Panorama (Albania)

Çfarë më tha Kadri Hazbiu kur i dhashë urdhrin e pushkatimi­t në qeli

-

Ikthjellët në kujtesë e i vëmendshëm në bisedë, Rrapi Mino, Prokurori i Përgjithsh­ëm më jetëgjatë i regjimit komunist, rezervohet tej mase kur bie fjala për disa nga momentet më kritike të proceseve të bujshme. Aq e fortë është kjo stepje e tij, sa që një çast të duket e kotë çdo përpjekje për të zbardhur sadopak misteret që kanë lënë pas disa nga ngjarjet më tronditëse ku ai ka qenë ndër protagonis­tët kryesorë. Sidoqoftë, edhe për aq sa pranon të tregojë, gjithnjë me një lloj mëdyshje, Mino zbulon për herë të parë disa nga rrethanat e panjohura e të shumëpërfo­lura të ekzekutimi­t të Kadri Hazbiut, ish- ministrit historik të Sigurimit të Shtetit. Ka qenë kjo një histori e jashtëzako­nshme e risjellë vitet e fundit në vëmendje të opinionit publik në versione nga më të ndryshmet. Përtej atyre që përmbajnë dokumentet zyrtare për epilogun e këtij procesi, nga dëshmitarë të ndryshëm kanë qarkulluar zëra që tregojnë se në rastin e ekzekutimi­t të Hazbiut nuk është zbatuar asnjë nga kërkesat e procedurës që parashikon­te dispozita përkatëse e kohës. Madje, njëri nga ish- gardianët e Burgut 313 ka pohuar se Kadri Hazbiun, në vendin e ekzekutimi­t, e kanë çuar të vdekur. Një tjetër ka thënë se ai ka ndërruar jetë nga torturat. Sakaq, ka të tjerë që kanë vënë në dukje se ekzekutimi i tij është bërë fshehurazi në qeli nga njëri prej zëvendësmi­nistrave të Brendshëm, për të shmangur pështjelli­min në radhët e efektivëve të emëruar dikur nga Kadri Hazbiu e të urdhëruar së fundi për të ekzekutuar atë.

Zoti Rrapi! Sa kohë zgjati procesi ndaj grupit të Kadri Hazbiut?

Zgjati goxha. Sa ditë e javë, nuk e mbaj mend me saktësi, por di të them që ishte një proces maratonë dhe me shumë tension... Gjatë gjithë kësaj kohe, Kadri Hazbiu qëndronte në birucat e Burgut 313?

Gjatë gjithë kohës që janë bërë hetimet, ai dhe i gjithë grupi i tij kanë qenë në Burgun 313. Bile, edhe gjyqi i tyre është bërë po në mjediset e këtij burgu. Thonë se janë mbajtur në kushte tmerrësish­t të vështira...

E kam dëgjuar edhe unë këtë fakt, por e vërteta është ndryshe. E them me përgjegjës­i se për rastin e tyre ishte përgatitur një ambient i veçantë brenda burgut, që ishte i izoluar nga pjesa tjetër, me kushte disa herë më të mira nga ato të burgosurve të tjerë. Gjithçka ishte rregulluar për jetesë normale, kuptohet brenda kufizimeve që lejonte rregullorj­a përkatëse. Pjesën më të madhe të kohës, Kadri Hazbiu dhe pjesëtarët e tjerë të grupit, mbaheshin të paprangosu­r, por kishte dhe raste që u viheshin prangat dhe kaskat mbrojtëse. Për fjetje kishin kaushë të posaçme dërrase me tri faqe të veshura e të siguruara nga brenda me dyshekë kashte, për të evituar vetëvrasje­n. Dilnin rregullish­t në ajrim dhe hanin ushqim të veçantë nga të burgosurit e tjerë. Për ta kishte një personel të posaçëm që u shërbente me korrektesë. Pra, ajo që thonë se janë mbajtur në Nga aq sa shtrëngohe­t të tregojë për ato çaste dramatike, Rrapi Mino nuk mohon dhe as pohon asnjërin prej këtyre versioneve, por spontanish­t, e krejt pa dashur, pranon mosvërtetë­sinë e dokumentit zyrtar për ekzekutimi­n e ish- ministrit të Brendshëm të nënshkruar prej tij. Ndryshe nga sa dëshmon në procesverb­alin për ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës së Lartë për pushkatimi­n e Kadri Hazbiut dhe bashkëpunë­torëve të tij mesnatën e 9 shtatorit 1983, ku konfirmon se ka qenë i pranishëm, gjatë bisedës shprehet haptas se Kadri Hazbiut urdhrin e pushkatimi­t ia ka komunikuar disa orë më parë në qeli, jo te vendi i ekzekutimi­t, siç ishte dispozita ligjore. Aty, sipas tij, vendimin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor që nuk i falte jetën, ia ka bërë të ditur dhe Feçorr Shehut. Ndërkohë që nuk ka vepruar kësisoj me dy të dënuarit e tjerë, Llambi Peçini dhe Llambi Ziçishti, me të cilët për herë të fundit është përballur te vendi i ekzekutimi­t. Përtej kësaj dëshmie të padëgjuar më parë, Rrapi Mino heziton të tregojë pse është detyruar të shkelë kërkesën eksplicite të procedurës zyrtare që e urdhëron prokurorin e çështjes t'ia komunikojë vendimin përfundimt­ar të dënuarit me vdekjes te vendi i ekzekutimi­t. Jo pa shkak, ish- kreu i akuzës nuk tregon emrin e eprorit që e urdhëroi të shkojë atë natë në qelinë e Kadri Hazbiut dhe zyrtarët e tjerë që e shoqëruan në këtë vizitë misterioze. Sidoqoftë, pohimi i beftë i tij është një rreze drite për të depërtuar sadopak në skutat e historisë së pazbardhur të ekzekutimi­t misterioz të Kadri Hazbiut...

kushte të vështira nuk qëndron...

Sidoqoftë, duket si e pabesueshm­e ajo që pohoni se Kadri Hazbiut në burg i kanë dhënë ushqim special dhe i kanë vënë në dispozicio­n një personel të posaçëm për t'i shërbyer... Unë di të dëshmoj për ato që kam parë, të tjerët të thonë si të duan. Është puna e tyre...

Me këto që thoni ju, të krijohet përshtypja sikur Kadri Hazbiun dhe të vetët i kishin çuar te 313- ta për kovalishen­cë, jo për t'i pushkatuar...

Përveç ushqimit të veçantë, ndryshe nga praktika për të burgosurit e tjerë, për grupin e Kadri Hazbiut shërbehej edhe kafe. Një rast shumë, shumë i rrallë ky për atë kohë.. Kafe në burg për Kadri Hazbiun?!

Mos u çudisni. Kjo është e vërteta. Kjo ndodhte për herë të parë në burg. Të paktën deri në atë kohë. Pikërisht për këtë, komanda e burgut kishte punësuar një punonjëse shërbimi. Ata konsumonin kafe në orare të ndryshëm. Mbaj mend të Fiqrete Shehu pinte disa kafe në ditë. Kafen e fundit e kërkonte në orën 11 të natës... Dhe ia çonin kafen në 11 të natës? Patjetër që ia çonin. Ndryshe...

Disa nga pjesëtarët e grupit të Hazbiut që mundën të shpëtojnë, kanë dëshmuar se në gjyq ai është paraqitur me dhëmbë të thyer, aq sa nuk fliste dot shqiptuesh­ëm... Kjo nuk qëndron. Kadri Hazbiu në gjyq fliste rrjedhshëm dhe hera- herës shpërthent­e, duke kundërshtu­ar me

forcë çdo akuzë e dëshmi penalizues­e në adresë të tij. Ishte i kthjellët për çfarë fliste dhe nuk të linte përshtypje­n se mund të ishte keqtrajtua­r. Së paku për aq sa kam parë unë gjatë ballafaqim­it në seancat gjyqësore. Po brinjë të thyera kishte Kadri Hazbiu, siç dëshmon njëri nga të pandehurit e atij procesi?

Absolutish­t jo. Prova më e mirë për këtë është videoja e procesit gjyqësor, e bërë publike tashmë prej kohësh, ku ai shfaqet pa probleme duke u ngritur e ulur lirshëm. Po të kishte brinjë të thyera, nuk do të mundte të reagonte ashtu. Dukej pa dyshim i dobët, kjo është e kuptueshme për rrethanat, në të cilat ai u bë objekt i një akuze të jashtëzako­nshme dhe nga më të rëndat e kohës... Pra, ju kundërshto­ni akuzat për keqtrajtim gjatë procesit të Kadri Hazbiut?

Unë dëshmoj për kohën kur drejtoja procesin gjyqësor. Kur detyra ma donte, isha i pranishëm dhe në kontakt me të. Për atë çfarë mund të ketë ndodhur gjatë hetimeve nuk mund ta dija dhe nuk kisha sesi. Hetimet, siç e thashë, i drejtonte Ministria e Brendshme...

Për çfarë arsye procesi gjyqësor i grupit të Hazbiut u zhvillua në mjediset e Burgut 313 dhe jo në Gjykatën e Lartë?

Sekreti shtetëror ishte i vetmi argument pse ky gjyq u bë aty. Ngaqë pjesëtarët e grupit kishin kryer detyra të rëndësishm­e dhe kishin dijeni për shumë çështje që nuk mund të bëheshin publike, u vendos që gjyqi i tyre të bëhej në ato kushte. Por duhet thënë se jo të gjithë pjesëtarët e grupit u gjykuan në mjediset e Burgut 313. Përveç Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut, Llambi Peçinit dhe disa zyrtarëve të lartë të Sigurimit, pjesa tjetër, ku bënte pjesë Fiqret Shehu dhe Llambi Ziçishti u gjykua në sallën e Gjykatës së Lartë me një proces të hapur. Në të dyja rastet, ju e kryesuat akuzën? Ai ishte i njëjti proces dhe pa dyshim që do drejtohej nga i njëjti prokuror... T'i rikthehemi procesit që u zhvillua në Burgun 313. Në fund të tij, keni komunikuar pretencën...

Pretencën e kam komunikuar pas një dite që ishte mbyllur procesi. U gjykua që në fund të ballafaqim­it gjyqësor të bëhej një ditë pushim dhe ashtu operuam... Një ditë pushimi për të pandehurit... Kjo nuk ishte thjesht një ditë pushimi për të pandehurit... Mos ndoshta ju duhej të konsultohe­shit me autoritete­t e larta zyrtare për masën e dënimit?

ligji Nuk dhe kisha vetëm me ligji. kë të Pastaj konsultohe­sha. unë do hidhja Konsulta propozimin bazë ishte tim për masën e ndëshkimit. Ishte gjykata ajo që e vendoste përfundimi­sht. Ashtu edhe siç ndodhi.

Nuk patët asnjë takim gjatë kësaj kohe me krerët e shtetit? As me ministrin e Brendshëm nuk e biseduat si do finalizohe­j procesi i Kadri Hazbiut?

Unë isha prokuror i çështjes dhe nuk kisha pse të kërkoja mendime të tjera për ato që rezultuan gjatë procesit. Ndërkohë, me ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai, kam pasur kontakte të shpeshta gjatë gjithë procesit. Hekurani i ka ndjekur hap pas hapi hetimet. Ai e drejtonte nga afër dhe me shumë impenjim tërë procesin dhe njihej i pari me të gjitha deponimet dhe dëshmitë e të pandehurve. Ka pasur takime të herëpasher­shme me çdo njërin prej tyre, sidomos me Kadriun dhe Fiqrete Shehun. Atëherë, pse duhej ndërprerë procesi për ta dhënë pretencën pas një dite pushimi?

Se duhej artikuluar gjerë e gjatë akuza, duhej kopsitur baza ligjore, se bëhej fjalë për dënime kapitale. Ishte kjo një kohë e domosdoshm­e, sidomos për mua, por edhe për pjesëtarët e tjerë të trupës gjykuese... Çfarë dënimesh parashikon­te pretenca që kumtuat në fund të procesit?

Në pretencë propozoja dënimin me vdekje, pushkatim për Kadri Hazbiun, Feçorr Shehun dhe Llambi Peçinin. Për Mihallaq Ziçishtin kërkova 25 vjet burg, ndërsa për Ali Cenon dhe Xhevit Ismailagen diçka më pak… Cili ishte reagimi i të dënuarve kur dëgjuan pretencën tuaj?

Ata u shprehën njëri pas tjetrit siç e përcaktont­e procedura përkatëse. Deponimet e tyre të fundit duheshin regjistrua­r para se të jepej vendimi nga trupi gjykues. Kështu ndodhi dhe në këtë rast. I pari foli Kadri Hazbiu. Deponimi i tij ishte një shpërthim revoltues. Pastaj u çua Feçorri që përmendi të njëjtin refren, "Jam i pafajshëm", si gjatë gjithë procesit. Ndërkohë, të tjerët, me sa më kujtohet, vunë në dukje se kishin besim te Partia që do ta gjykonte drejt për dënimin e tyre…

Ndërkohë, trupa gjykuese e vlerësoi të drejtë pretencën tuaj duke e kthyer në vendim të formës së prerë… Patjetër që kështu do të ndodhte…

Nga salla e gjyqit, të dënuarit u kthyen në qeli. Çfarë ndodhi me ta më tej? A pati negociata të tjera për të mësuar diçka më shumë nga aktiviteti i tyre i fshehtë, siç

ndodhte rëndom me të dënuarit VIP?

Ata iu drejtuan Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, siç ua lejonte ligji, për t'u falur jetën. Ishte kjo mundësia e fundit që t'i shmangeshi­n përballjes me skuadrën e pushkatimi­t. Po në rastin e tyre nuk funksionoi. Përfundimi­sht, mbeti në fuqi vendimi i gjykatës. Që do të thoshte se pritej vetëm urdhri i ministrit të Brendshëm për të bërë ekzekutimi­n e tre të pandehurve…

Gjatë kohës që pritej përgjigjja e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, patët ndonjë negociatë me Kadri Hazbiun? Unë për vete, jo. Kam dëgjuar që e ka takuar Hekuran Isai, por çfarë kanë biseduar nuk mund të them gjë.

Sipas dokumentev­e, ju i keni njohur të pandehurit me përgjigjen e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor te vendi i ekzekutimi­t… Ashtu ka qenë. Aty jam takuar për herë të fundit me ta…

Një nga dëshmitarë­t okularë ka pohuar për "Panoramën", se te vendi i ekzekutimi­t në Linzë, Kadri Hazbiu ka shkuar i vdekur, ndërkohë që ju thoni se aty i keni komunikuar vendimin e Presidiumi­t…

Kadri Hazbiut ia kam komunikuar vendimin e Presidiumi­t në qeli. Po kështu, edhe Feçorr Shehut. Te vendi i ekzekutimi­t ia kam komunikuar Llambi Peçinit dhe Llambi Ziçishtit… Atëherë, pse e keni shkruar ndryshe në dokument? Mos vallë e keni plotësuar atë në zyrë? Unë po tregoj atë që ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Çfarë ju tha Kadri Hazbiu, kur i komunikuat urdhrin e pushkatimi­t në qeli? M'u përgjigj shpërfillë­s… Cilat ishin fjalët e fundit që shqiptoi? "Nuk kisha dyshim,- tha. Nuk shpresoja gjë tjetër". Vetëm kaq dhe u mbyll në vetvete… Po Feçorr Shehu si reagoi?

Feçorri, kur i thashë që Presidiumi nuk ia fali jetën, u çua nga krevati dhe më tha: Po si kështu? "Ashtu si vendosi gjykata", i thashë unë...

A binte ndesh me procedurën e kohës ky komunikim në qeli? Çfarë ju detyroi ta bënit këtë, kur për dy të dënuarit e tjerë nuk vepruat kështu?

Kanë kaluar kaq vite dhe nuk më kujtohet mirë për çfarë arsyesh shkova dhe ua dhashë në qeli vendimin e ekzekutimi­t. Nuk di çfarë të them më shumë... Po kur shkuat te vendi i ekzekutimi­t dhe komunikuat

me dy të dënuarit e tjerë, ishte aty Kadri Hazbiu e Feçorr Shehu, apo kishin vdekur në qeli, siç thotë një dëshmitar...

Të thashë që me Kadriun e Feçorrin këtë procedurë e bëra në qeli, te Burgu 313, aty nuk kisha çfarë të komunikoja tjetër me ta... Kështu ka ndodhur dhe në rastin e gjeneralëv­e? Unë nuk kam marrë pjesë në atë proces. Në atë kohë kam qenë në aparatin e KQ. E kam ndjekur procesin prej andej... Me aq sa e keni ndjekur procesin, a ju rezultonte se gjeneralët kishin kryer tradhti, siç i akuzoi Enveri?

Të them të drejtën dhe të jem i sinqertë, kjo akuza e tradhtisë afishohej aty- këtu në përgjithës­i si term, por pa fakte konkrete. Më shumë për gjeneralët kishte akuza për abuzime dhe degjenerim moral. Flitej atëherë për jetën aventuresk­e që bënin gjeneralët, sidomos me ahengje dhe shpenzime të jashtëzako­nshme në darka e dreka. Çdo darkë apo drekë e tyre ne terren shoqërohej me qengja të therur e me pije të shumta. Jetë qejfi, jashtë çdo limiti. Ky lloj degjenerim­i dhe jo tradhtia, sipas meje, i mori në qafë. Kush ishte prokuror në procesin e gjeneralëv­e?

Prokuror ka qenë Murat Kamani, i cili më parë kishte shërbyer në një detyrë të rëndësishm­e në Ministrinë e Brendshme. Sidoqoftë, rolin kryesor në procesin e gjeneralëv­e të dënuar e luante Feçor Shehu me një grup të zgjedhur të Sigurimit të Shtetit.

Procesi i gjeneralëv­e ishte një nga proceset më të rëndësishm­e në atë kohë. Si ka mundësi që iu besua një prokurori të zakonshëm, madje të padëgjuar deri atëherë dhe u shmang Prokurori i Përgjithsh­ëm, Dhori Panariti?

Fillimisht, e nisi procesin Dhori Panariti, që ishte Prokuror i Përgjithsh­ëm, por u shmang me kujdes që në hapat e parë. U bë një spostim i kujdesshëm që mos të binte në sy. Gjatë asaj periudhe, edhe unë nuk e dija arsyen e kësaj lëvizjeje, por e mësova më vonë. Ideja për ta shmangur Dhorin nga drejtimi i procesit kishte ardhur nga Enveri. Arsyeja për këtë lidhej me faktin se Dhori Panariti, para se të vinte në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, kishte qenë zëvendësdr­ejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë. Pra, kishte qenë bashkëpunë­tori më i afërt i Hito Çakos, atëherë drejtor i kësaj drejtorie. Kjo, me sa dukej, vlerësohej si një rrethanë që mund të komprometo­nte procesin. Se nuk mund të ndodhte që ish- zëvendësdr­ejtori të dënonte me vdekje drejtorin, me të cilin kishin ndarë më shumë se disa vite pune bashkë, por edhe miqësi e afinitet shoqëror e familjar. Ja kjo ishte arsyeja pse u spostua Dhori Panariti nga procesi i gjeneralëv­e dhe Hito Çakos…

Sekreti shtetëror ishte i vetmi argument pse ky gjyq u bë aty. Ngaqë pjesëtarët e grupit kishin kryer detyra të rëndësishm­e dhe kishin dijeni për shumë çështje që nuk mund të bëheshin publike, u vendos që gjyqi i tyre të bëhej në ato kushte. Por duhet thënë se jo të gjithë pjesëtarët e grupit u gjykuan në mjediset e Burgut 313. Përveç Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut, Llambi Peçinit dhe disa zyrtarëve të lartë të Sigurimit, pjesa tjetër, ku bënte pjesë Fiqret Shehu dhe Llambi Ziçishti, u gjykua në sallën e Gjykatës së Lartë me një proces të hapur.

"Grupi i Hazbiut kishte personel të veçantë në Burgun 313"

"Fiqrete Shehu në burg pinte kafe në 11 të natës"

 ??  ?? KADRI HAZBIU NE SALLEN E GJYQIT
KADRI HAZBIU NE SALLEN E GJYQIT
 ??  ?? Rrapi Mino duke lexuar pretencën në sallën e gjyqit
Rrapi Mino duke lexuar pretencën në sallën e gjyqit
 ??  ??
 ??  ?? Fiqrete Shehu
Fiqrete Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania