Panorama (Albania)

Panuçi merr Kaçen: Do t'i japim Skocisë goditjen finale

"Goli që shënova me Italinë, më i bukuri në karrierë, tani dua t'i mund si trajner i Shqipërisë"

-

Shqipëria ka një mision të vështirë sot kundër Skocisë dhe trajneri Panuçi nuk i zë besë faktit që kundërshta­rët vijnë nga një humbje 4- 0 kundër Norvegjisë.

Ai ka thirrur befas Ergys Kaçen për ndeshjen kundër Skocisë. Po, pikërisht atë, për të cilin iu hakërrye gazetarëve që e pyetën se përse nuk e kishte marrë në Kombëtare. Mesfushori i Panathinai­kosit është marrë me urgjencë, pasi Andi Lila ka pësuar probleme fizike. Futbollist­i korçar pritet ta nisë nga stoli, sepse ishte vetë trajneri ai që e zbuloi këtë, por Panuçi ka preferuar të mos zbulojë asgjë tjetër rreth formacioni­t. "Skocia do të jetë e plagosur dhe unë i druhem krenarisë së tyre, por ne nuk do të rrimë të presim që ata të na godasin. Më mirë t'ua japim ne goditjen finale sesa të rrimë në mbrojtje", tha ndër të tjera trajneri i Shqipërisë.

A keni një vendim për formacioni­n që do të luani dhe sa ndryshime do të ketë nga ndeshja me Izraelin?

Natyrisht, edhe për faktin se janë 2 ndeshje brenda dy ditësh, do të ndryshoj diçka. Kam menduar disa ndryshime referuar edhe takimin me Izraelin. Do t'i shikoni nesër ( sot) në fushë.

Pritet të jetë një nga ndryshimet prezenca e Agollit në fushë, duke qenë se ai paraqitet në konferencë?

Agolli është kapiten sepse ka më shumë prezenca në Kombëtare. Është lojtar shumë i rëndësishë­m. Do ta shikoni nesër ( sot), nëse do të luajë apo jo. Ka punuar mirë, është stër- vitur mirë. I përket ndeshjes së nesërme ( sotme) nëse do të luajë.

A do kënaqeshit me barazim?

Natyrisht që nuk zbresim në fushë për një pikë, por zbresim për të fituar. Madje, do të bëjmë gjithçka për fitoren. Ne njohim defektet që kemi dhe gjithashtu pikat e forta. Jemi përballë një kundërshta­ri gjithashtu të rrezikshëm dhe mbi të gjitha do të luajmë në një ambient të vështirë. Por, nuk vijmë në asnjë moment për të marrë një pikë.

Cilat janë pritshmëri­të tuaja për ndeshjen?

Natyrisht do të provojmë të fitojmë. Me kualitetet që kemi, do të provojmë të fitojmë. Me gjithë respektin që kemi për Skocinë është e drejta jonë të provojmë të fitojmë. Më pas do të flasim pas ndeshjes.

Keni qenë edhe më parë në Skoci madje dhe keni shënuar, ndërsa tani vini përsëri…

Ka qenë një nga momentet më të mira në karrierën time goli i shënuar ndaj Skocisë. Por, tani është një situatë tjetër. Tani vij si trajner i Shqipërisë. Skocia ka qenë ndryshe në atë kohë, por unë e di se nuk do të jetë aspak e thjeshtë të luash me një Skoci që vjen pas një humbje 4- 0. Jam i bindur se duhet respektuar krenaria e skuadrës kundërshta­re.

I frikësohem shumë krenarisë së lojtarëve skocezë. E ritheksoj se është një ndeshje e vështirë dhe duhet luajtur me shumë kurajë. Le të themi se do i japim goditjen e fundit një skuadre të plagosur.

Ku ndryshon loja e Skocisë nga Izraeli, në të cilin Shqipëria duhet të përshtatet?

Duam të jemi kompetitiv­ë, por nuk duhet të përsërisim gabimet e pjesës së parë ndaj Izraelit. Janë 2 modele të ndryshme loje. Shpresoj që ideja ime të shkojë mirë. Skocia luan me topa të gjatë. Do të ndryshoj diçka, kam idenë time. Do të luajmë 2 ndeshje në pak ditë, është e vështirë. Në qoftë se do të përsërisim gabimet teknike, atëherë do ta paguajmë shtrenjtë. Shpresoj të jemi të vëmendshëm, në qoftë se do të kalojmë në disavantaz­h do të jetë shumë e vështirë.

A mendon se qendërmbro­jtësit Veseli- Gjimshiti do të jenë më mirë në këtë ndeshje?

Veseli dhe Gjimshiti bënë

Kapiteni Ansi Agolli ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp së bashku me trajnerin Panuçi, ku foli për sfidën e nesërme ndaj Skocisë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Mbrojtësi tregoi se dëshira e tij dhe e çdo lojtari është të luajë titullar, por gjithsesi e rëndësishm­e është që skuadra të marrë rezultat pozitiv. 35- vjeçari nuk ngurroi të kompliment­onte edhe debutimin e Binakut dhe Gavazajt me fanellën e Kombëtares.

Ju vjen keq që dilni në konferencë­n për shtyp si kapiten, por nuk jeni në fushë?

Nuk më vjen keq që jam në konferencë. Çdo kapiten e ka për detyrë të vij këtu. Trajneri e tha mjaft saktë, nuk kam çfarë përsëris. Normale që çdo lojtar vjen në ekipin kombëtar për të luajtur. Zgjidhjet i bën trajneri. Rëndësi ka që skuadra të ecë përpara dhe nesër të marrë rezultat pozitiv.

Keni luajtur kundër Sëlltikut me Karabakun, çfarë u keni transmetua­r shokëve të skuadrës në lidhje me atmosferën?

Shokët e skuadrës e kanë parasysh çfarë atmosfere do jetë nesër në stadium. Do jetë mjaft e mirë për çdo futbollist që do të luajë nesër në stadium. Duhet ta shfrytëzoj­më pozitivish­t në lojë dhe të japim më të mirën. Formacioni nuk bëhet i ditur, a do të jeni në fushë? Kam bërë maksimumin tim. Besoj jam në një formë të mirë. Nuk e di, trajneri e tha që akoma nuk është zgjedhur formacioni, le të presim. Shpresoj të jem. Çfarë mendimi keni për Binakun? Mendoj që ka bërë paraqitje mjaft të mirë. Më bëri përshtypje adaptimi me grupin në një kohë mjaft të shkurtër. Kjo është diçka pozitive. Po kështu edhe Gavazaj, sepse edhe ai e kishte ndeshjen e parë. E kaluan këtë provë. Fjalët janë mjaft pozitive. një ndeshje të mirë. Jam i qetë për ta, më kanë bindur. Kanë bërë disa gabime teknike që edhe ndodhin në futboll... Nuk kemi të bëjmë me gabime themeltare. Jam i kënaqur me ta. E mbyll gjithçka me gabimin teknik që ndodhi ndaj Izraelit.

A është më e thjeshtë për t'u mbrojtur, duke ditur që Skocia është e fortë në lojën në ajër?

Duhet të mbrohemi kur ta lypë nevoja. Skocia sulmon dhe kundërsulm­on shpejt. Për sa i përket mbrojtjes duhet të jemi shumë të përqendrua­r dhe nuk duhet t'i lëmë hapësira kundërshta­rit.

Çfarë ju bëri të ndryshoni mendim kaq shpejt për Kaçen?

Natyrisht, kam qenë i detyruar ta zëvendësoj, pasi është dëmtuar Lila. Ndër mesfushorë­t që janë në qarkullim i studiova të gjithë dhe kam thirrur Kaçen, i cili do ta nisë nga pankina. Ka pasur dhe ai dëmtime, por është lojtar me personalit­et dhe do shikojmë në pjesën e dytë nëse do i japim kohën e duhur.

A nuk do të ishte më serioze që thirrja e Kaçes të bëhej publike, sepse u mor vesh nga "Instagram"- i i Kaçes…

Nuk është problemi im, duhet të pyesni zyrën e shtypit që është përgjegjës­e për këtë punë. Drejtojuni këtij ( Gerti Çarçanit) që është në zyrën e shtypit! Nëse është kështu si thoni ju, atëherë keni të drejtë.

Kë shikoni favorit në grup?

Është një grup i ekuilibrua­r. Janë të tria favorite sepse i përkasin të njëjtit nivel. Nëse do të mendojmë që jemi ne favoritë, do të ishte gabim i madh. Do të punojmë për të arritur vendin e parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania