident me pasojë plagosjen e një personi ndodhi në Shkodër. Sipas të dhënave, një mjet i Policisë dhe një motoçiklet­ë u përfshinë në aksident, çka shkaktoi plagosjen e këtij të fundit. “Më datë 09.09.2018, ora 08: 00, jemi njoftuar se në vendin e quajtur ‘ Shtëpitë e malësorëve’, fshati Oblikë, Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku është përplasur një motor pa targa, i drejtuar nga shtetasi H. B. 69 vjeç, banues në lagjen ‘ Lir- ia’, Shkodër, me mjetin tip furgon i Policisë Kufitare Shkodër, me targë SH 0238 E, me drejtues punonjësin e Policisë F. K. 49 vjeç, banues ne Shirokë, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçiklet­ës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarj­e po kryhen veprimet grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë Rrethit Gjyqësor Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaroi nëpërmjet një njoftimi për shtyp Policia e Shkodrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania