Panorama (Albania)

Tabela me pagat para ‘ 94, sa ndryshojnë pensionet

Formula për llogaritje­n e pensioneve për vitin 2018. Sa indeksohen rrogat ndër vite dhe tabelat e plota për çdo profesion. Koeficient­ët e ISSH

-

Kush del sot në pension, minimalish­t ka punuar 6 vite gjatë kohës së komunizmit

Formula e re e llogaritje­s së pensionit bën që çdo pagë, e çdo viti pune, të ndikojë në masën e pensionit. Për të dalë në pension, një person duhet të përmbushë dy kushte. Vitet e sigurimit dhe moshën e punës. Në vitin 2018, pensionin e plotë e marrin vetëm ata persona, që kanë 36 vite e 4 muaj periudhë sigurimi. Mosha e daljes në pension për burrat është 65 vjeç. Ndërsa për gratë është 60 vjeç e 8 muaj. Formula e re e llogaritje­s së pensionit është e parimit sa më shumë ke paguar, pra, sa më të lartë e ke pasur rrogën ndër vite, aq më i lartë pensioni. Formula thekson se, "masa fillestare e pensionit mujor të pleqërisë përbëhet nga një ' shumë bazë' dhe nga një ' shtesë'. ' Shuma bazë' është sa pensioni social, që në vitin 2018, pas indeksimit të qershorit, është 7262 lekë në muaj. ' Shtesa' llogaritet sa 1 për qind për çdo vit sigurimi, shumëzuar me ' bazën mesatare të vlerësuesh­me'. ' Baza mesatare e vlerësuesh­me' nënkupton pagën bruto, mbi të cilën është aplikuar norma e kontributi­t të detyrueshë­m të sigurimeve shoqërore sipas viteve". E gjithë formula bazohet te paga e marrë në çdo vit të punës. Qeveria e ka ndarë në dy periudha punësimin. Para vitit 1994 dhe pas këtij viti. Duke qenë se para vitit 1994, pagat kanë qenë shumë të ulëta kjo do të sillte që edhe pensioni, për atë periudhë pune, do të ishte shumë i vogël. Çdo person që del këtë vit në pension, llogaritet të ketë 8 vite punë para vitit 1994. Për këtë arsye, qeveria i indekson, i rrit këto paga, në mënyrë që pensioni të dalë më i lartë.

Gazeta zbardh sot koeficient­et e indeksimit si dhe të gjitha pagat për çdo lloj pune para vitit 1994. Bëhet fjalë për pagat e të gjitha kategorive të punës, nga ajo e Kryeminist­rit dhe ministrave deri tek ato të specialist­ëve të thjeshtë apo punëtorëve të ndërmarrje­ve shtetërore dhe minierave. Në tabela, krahas pagës së vitit 1994, është edhe paga e indeksuar, pra, e kthyer në vitin 2018. Në këtë mënyrë, kush aplikon për pension gjatë këtij viti, e ka të qartë se sa do jetë masa e përfitimit, të paktën për punën para vitit 1994.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania