Panorama (Albania)

Kishte thyer masën e arrestit, kapet miku i Gjergj Cukalit

Ilir Kodumi ishte në arrest shtëpie se kundërshto­i Policinë

-

Policia e Tiranës ka arrestuar të premten 35- vjeçarin Ilir Kodumi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të caktuar nga Gjykata për drogë dhe kundërshti­m të punonjësve të Policisë.

Për shkak të “arratisjes”, Gjykata e Tiranës kishte ndryshuar masën e sigurisë, duke vendosur “arrest me burg” në mungesë, edhe për akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Arrestimi i tij u krye nga oficerët e Seksionit të Kërkimit të Policisë së kryeqyteti­t. Kodumi nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ka qenë i shoqëruar disa herë, madje edhe i dënuar dhe në një rast objekt i një atentati ku ka mbetur i plagosur. Por më së shumti, ai njihet si mik i të ashtuquajt­urit “i forti i Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali, e dikur edhe pjesë e bandës së tij. “Më datë 7 shtator, u ndalua shtetasi në kërkim, Ilir Kodumi, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga ‘ Arrest në shtëpi’ në ‘ Arrest në burg’, për veprat penale ‘ Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë’ dhe ‘ Largim i burgosurit nga vendi i qëndrimit’”, tha zyrtarisht Policia.

I KERKUARI

Për herë të fundit, Ilir Kodumi u arrestua më 7 qershor të këtij viti bashkë me Enzo Meçin, 25 vjeç, pasi në rrugën “Bardhyl”, pranë kryqëzimit me rrugën “Hoxha Tahsim”, gjatë kontrollit të mjetit tip “BMW” që ai drejtonte dhe pasagjer ishte 25- vjeçari Meçi, u gjetën e u bllokuan në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceuti­ke me 85 doza hashash. Kodumi ka qenë i dënuar më parë me 8 vjet heqje lirie, si pjesëmarrë­s në pengmarrje­n në këmbim të 100 mije eurove të një të riu, emigrant në Gjermani, pas konfliktev­e për pazare e rivalitet. Bëhet fjalë për pengmarrje­n e Fatjon Demirlikës, e ndodhur më 17 korrik të vitit 2004, nga grupi i njohur me emrin “Cukali”, i përbërë nga 6 persona. Para se të arrestohej si pjesë e këtij grupi, Kodumi i shpëtoi mrekullish­t një atentati, ku mbeti i plagosur, po në vitin 2004. Për këtë ngjarje, Policia arrestoi në atë kohë dy vëllezër, E. dhe A. Kapollari, si të dyshuar për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Ilir Kodumi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania