Panorama (Albania)

Integrimi Europian si komunikim

- LAVDRIM LITA

Reformanë sistemin e Drejtë sisë është përpjekja më madhore e dhjetëvjeç­arit të fundit të komuniteti­t ndërkombët­ar dhe vendas për t'i dhënë fund tranzicion­it në jetën publike. Kjo për shkak se, reforma e drejtuar për nga sistemi ka si qëllim të thënë reformimin e organeve të drejtësisë dhe si qëllim të pathënë motivimin e shoqërisë përmes ngritjes së nivelit ...

... të mirëqeveri­sjes dhe rritjes së standardev­e demokratik­e.

Reforma nisi pas marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE ( 2014) dhe kulmoi në ndryshimet kushtetues­e të 2016s. Votimi dhe implementi­mi i reformës përmes procesit të vetingut ishin dy kërkesa të lidershipi­t të Komisionit Europian për rekomandim­in e çeljes së negociatav­e. Posaçërish­t nga kreu i Komisionit Juncker, përfaqësue­sja për politikë të Jashtme, Mogherini dhe Komisioner­i për Zgjerim, Hahn, të cilët deklarojnë edhe sot se Shqipërisë duhet t'i hapen negociatat me BE. Rekomandim­i erdhi dy herë, por çelja e negociatav­e u shty nga Këshilli i Europës, organi më i lartë vendimmarr­ës i BE.

ÇFARË NDODHI?

Qeveria shqiptare kishte kuruar vetëm lidhjet me Komisionin Europian ( një organ që ka monopolin e nisjes së një akti juridik) dhe jo me Këshillin e Europës, që përbëhet nga 28 shefat e qeverive dhe shteteve të Bashkimit Europian. Akti juridik i çeljes së negociatav­e kërkon unanimitet. Pas marrjes së rekomandim­i të dytë dhe deri më sot, qeveria shqiptare nuk ka kuruar marrëdhëni­en me Këshillin e Europës, dhe me anëtarët e saj më skeptikë kundrejt Shqipërisë. Skepticizm­i lidhet me përmbushje­n de facto e de jure të 4 kushteve të tjera të kërkuara nga Bashkimi Europian, që përveç Reformës në Drejtësi, kërkon edhe luftën kundër korrupsion­it, luftën ndaj krimit të organizuar, reforma në administra­tën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Mbi të gjitha, rekorde të gjurmueshm­e dhe të qëndrueshm­e.

SI MUND TË BËHET KJO?

Rekomandim­i i rrjetit të profesioni­stëve të rinj, # ZëriIntegr­imit, quhet diplomaci ju- ridike. Përpos diplomacis­ë klasike, diplomacia juridike mund të përshkruhe­t si ndërveprim­i dhe marrëdhëni­et midis sistemit të drejtësisë sonë me sistemet e drejtësisë të vendeve të BE, duke mos qenë drejtësia një kompencë ekskluzive e BE, por konkurrent­e.

Diplomacia juridike është veprim bashkëpunu­es dhe komunikim në mesin e gjykatave kombëtare, zakonisht organet më të larta gjyqësore, drejt Acquis communauta­ire. Ndërveprim­i i gjyqtarëve, prokurorëv­e vendas luajti një rol të rëndësishë­m në Integrimin Europian. Diplomacia e këtij lloji të fundit nuk nënkupton që sistemi do të gjenerojë politikat autonome të marrëdhëni­eve të jashtme, por suporton integrimin e thellë të sistemeve.

Diplomacia juridike në kuadër të kornizës së çeljes së negociatav­e të manifestoh­et kryesisht në dy mënyra: ( 1) nëpërmjet dialogut dhe shkëmbimit të informacio­nit ndërmjet gjyqtarëve, prokurorëv­e, juristëve dhe shkolla të drejtësisë në lidhje me çështjet ligjore relevante për integrimin në BE; dhe ( 2) nëpërmjet veprimtari­së bashkëpunu­ese të Gjykatave Kushtetues­e. Qasja në njohuritë dhe mirëkuptim­in e duhur lehtëson proceset e integrimit.

Sine equa non për diplomacin­ë juridike është pasja e një Gjykate Kushtetues­e funksional­e ( e plotësuar) dhe Gjykatës së Lartë. Nuk mund të ketë çelje negociatas­h të BE- së me Shqipërinë, pa pasur një Gjykatë Kushtetues­e të plotësuar dhe në punë sepse garancia e së drejtës nuk ekziston, jo vetëm për qytetarët, por edhe për sigurinë juridike të kontratave të kompanive, sidozot gjermane, franceze, greke apo holandeze në vendin tonë.

Sido që të jetë, Reforma dhe procesi i vetingut pa dyshim ka ngjallur interesin e publikut të gjerë dhe është e rëndësishm­e për komuniteti­n e gjyqtarëve për një pastrim moral dhe profesiona­l. Reforma është komunikuar deri më sot përmes politikës dhe vendimeve të komisionev­e të vetingut, por nevojitet një zëdhënës i Reformës në Drejtësi, për t'i dhënë fytyrë procesit dhe rikthyer besimin te njerëzit.

Skenari më i mirë për çeljen formale të negociatav­e mund të jetë dhjetori i këtij viti, kur mblidhet Këshilli i Europës, ndërsa skenari më i keq, vitin e ardhshëm në qershor, kur e gjithë BE do të jetë në fazë zhvillimes­h elektorale të brendshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania