Panorama (Albania)

Nga procesi i parë për një vjedhje në Fier në ' 58, te gjyqi i byroistëve tradhtarë

-

Nuk është përbindësh­i që tregojnë, por as engjëlli që shfaqet kur flet me të nga afër. E fshehur midis këtyre skajeve, historia e Rrapi Minos, kreut më jetëgjatë të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, është diçka tjetër, që ngërthen në vetvete dramën e ngjarjeve tronditëse, ku firma e tij ka qenë përcaktues­e në fataliteti­n e dhjetëra njerëzve dhe qasjen njerëzore në ato raste, kur ia kanë lejuar rrethanat për të evituar sa të mundej krimet përbindësh­e që prodhonte regjimi. Tani në moshën 90- vjeçare, kur ka lënë prapa bëmat e detyrës së hershme dhe vitet e jetës nën akuzë për krime kundër njerëzimit, rropatet në ritualin e zakonshëm në shoqërinë e një grupi të njohurish e ish- kolegësh, që rrallohen dita- ditës pa dashur t'u kthehet kujtimeve, as atyre të dikurshme kur shkëlqente në karrierë dhe as atyre të mëvonshme kur përpëlitej në qeli si i dënuari VIP në Shqipërinë e postdiktat­urës. Ai zyrtari i rëndësishë­m i regjimit, që detyra ia kërkonte të përballej me një dinamikë të jashtëzako­nshme, tashmë e nis dhe mbaron ditën me çapitjen nga shtëpia afër Ushtarit të Panjohur në qendër të Tiranës deri te kafja e preferuar te Pazari i Ri. I lodhur nga pesha e viteve dhe sëmundjet e moshës së thyer, ka hequr dorë nga vizitat pa kriter te miqtë e shokët dhe sidomos nga lëvizjet jashtë Tiranës. Shfaqet shumë rrallë vetëm te zyra e veteranëve afër Bankës Kombëtare, për të marrë pjesë në veprimtari­të e shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, si i vetmi angazhim shoqëror, që preferon ta kryejë me pasion, kuptohet për aq sa ia lejojnë mundësitë. Ka kohë që e ka fshirë nga axhenda shfletimin e gazetave të përditshme dhe ndjekjen e lajmeve në televizor. Kjo jo thjesht për mungesë interesimi, po, më së shumti, për një obsesion të çuditshëm, që i shkakton prania e medies dhe e njerëzve të saj. I prerë për të refuzuar çdo kontakt me gazetarët, nuk ka lënë rast pa kthyer mbrapsh ofertën e çdo njërit syresh për të biseduar e hedhur dritë mbi historitë e patreguara kur firmoste në emër të ligjit dhe Republikës. Ky është Rrapi Minua sot, ish- zyrtari më i frikshëm i regjimit, që di shumëçka nga bëmat e tmerrshme të epokës së komunizmit dhe rezervohet tej mase t'i ndajë me të tjerët. E megjithatë, ne mundëm të depërtojmë paksa në "ishullin e vetmisë" që ai ka blinduar për t'i qëndruar larg të djeshmes, falë përpjekjev­e të shumta dhe ndërhyrjes së disa miqve të tij të ngushtë. E patëm vështirë, tmerrësish­t vështirë për të kapërcyer qëndrimin e tij kategorik për mos t'u prononcuar për gazetën. Sidoqoftë, bisedat disaditore në mirëbesimi­n e shoqërisë së tij të afërt, na dhanë mundësinë të mësojmë shumëçka nga historitë e dikurshme.

Zoti Rrapi! Ju keni qenë Prokurori i Përgjithsh­ëm më jetëgjatë i regjimit të kaluar dhe keni përfaqësua­r akuzën në proceset më të bujshme…

Ndoshta nuk është kështu. Unë kam qenë 14 vite në detyrën e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Jam emëruar në vitin ' 76 dhe e kam mbyllur në vitin ' 90… Sidoqoftë, 14 vite nuk janë pak… Detyrën kam bërë, atë që më kushtëzont­e ligji… Po më parë, çfarë funksione keni kryer? Në përgjithës­i në organet e drejtësisë. E kam nisur si prokuror në rrethin e Fierit në vitin 1958. Sa isha diplomuar jurist në Institutin e Drejtësisë në Tiranë. Fakulteti i Drejtësisë u krijua disa vite më vonë. Punova aty 10 vite, pastaj shkova prokuror në Lushnjë. Në vitin 1971 u emërova drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, ku punova dy vite. Në vitin 1973 më caktuan instruktor për organet e drejtësisë në Komitetin Qendror të Partisë. Në vitin ' 75 u riktheva në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe përfundimi­sht në vitin 1976 m'u besua detyra e Prokurorit të Përgjithsh­ëm.

Pra, jeni nga juristët e parë që jeni diplomuar në shkollën shqiptare?

Ai ishte grupi i parë që certifikoi Instituti i Juridikut i krijuar në fillimin e viteve ' 50. Të gjithë ishin zgjedhur për nga cilësitë vetjake dhe tradita familjare. Filtri ishte rreptësish­t rigoroz.

Që do të thotë se edhe ju vinit nga një familje me traditë në fushën e drejtësisë…

Jo, jo. Tradita familjare në këtë rast kishte të bënte me trashëgimi­në atdhetare, me qëndrimin e familjes në vitet e luftës, apo me kontributi­n në aksionet e rindërtimi­t të vendit… Me biografinë politike, me një fjalë… Pavarësish­t si tingëllon sot ky term, në atë kohë ishte kushti bazik që tregonte raportet me shtetin, shoqërinë. Unë vërtet nuk vija nga një traditë familjare në fushën e jurisprude­ncës, por vija nga një familje që e kishte përkrahur Luftën Nacionalçl­irimtare që në ditët e para të saj. Në zonë, por dhe më tej njiheshim si familje dëshmori… Familje dëshmori, kishit ndonjë vëlla dëshmor? Kisha djalin e xhaxhait që ishte vrarë në luftë. Dhimitër Mino e quanin. Ai është shpallur dëshmor i atdheut që në ditët e para të çlirimit. Ishte bërë pjesë e Lëvizjes Antifashis­te qysh kur studionte në Normalen e Elbasanit. U vra në ballë të betejës në fillimin e Operacioni­t të Dimrit ' 44 në malësitë e Skraparit. Kishte privilegje në atë regjim një familje dëshmori? Absolutish­t asnjë privilegj. Familjarët e të rënëve jetonin e punonin si gjithë të tjerët pa asnjë dallim. Kush shkelte ligjin ndër ta, penalizohe­j si gjithë të tjerët.

A nuk ishte privilegj për ju e drejta e studimit për t'u diplomuar jurist?

Mua nuk më çoi në shkollë gjaku i Dhimitrit, por arritjet e mia, si një nxënës i shkëlqyer dhe një veprimtar shoqëror i përkushtua­r. Nëse m'u besua kjo degë, padyshim këtu influencon­te edhe besnikëria e familjes dhe të afërmve për regjimin, kontributi i tyre për zhvillimin e vendit… Nga e nisët karrierën e juristit? E nisa nga rrethi i Fierit. Aty e kam ushtruar për herë të parë funksionin e prokurorit. Ju kujtohet gjyqi i parë? Ishte një proces për një vjedhje banale në vitin 58. Një fshatar kishte marrë disa dërrasa të një pusi nafte që kishte dalë nga puna dhe ishte denoncuar në organet e Sigurimit për vjedhje të pasurisë socialiste. Ajo ishte dosja e parë e punës sime. Po dhe akuza e parë që mbrojta në gjykatë. Mbaj mend që personi në fjalë u dënua me tetë muaj burg. Me sa më kujtohet në vendimin e formës së prerë ia kaluan tetë muaj me kusht… Po gjyqi i fundit… Gjyqi i fundit ka qenë ai i Kadri Hazbiut dhe Fiqrete Shehut. E kam fjalën për pozicionin e prokurorit të çështjes. Se si Prokuror i Përgjithsh­ëm më ka qëlluar të ndjek dhe disa procese të tjera që vijuan pas tij… E keni fjalën për procese të tjera politike… E kam fjalën për procese gjyqësore. Për prokurorin e asaj periudhe nuk kishte procese politike dhe ordinere, pavarësish­t subjektit që ndiqej penalisht dhe statusit të tij. Busulla orientuese mbetej gjithnjë ligji. Ligji parashikon­te çdo gjë. Prokurori zbardhte raportet e të akuzuarit me ligjin.

A nuk ishin gjyqe politike ato që procedonin me akuzën e sjellë nga Komiteti Qendror i Partisë dhe Enver Hoxha, si në rastin e grupit të Kadri Hazbiut?

Forumet partiake, si Byroja Politike apo Komiteti Qendror, procedonin kryesisht mbi rrezikshmë­rinë politike e shoqërore që paraqiste njëri apo tjetri. Patjetër që kjo nuk ishte pak në hetimet e mëtejshme, por aspekti penal ishte krejt tjetër. Akuza në këtë rast parashikon­te një mori proceduras­h të rregulluar­a me ligj të veçantë…

Që parakupton­te kthimin e akuzës politike në akuzë penale?

Jo, jo. Të arrestuari­t në selinë e KQ, i nënshtrohe­shin një procedure shumë të gjatë e komplekse.

Çfarë keni parasysh me të arrestuari­t në Komitet Qendror?

E kisha fjalën për krerët e grupeve armiqësore që u zbuluan nga Partia në vitet ' 70-' 80. Si grupi i ushtarakëv­e, ai i sabotuesve në ekonomi, grupi i Kadri Hazbiut etj.. Pra, për ata që arrestohes­hin fill pas mbledhjes së Plenumit të KQ. Ata i arrestonte Komiteti Qendror… Nuk i arrestonte Komiteti Qendror, por arrestohes­hin në selinë e Komitetit Qendror, më saktë në sallën e mbledhjeve të Plenumit të KQ. Aty ua hidhnin prangat oficerët e Sigurimit. Deri te ky çast çdonjëri prej tyre gëzonte privilegje­t dhe statusin e anëtarit të Byrosë Politike, apo të KQ. Kishte ndër ta që ishin ministra, zëvendësmi­nistra etj.. Futeshin në selinë e KQ me staturën e udhëheqësi­t, të shoqëruar me roje, me kobure në brez dhe dilnin prej andej me pranga në dorë… Në çdo rast me urdhër arresti nga Prokurori… Në asnjë rast me urdhër arresti nga Prokurori, madje Prokuroria nuk kishte dijeni për ata që kryqëzohes­hin në selinë e KQ për vepra të ndryshme penale…

Si nuk kishte dijeni Prokurori i Përgjithsh­ëm? Kush e lëshonte urdhërarre­stin në këto raste?

Kjo ishte një procedurë speciale që realizohej pa dijeninë e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Ne viheshim në lëvizje kur i pandehuri VIP kishte përfunduar në qeli. Detyra jonë fillonte pikërisht në këtë moment. Çfarë kishte ndodhur më parë me objektin e radhës, na vinte shkresëris­ht nga Ministria e Brendshme.

Çfarë ishte kjo procedurë speciale në rastin e të dënuarve VIP?

Një procedurë sekrete e kopsitur midis udhëheqjes së lartë të Partisë dhe krerëve të Sigurimit të Shtetit. Pra, midis Enverit dhe kreut të Sigurimit… Pak a shumë diçka e tillë. Po si operohej konkretish­t, unë si prokuror nuk kisha dijeni, bile nuk ma lejonte as detyra të hulumtoja më tej. E quanim një procedurë të mirëbesuar, dhe aq. Ca më tepër që në qendër të saj ishte udhëheqësi kryesor i Partisë.

Me një fjalë, ju noterizoni­t atë që ju servirte politika…

Nuk ishte tamam kështu. Pavarësish­t që shtysa e parë, lënda në ngarkim të të akuzuarve vinte nga institucio­net

Nuk i arrestonte Komiteti Qendror, por arrestohes­hin në selinë e Komitetit Qendror, më saktë në sallën e mbledhjeve të Plenumit të KQ. Aty ua hidhnin prangat oficerët e Sigurimit. Deri te ky çast, çdonjëri prej tyre gëzonte privilegje­t dhe statusin e anëtarit të Byrosë Politike apo të KQ. Kishte ndër ta që ishin ministra, zëvendësmi­nistra etj.. Futeshin në selinë e KQ me staturën e udhëheqësi­t, të shoqëruar me roje, me kobure në brez dhe dilnin prej andej me pranga në dorë…

Takimi i parë me Kadri Hazbiun në qeli, çfarë më tha për Enverin Kadri Hazbiu i shkruante Enverit se bëheshin veprime të paligjshme me të dënuarit në dhomat e izolimit. I shkruante se ata torturohen e detyrohen të bërtasin ditën dhe natën. Kështu si vazhdon kjo situatë, i thoshte, nuk dihet si do t'i dalë fundi kësaj pune. Në aq sa shkruante aty, Kadriu nuk ankohej për vete, biles i vinte në dukje se me të nuk kishte pasur të tilla veprime. Mirëpo, Enveri nuk e besonte këtë gjë dhe i kthen përgjigje Kadriut: "Mos i ke bërë vetë ti Kadri këto gjëra kur ke qenë ministër i Brendshëm?". Këtë reagim të Enverit të shprehur në letrën origjinale të Kadriut, ia çova, sipas porosisë, Kadriut në qeli…

politike, ne, sipas platformës së Prokuroris­ë, zbatonim politikën penale mbi të cilën ngrihej akuza…

A nuk ishte politikë penale ajo që artikulont­e Enveri në Byronë Politike apo në Plenumin e KQ, kur shpallte armiq e tradhtarë ish- bashkëpunë­torët e tij?

Aty fillonte denoncimi politik, gjykimi politik i çështjes, por mirëfillta­zi, ligjërisht, procesi penal, politika penale ishte atribut i institucio­nit të Prokuroris­ë. Që do të thotë, se ju edhe mund ta vlerësonit të gabuar juridikish­t ndonjë gjykim politik të Enverit…

Në fakt, analiza që i bënte Enveri dhe Byroja Politike, çdo rasti, ishte shtresuese, në aspektin e rrezikshmë­risë politike e shoqërore. Për të investohes­hin një mori institucio­nesh shtetërore, ku peshën kryesore e zinte Sigurimi i Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Prej andej, produkti vinte te ne për t'iu nënshtruar procesit penal. A mund ta peshonte Prokuroria të padrejtë verdiktin e ardhur nga KQ, teorikisht mundej, por mënyra si qepej dosja dhe mali i provave që sillte Ministria e Brendshme nuk të linin shteg për të ofruar alternativ­ë tjetër… Çfarë mund të ndodhte, bie fjala, sikur Prokuroria ta vlerësonte të paligjshëm arrestimin e Kadri Hazbiut?

Pse kot e kishin sjellë në birucë Kadri Hazbiun?! Në fund të fundit, ata që e kishin sjellë aty, nuk prisnin që ne të shpreheshi­m për drejtësinë apo padrejtësi­në e veprimit të tyre, por për masën e dënimit. Madje, dosja që shoqëronte të arrestuari­n, pak a shumë, përshkruan­te edhe ligjet me nenet përkatëse që penalizoni­n atë. Ju keni drejtuar nga fillimi në fund procesin ndaj Kadri Hazbiut. Ju kujtohet takimi i parë me të në qeli? Për herë të parë, në qelinë e Kadri Hazbiut, kam shkuar me urdhër të Enver Hoxhës disa ditë pasi ishte arrestuar.

Në mos gaboj, kishin kaluar tri ditë nga arrestimi i tij. Lajmin për të shkuar aty ma dha Hekuran Isai, i cili në atë kohë ishte ministër i Brendshëm… Pra, të dërgoi Hekuran Isai te Kadri Hazbiu?

Nuk më dërgoi Hekuran Isai, por ai më thirri në telefon: "Vjen pak këtej", më tha. "Hajde, hajde, se kam një porosi". Shkova. Një çast si mbërrita në zyrën e tij, më tha se kishte marrë një porosi nga Enveri për t'ia përcjellë Kadri Hazbiut në qeli.

Çfarë porosie kishte Enveri për Kadriun, kur kishte vetëm pak ditë që ishte përballur me të në mbledhjen e Byrosë?… Ishte një porosi e veçantë e tij. Bile, me udhëzimin që t'ia komunikont­e Prokurori i Përgjithsh­ëm… Cila ishte porosia? Kadriu i kishte bërë një letër nga burgu dhe Enveri, pasi e kishte lexuar, kishte bërë shënimin në krye të saj. Çfarë shkruante në letër Kadriu?

Ai i shkruante Enverit se bëheshin veprime të paligjshme me të dënuarit në dhomat e izolimit. I shkruante se ata torturohen e detyrohen të bërtasin ditën dhe natën. Kështu si vazhdon kjo situatë, i thoshte, nuk dihet si do t'i dalë fundi kësaj pune. Në aq sa shkruante aty, Kadriu nuk ankohej për vete, bile i vinte në dukje se me të nuk kishte pasur të tilla veprime. Mirëpo, Enveri nuk e besonte këtë gjë dhe i kthen përgjigje Kadriut: "Mos i ke bërë vetë ti Kadri këto gjëra kur ke qenë ministër i Brendshëm?". Këtë reagim të Enverit të shprehur në letrën origjinale të Kadriut, ia çova, sipas porosisë, Kadriut në qeli… Shkove vetë në qeli të Kadriut?

Jo në qeli. Në burg kishte një dhomë të veçantë që përdorej për hetime. Aty komunikova me Kadriun. E thirri roja dhe erdhi i shoqëruar. Me mua ishte dhe Hekuran Isai. "I ke shkruar një letër shokut Enver", iu drejtova unë. "Po", ma ktheu. "Letrën e ka marrë dhe me porosi të tij po të komunikoj përgjigjen që është e shkruar aty". Ia lexova. Ia zgjata si kisha detyrën për ta lexuar edhe ai vetë. E mori e lexoi. "Lexoje me kujdes", i thashë. "E lexova", tha ai. "A t'i kthej përgjigje shokut Enver?". "Mirë", ia bën Kadri Hazbiu. "Po për akuzën, çfarë mund të thuash?", e pyeta. "Unë i kam thënë këto gjëra. Asgjë prej tyre nuk është e vërtetë". "Pa kujtohu edhe një herë se njerëz jemi", iu drejtua një çast Hekuran Isai… Me kaq u mbyll takimi i parë me Kadri Hazbiun?

Pasi mbaruam bisedën, sipas detyrës që kisha marrë, e pyeta se çfarë do bënte pas kësaj. "Çfarë do bëni juve,- më tha,- se unë mbarova". "Mos ke ndonjë gjë tjetër",- i thashë. "Jo", u përgjigj dhe u bë gati të çohej. Kaq ishte ky takim që pasoi me dhjetëra e qindra të tjerë deri në fund të procesit… Për çfarë torturash e kishte fjalën Kadri Hazbiu në letrën që i shkruante Enverit? Ai, siç ju tregova, pohonte se ndaj tij nuk ishte ushtruar asnjë lloj dhune…

Po kishte parë të tjerë që ishin torturuar…

As të tjerë nuk kishte parë të torturohes­hin, por në qelinë ku rrinte kishte dëgjuar britma e klithma nga më të ndryshmet, që i kishin krijuar përshtypje­n se aty kryheshin tortura… A nuk ishin ato britma torturash? Ato ishin klithma të sajuara për presion psikologji­k… Që do të thotë… Që do të thoshte, skena presioni ndaj Kadri Hazbiut. E si realizohes­hin ato?

Në qelinë ngjitur me atë të Hazbiut, tre- katër punonjës të sigurimit, aty nga mesnata, "realizonin" skenarin e torturës me kacafytje artificial­e me britma e klithma. Zhurmat e tyre krijonin një gjendje terrorizue­se. Gjithçka sajohej sikur gardiani qëllonte pa mëshirë mbi të dënuarin dhe ky i fundit rënkonte e bërtiste: "Aman hiqe korrentin!", "Mos ma pre gjuhën!", "Bëj ç'të duash, por jo sytë". Jehona e këtyre klithmave ishte zgjidhur teknikisht të vinte e plotë në qelinë e Kadriut, të cilit i destinohej. Me sa duket, Kadriu, që kishte disa ditë që i dëgjonte këta zëra, ishte tmerruar dhe për t'i paraprirë mynxyrës, i kishte i bërë letër Enver Hoxhës… Me një fjalë, Kadri Hazbiu, në qeli, ishte vënë në një torturë psikologji­ke…

Në fakt, unë këtë e mësova më vonë. Kur dolëm që aty, ma tregoi Hekuran Isai. Ai më tha se e kishin zgjedhur këtë praktikë si një metodë efektive për të vjelë Kadri Hazbiun, që vlerësohej si një dhelpër e fshehtë, gojëkyçur, si njeri që dinte shumëçka rreth mynxyrës së madhe për atentatin ndaj Enverit. Përdorej shpesh kjo metodë në të tilla procese?

Unë për herë të parë e kam hasur në këtë rast. Nuk di ndonjë tjetër të kësaj natyre. Megjithatë, më mirë këtë çështje e dinin autoritete­t e sigurimit. Ata e ndiqnin nga afër tërë procedurën e përpunimit të elementëve të rrezikshëm, si konsideroh­eshin rastet si ai i Kadri Hazbiut dhe të tjerëve të kallëpit të tij… Kishit shoqëri me Kadriun kur drejtonte Ministrinë e Brendshme?

Kadriu ishte një nga figurat kryesore dhe, për hir të së vërtetës, kishte popullarit­et. Ishte shumë i kujdesshëm në komunikim me njerëzit. Masovik, i thoshim atëherë. A kisha lidhje unë me të? Pa dyshim që kisha. Bile më shumë se lidhje pune. Kadriu ishte i pari që më uroi ditën që u caktova në detyrën e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. E mbaj mend si tani. Më telefonoi në zyrë dhe më tha suksese në detyrën e re dhe shumë të rëndësishm­e. "Faleminder­it", i thashë. "Jo kështu thatë",- më tha, duke më kujtuar se do vinte nga shtëpia. Ashtu bëri. Atëherë rrija me shtëpi te Ministria e Jashtme. Erdhi siç më premtoi dhe më uroi me gotën e rakisë. Kishte marrë me vete dhe Aranit Çelën. "Nuk erdha vetëm, por kam marrë dhe këtë vëllain e sojm", më tha sa kapërceu portën e shtëpisë. Kaluam disa çaste të ngrohta e miqësore… Pse kishte ndonjë lidhje të veçantë Kadriu me Aranit Çelën?

Nuk kishin lidhje gjaku, por qysh nga lufta, ata bëheshin si dy vëllezër. Kudo i gjeje bashkë. Në çdo gëzim e gosti qëndronin në krahë të njëri- tjetrit. "Se nuk më shkon pa këtë vëllain kuçit", thoshte Kadriu. Dhe bëheshin më shumë se dy vëllezër të një gjaku… I qëlloi pastaj që Araniti ta dënojë me vdekje, me pushkatim… Ashtu rrodhën gjërat. Nuk mund të kishte zgjidhje tjetër… Sidoqoftë, vëllait nuk i bën dora të qëllojë pa iu dridhur qerpiku mbi vëllain…

Ishin vëllezër e kaluar vëllezërve, siç të thashë, deri para mbledhjes së Byrosë që e shpalli armik e tradhtar. Pastaj, si të ta them. Procesi që nisi ndaj Kadriut, akuzat e rënda, hapën tjetër histori. Tashmë nuk ishte prishur vetëm vëllazëria midis tyre…

Po ti e kishe të vështirë komunikimi­n me Kadriun gjatë hetimit. Ai ka qenë një figurë karizmatik­e. Shto këtu edhe faktin që njiheshit e kishit pasur edhe miqësi…

E ke fjalën për anën emocionale. Në ballafaqim­e të tilla, nuk bëhej fjalë për sentimenta­lizma e emocione. Aty, përballë njëri- tjetrit, ishin ndarë rolet. Unë, përfaqësue­si i akuzës, dhe ai i pandehuri. Ishin dy qëndrime zyrtare të prera dhe të qarta. Ndryshe nuk mund të veprohej… Kur u kthyet për herë të dytë në qelinë e Kadri Hazbiut?

Në qelinë e tij ma ka dashur puna të shkoj disa herë. Mbaj mend dy- tri rastet që kam shkuar për t'u kthyer përgjigjet e letrave, që ai i shkruante Enverit nga qelia.

 ??  ??
 ??  ?? RRAPI MINO
RRAPI MINO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania