Panorama (Albania)

Franca përgjumet, Zhiru dënon Holandën

-

Në ndeshjen në të cilën Franca përqafoi sërish kampionët e botës, trajneri Didier Deshamp hodhi në fushën e lojës edhe një herë tjetër heronjtë e Moskës, të gjithë përveç portierit Loris të dëmtuar dhe dy muaj pasi kaluan Kroacinë në finale, i dhanë një goditje edhe Holandës, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Në "Saint- Denis" ishte një festë totale, edhe pse drithërima­t nuk munguan. Pas golit të shpejtë të Mbapesë, Franca gaboi duke menduar se ndeshja ishte e mbyllur, por pavarësish­t reagimit të "tulipanëve" me Babelin, kampionët e botës konfirmuan edhe një herë forcën e tyre, duke gjetur fitoren me një gol të të shumakuzua­rit Zhiru, i cili rrëmbeu skenën, me një kthesë spektakola­re fluturimth­i, e cila gjunjëzon 2- 1 Holandën dhe dërgon në 4 pikë "gjelat".

Ndeshja - Në pjesën e parë u duk e njëjta Francë që fitoi duke merituar Botërorin, me Deshampin që hedh në fushë një formacion 4- 4- 2 të maskuar në një 4- 2- 3- 1, duke parë pozicionet e Kantesë dhe Matuidit disi larg njëri- tjetrit në fazën sulmuese, por të hekurt ku i kërkohet të mbrojnë. Dhe ashtu si në aventurën ruse, kundërsulm­i i bluve është vrastar, me Mbapenë që pasi fillimisht kishte parë Sillesenin që t'i ndalte me trup një gol të sigurt, në të 14- ën dërgon lehtësisht në rrjetë një pasim të Matuidit. "Tulipanët" ndëshkohen shpejt, por mbeten në pritje, madje duke shfrytëzua­r edhe përgjumjen e fillimit të pjesës së dytë të francezëve, duke barazuar me Babelin, që mbyll në mënyrën perfekte një aksion në shpejtësi të portokalli­njve. Por edhe pse Franca çaloi për disa minuta, diti që të kompaktohe­t sërish dhe pasi mori kontrollin e lojës i mjaftuan vetëm shtatë minuta pas golit të barazimit ( 74') me kthesën fantastike të Zhiru, që meriton duartrokit­jet e të gjithë stadiumit. Në fund, Holanda duhet të dorëzohet, por për "tulipanët" sinjalet që vijnë janë më se pozitive, duke menduar që vetëm një vit më parë, në Paris shkatërroh­eshin 4- 0 dhe u jepnin fund shpresave për të shkuar në Botëror. Trajneri Kuman po vlerëson në maksimum cilësitë e talenteve si Frenki De Jong, mesfushori­t 21- vjeçar të Ajaksit dhe pse jo, më 13 tetor, do të tentojë që të frikësojë edhe Gjermani, pasi e bëri mbrëmë këtë me Francën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania