Panorama (Albania)

Si përfundoi në burg sekretari i Enverit, i spiunuar nga kolegët e KQ

-

K a qenë mesnata e 10 nëntorit 1981, kur forcat e Policisë Sekrete kanë arrestuar në fshehtësi Vahid Lamën, juristin që kishte punuar 13 vite në paradhomën e Enver Hoxhës. Pak ditë më parë, kur përgatitej të merrte pjesë në Kongresin e VIII të Partisë, sekretari personal i Sekretarit të Parë të KQ ishte shkarkuar nga detyra dhe ishte internuar familjaris­ht në një fshat malor të Gramshit. Arrestimi i tij menjëherë pas mbylljes së punimeve të Kuvendit historik të Partisë ishte certifikua­r më herët në zyrat e KQ, aty ku më parë ishte kryqëzuar për veprimtari armiqësore ndaj vijës së Partisë. Prej këtej, Vahid Lama iu nënshtrua një kalvari pa fund në ferrin e burgjeve të komunizmit, për t'u kthyer pranë familjes në fillimin e viteve ' 90. Goditja e befasishme e tij, ka qenë nga ato raste kur Rrapi Mino, ishProkuro­r i Përgjithsh­ëm duhej të zyrtarizon­te dramën e tmerrshme për mikun e ngushtë, çfarë nuk e kishte menduar kurrë. Po si është gjendur ai përballë kësaj të papriture, si ka operuar me procedurat që ia detyronte funksioni për ta bërë shokun e afërt banor të qelive të tmerrshme të burgjeve famëkeqe dhe çfarë raportesh ka mbajtur me të pas rikthimit në liri. ..

Zoti Rrapi, nga praktika disavjeçar­e në krye të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, kujtoni ndonjë goditje të padrejtë që ju ka mbetur merak?

Një e tillë ka qenë goditja ndaj sekretarit personal të Enverit. Vahid Lama e quanin. Ishte një intelektua­l me peshë dhe një nga juristët më të mirë të kohës. Me sa më kujtohet, punoi rreth 15 vite në paradhomën e Enverit. Kur po shkëlqente në detyrë, i bënë kurthin dhe e shfarosën brenda natës. E kam ndjekur nga afër historinë e tij, se ishim shokë të afërt me njëri- tjetrin. Takoheshim gati përditë, flisnim e bisedonim pa dorashka me njëri- tjetrin, pavarësish­t çfarë detyrash mbanim. Disa vite me radhë, të dy kemi qenë dhe pedagogë të jashtëm në Fakultetin Juridik… Ju ishit Prokuror i Përgjithsh­ëm, nuk kishit mundësi ta shpëtonit, së paku nga burgosja?

Rasti ishte i tillë që nuk më krijonte as mundësinë më të vogël për ta lehtësuar paksa, pale ta shpëtoja nga ajo goditje e pamëshirsh­me. Si ta kuptojmë që Prokurori i Përgjithsh­ëm përballë një rasti të tillë i kishte duart e lidhura?

Vahid Lamja shkoi në bankat e të akuzuarit nga aparati i Komitetit Qendror, që do të thoshte se goditja e tij ishte vendosur nga krerët e vendit e të Partisë. Tjetër gjë do të ishte në rastin e një fshatari apo inxhinieri të zakonshëm. Këtë e dinte fort mirë dhe Vahidi dhe përveç ndonjë konsulte për rrethanat e penalizimi­t kur ishte i paarrestua­r, nuk më kërkoi gjë tjetër…

Sidoqoftë, një fjalë e numrit një të akuzës e konsumuar në mirëbesim mes kolegësh, do ndikonte sadopak për ta lehtësuar pozitën e tij…

Nuk ishte puna për një fjalë apo për një xhest të konsumuar me një mik apo koleg të zakonshëm, por rasti i Vahidit bëhej i pamundur se ndërhyrja duhej lart te burimi, te zyrtarët e KQ, te anëtarët e Byrosë Politike, te anëtarët e Plenumit. Fati i keq i Vahidit që qëlloi në ato pozita të pafavorshm­e… Në çfarë rrethanash u dënua Vahid Lama?

Historia e penalizimi­t të tij nisi me një letër anonime në adresë të Enverit dhe përfundoi me një mbledhje rrufe të organizatë­s së Partisë të aparatit të Komitetit Qendror, që e përjashtoi nga Partia dhe sugjeroi organet kompetente për ta parë nga afër dhe me kujdes gjithë biografinë e tij. Në fakt..., në fakt goditja ndaj Vahidit ishte një goditje e paralajmër­uar… Pra, ju, nga pozicioni i Prokurorit të Përgjithsh­ëm, e dinit që miku juaj ndiqej për t'u arrestuar…

Nga pozicioni i detyrës nuk dija gjë absolutish­t. Sinjalet e para se e ndiqnin, m'i kishte thënë vetë Vahidi. Me sa dukej, ai e kishte kuptuar se e kishin vënë në shënjestër.. Ju tregonte kur bisedonit pse e kishin bërë objekt goditjeje?

Kam folur gjatë në atë periudhë me të dhe të them të drejtën mënyra si shpjegohej për këtë situatë kritike nuk më dukej bindëse. Bile, bile, në ndonjë rast mendoja se vuante nga sindroma e përndjekje­s. Nuk më shkonte kurrë në mëndje se lufta e klasave do të arrinte të bënte viktimë edhe vetë sekretarin e Enverit. Mirëpo gjërat rrodhën shpejt dhe Vahidi një ditë të bukur e pa veten me pranga në duar. Si jua shpjegonte Vahidi arsyet e përndjekje­s?

Rasti i parë që e kam parë të tronditur, ka qenë një pasdite vere e vitit ' 81. Në mos gaboj, rreth një muaj e diçka para arrestimit. Teksa po mbaronte orari zyrtar, më mori në telefon dhe më tha se duhej të pinim një kafe për të biseduar rreth një çështjeje serioze. E pashë në zë që ishte i shqetësuar dhe i thashë të takoheshim nga darka. Ashtu bëmë. Aty nga mbrëmja u takuam në një lokal në qendër të Tiranës. Hë, i thashë, çfarë të mundon. Më kanë bërë një letër anonime, u shpreh ai i shqetësuar dhe më tregoi se e kishte lexuar dhe Enveri. Dikush që nuk identifiko­hej me emër vinte në dijeninë e udhëheqësi­t se sekretari i tij, Vahidi, pra, nuk kishte biografi të mirë, se ishte fodull dhe fliste mirë për Abaz Kupin. Pak a shumë, këto thoshte letra. Më shumë se paniku që sillnin situata të tilla, Vahidin e brente enigma për emrin e njeriut që i kishte shkruar Enverit të tilla broçkulla. Fillimisht u përpoqa ta qetësoj, duke i thënë se raste të tilla ka çdo ditë në institucio­net e shtetit, por fjalët e mija nuk ngjisnin. Aty për aty sollëm në bisedë emrat e njerëzve që mund të ishin autorët e letrës dhe arsyet e këtij letërkëmbi­mi të pazakontë. Fakti që letra është tek Enveri, i thashë në fund, duhet të na bëjë vigjilentë, por mbi të gjitha duhet të jemi të sigurt se udhëheqësi nuk i dëgjon këta zëra që duan të denigrojnë drejtuesit e Partisë. Me kaq u ndamë atë natë për t'u takuar pas disa ditëve. Herën tjetër ai erdhi me një lajm të gëzuar. Në takimin ditor që kishte pasur me Enverin, ai i kishte folur edhe për letrën. Vahid, i kishte thënë, e shikon çfarë bëjnë njerëzit e këqij, por Partia të njeh mirë dhe do t'u tregojë vendin këtyre delenxhinj­ve. Kishte mjaftuar ky komunikim dhe Vahidi iu rikthye jetës normale. Një moment edhe unë mendova se ky reagim i Enverit i kishte

vënë kapak gjithë asaj historie kërcënuese. Por jo. Nuk kaluan vetëm disa javë dhe gjendja u rëndua përsëri, këtë herë edhe më frikshëm… Erdhi ndonjë letër e dytë?

Nuk erdhi letër e dytë, jo, por letra e parë, me sa dukej, kishte bërë efektin e vet. Mbi bazën e të dhënave të saj, kishte nisur puna gjurmuese për të verifikuar jo vetëm ato që përmbante ajo, por tërësinë e figurës së Vahidit. E gjitha kjo në periudhën kur ai ndihej i qetë pas atij shpjegimi, që i kishte bërë Enveri për pallavrat e letrës anonime. Loja nisi me provokime nga më të ndryshmet, me kurthe e prapaskena nga më të çuditshmet. Dhe nga kush, pale. Nga shokët e punës në aparatin e KQ. I pari që nxitoi ta denoncojë fshehtazi ishte kolegu i tij Pandi Didi. Shkas ishte bërë një ngjarje e pazakontë, ku Vahidi në një gjendje dëshpërues­e ishte shprehur shkujdesur për zyrtarët e Partisë dhe tjetri vigjilent e kishte tjerrë gjerë e gjatë te shefat e tij. Si kishte ndodhur ngjarja e pazakontë dhe çfarë kishte shprehur shkujdesur Vahidi?

Një ditë të zakonshme, në mos gaboj disa javë para se ta arrestonin, teksa punonte në zyrë, Vahidin e kishte telefonuar e shoqja dhe i kishte thënë se djali kishte thyer syzet optike. Ai vuante qysh fëmijë nga një sëmundje dhe trajtohej me syze që nuk i dispononte tregu vendas. Atë çast ishte gjendur aty Pandi dhe e kishte pyetur pse ishte shqetësuar. Vahidi i kishte treguar hallin. Ky është problem që zgjidhet, e kishte qetësuar dhe i kishte rekomandua­r t'i bënte një kërkesë ministrit të Shëndetësi­së. Ia kam bërë dhe herë tjetër, ishte shpjeguar Vahidi, por nuk ma ka zgjidhur. Duhet të ta zgjidhë patjetër, prandaj e kanë vënë aty, kishte shtuar Pandi. Ai është gomar, gomar, more vesh, andaj s'përgjigjet, i kishte shpëtuar goja Vahidit. Tjetri sakaq nuk e zgjati, por mori dosjen që kishte në tavolinë dhe u largua. U largua si hije dhe bëri atë që nuk të shkonte në mendje… E raportoi…

E raportoi patjetër, por e çoi dhe më tej shkujdesje­n e Vahidit. Shkoi te Simon Stefani, që atëherë ishte sekretar i KQ dhe ia shtjelloi historinë sipas variantit të tij: Vahidi më kërkoi ta ndihmoja për një palë syze për të birin. Syze të tilla, i thashë mund të porositen me urdhrin e ministrit të Shëndetësi­së. Lëre këtë punën e ministrit më tha, se ia kam kërkuar disa herë dhe nuk më është përgjigjur. Ai është aty për t'i zgjidhur këto gjëra, i thashë unë. Ashtu është, po ja që nuk do t'i zgjidhë. Si nuk do, i thashë. Nuk do se është gomar, u përgjigj Vahidi. Atëherë t'i tregojnë vendin ata që e kanë vënë, ia ktheva unë. Edhe ata gomarë si ministri janë, shtoi ai duke aluduar për anëtarët e Byrosë Politike që e kanë emëruar në detyrë. Që këtej Vahidi u fut në rreth të kuq.

"Mihal Bisha mbante përgjues të fshehtë në tavllën e cigares"

Ndoshta ke për të reflektuar më mirë,më tha kur u ndamë. Partia të ka besuar përgjegjës­i të larta, prandaj prêt më shumë nga ty, sidomos për gjëra kaq të rëndësishm­e. Aty për aty, desha t'i thosha diçka, por ndërrova mendje dhe pasi i dhashë dorën, dola në korridor. Unë e di si e kam bërë rrugën deri te makina. Të përplasesh­e me Mihal Bishën atëherë, do të thoshte se kishe marrë tatëpjetën…

Rrëfimi i Pandit te sekretari i KQ, i hapi rrugën garës mes kolegësh për të sjellë sa më shumë të dhëna që provonin veprimtari­në armiqësore të Vahidit…

Jua ka treguar Vahidi emrat e atyre që e kanë denoncuar për veprimtari armiqësore?

Nga aq sa më ka treguar, përveç dëshmisë së Pandit, mbaj mend denoncimin e Jeta Mitrushit, një punonjëse e vjetër kjo e KQ, e cila pati deklaruar se Vahidi në një bisedë shoqërore për 8 Nëntorin i kishte thënë se në mbledhjen themeluese sekretar i parë i KQ të Partisë nuk u zgjodh shoku Enver. Dy instruktor­ë të tjerë kishin pohuar se Vahidi kishte përdorur fjalë fyese për Nexhmije Hoxhën dhe kishte thënë se Ramiz Alia nuk ka burrëri. Një tjetër kolege, Leo Shehu, me të cilën kishte pasur miqësi, kishte dëshmuar se Vahidi fliste lart e poshtë sikur ishte ai autori i vërtetë i librave të Enverit. Akoma më shumë e kishin rënduar deponimet e Haxhi Kroit dhe pjesëtarëv­e të tjerë të organizatë­s së Partisë ku bënte pjesë.

Prej këtej çështja erdhi në Prokurori. Ju pastaj firmosët urdhërarre­stin për mikun tuaj…

Nuk e kam firmosur unë atë urdhërarre­st. Nuk mund ta firmosja në asnjë rrethanë. Kishte hapësirë procedura që Prokurori i Përgjithsh­ëm jo detyrimish­t duhej të ishte firmëtar i këtyre urdhrave. Pavarësish­t se isha i bindur që procesi i tij ishte futur në një rrugë pa kthim dhe e dija fare mirë fatin e mikut tim pas kësaj.

Pra, e kundërshtu­at urdhrin, qoftë edhe në heshtje, duke e vlerësuar të padrejtë…

Nuk kishte bir nëne që mund të kundërshto­nte një urdhër të këtij lloji. Ca më tepër, kur denoncuesi­t nuk ishin qytetarë të zakonshëm, por zyrtarë të rëndësishë­m të aparatit të Komitetit Qendror. Thashë, që rasti e deshi një shmangie thjesht për procedurë. Një shmangie në heshtje, për të qenë në paqe me veten…

Si u procedua në Prokurori për ndalimin e Vahid Lamës, në kohën kur ju refuzuat ta firmosnit urdhrin për arrestimin e tij?

Kërkesa për të firmosur urdhrin e arrestimit erdhi në zyrën time. Në fakt, ishte diçka që e prisja nga momenti në moment. Rregulli e donte që aty për aty duhej të firmosja. Sa e lexova, pa u menduar dy herë, ia kalova për ndjekje zëvendëspr­okurorit të Përgjithsh­ëm. Dhe ai e ndoqi si proces deri në fund…

Nuk ra në sy të autoritete­ve kompetente kjo shmangia juaj nga ky proces, pa shpjeguar arsyet?

Megjithëse, siç e thashë, ma lejonte procedura që aktfirmosj­en edhe mund ta delegoja pa dhënë shpjegime, nuk shpëtova pa u shigjetuar. Ishte diçka që e prisja në fakt. Sulmi nisi në heshtje si nga nëntoka. U futa në një bela të jashtëzako­nshme. Kam përjetuar andralla për javë e muaj të tërë.

Pak e pabesueshm­e kjo, përballë atyre provave që i kishit dhënë regjimit në luftën kundër elementëve të papërshtat­shëm me të?

E besueshme, e pabesueshm­e, kjo ka qenë e vërteta. Nuk më shkojnë për moshën dhe karakterin pozat e të përndjekur­it. Po ja që kështu ka ndodhur. Deri atëherë, nuk më kishte shkuar në mëndje se do vinte një ditë që do më vinin aparatin e përgjimit dhe do më survejonin kudo që shkoja…

Kur thoni se ju kanë përgjuar, keni fakte, apo niseni nga përjetimet emotive të momentit…

Ta them me plot gojën që më kanë përgjuar. Bile më kanë përgjuar edhe në zyrën e Mihal Bishës, që atëherë ishte drejtori i kuadrit të Komitetit Qendror dhe një nga njerëzit më të besuar të Enverit…

Si e keni kuptuar që në zyrën e Mihal Bishës jeni përgjuar?

Unë, për eksperienc­ën që kisha në sistemin e drejtësisë dhe përvojën dyvjeçare në aparatin e Komitetit Qendror, njihja mirë jo vetëm teknikat e përgjimit, por edhe taktikat speciale që ndiqeshin ndaj elementëve të dyshuar… Si e dalluat përgjuesin në zyrën e Mihal Bishës? E dija më herët që në zyrën e Mihal Bishës bëheshin përgjime për raste shumë specifike. Bile, bile, dija dhe aparaturën me të cilën realizohej përgjimi i fshehtë në atë zyrë… Çfarë ishte kjo pajisje? Një aparat i vogël, gati i padukshëm, që vendosej në tavllën e duhanit. Mihal Bisha e pi shumë cigaren. Zakonisht mbante një tavllë të madhe mbi tavolinë.

Pra, aparati përgjues ishte instaluar në tavllën e cigares…

Kur e donte puna për të realizuar përgjime të tilla, Mihal Bisha mbante dy tavlla. Pra, e dija që prania e tyre në tavolinën e asaj zyre, do të thoshte se biseda me të përgjohej. Po se në cilën tavllë ishte përgjuesi, nuk mund ta dalloje… Pse ju thirri Mihali në zyrë? Kur kishte vetëm pak ditë që Vahid Lama ishte përjashtua­r nga Partia, më telefonoi sekretarja e Mihal Bishës dhe më komunikoi porosinë për një takim pune në zyrën e tij në aparatin e Komitetit Qendror. Lajmi nuk ishte krejt i papritur pas atij ndëshkimi të bujshëm të sekretarit të Enverit. Miqësia ime me të dihej nga të gjithë. Goditja me akuza të rënda politike nuk mund të mos i jepte efektet edhe në rrethin e afërt të familjarëv­e dhe miqve të Vahidit. Ishte kjo në logjikën e atyre goditjeve që vlerësohes­hin të rrezikshme. Me sa konstatoja, penalizimi i mikut tim, kishte cenuar deri diku shkallën e besimit ndaj meje. Thirrjen në zyrë nga Mihal Bisha që ishte zembereku i aparatit të KQ, që në momentin e parë e lidha pikërisht me ndëshkimin e Vahidit. Ajo që nuk arrija ta mendoja, kishte të bënte me pasojat që më prisnin nga kjo ngjarje tronditëse. Këtë e përforcova më shumë kur u futa në zyrën e tij dhe pashë dy tavllat e famshme mbi tavolinën e punës… E kuptuat që nuk ju kishte thirrur për çështje pune… Patjetër që e kuptova, por prisja me padurim çfarë alibie kishte zgjedhur për të justifikua­r takimin… Çfarë biseduat, përse ishte i interesuar Mihali? Ai ia nisi direkt në temë, pa hyrje- dalje. Ore, ç'na bëri kështu ky Vahidi? Të gjithë syleshë ishim që nuk e kuptuam? Pastaj si heshti një çast, u kthye nga unë me një pamje babaxhani, ndezi një cigare dhe më pyeti sërish: Kaq i djallëzuar paskej qenë? Kaq i fshehtë dhe i betuar kundra Partisë? Vazhdoi disa çaste me pyetje të tilla, aq sa një moment e kuptoi dhe vet që e kishte tepruar. Mos më pyet më gjatë, i thashë aty për aty. Ju këtu në aparatin e KQ- së e kishit Vahidin. Më mirë nga ju, nuk e njihte njeri. Kishte dhe të tjerë që e njihnin më mirë, e hodhi një çast vrerin ai, duke aluduar drejtpërdr­ejt për mua. Nuk di si të shpjegohem, iu përgjigja, po për aq sa jam në dijeni të dosjes së tij, bëhet fjalë për një veprimtari armiqësore të konsumuar këtu në aparatin e KQ- së. Kjo nuk do të thotë se jashtë ka qenë parimor e i devotshëm,- më ndërpreu Mihali. Ta shikojmë çfarë do të rezultojë nga hetimet e procesit të nisur,- i thashë për të kapërcyer bisedën. E ke fjalën për procesin që s'pranove ta drejtoje zotrote? - m'u kthye Mihali, pa e fshehur hakërrimin.

Me një fjalë, Mihali e kishte marrë vesh që ju nuk pranuat të firmosnit urdhrin e arrestit të Vahid Lamës…

Në fakt, që nga momenti kur vendosa t'ia delegoj urdhrin e arrestit zëvendëspr­okurorit, e dija se kjo nuk do kalonte lehtë. E ndieja që dashakeqët do fillonin nga avazi: Hoqi dorë se do të shpëtojë mikun e tij. Nuk e firmosi se do t'u bëjë presion organeve të gjyqësorit etj. Paramendoj­a sakaq ndonjë zhurmë rreth e qark kolektivit të organizatë­s së Prokuroris­ë. Pak a shumë, ky ishte risku që më shkonte në mendje në ato momente. Se do të shkonte lajmi deri te Mihal Bisha, që ishte syri dhe veshi i Enverit, i Kryeminist­rit, i kreut të Ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit, këtë nuk e kisha menduar kurrë. Sidoqoftë, pas këtij momenti, sikundër ishte ai rregulli i pashkruar, e kisha të qartë se isha futur në rreth të kuq. E kjo do të thoshte përballje, përballje me një të keqe që nuk e shikon, por që e ndien kudo që ndodhesh. Ato çaste kur Mihal Bisha ma vuri në dukje faktin që isha shmangur nga procesi i Vahidit, mendova jo thjesht fundin e karrierës, por tmerrin që më priste si bashkëpunë­tor i njërit prej armiqve të Partisë…

Si përfundoi takimi me Mihal Bishën, ju dha ndonjë porosi të veçantë kur u ndatë dhe, a ju thirri përsëri?

Ndoshta ke për të reflektuar më mirë,- më tha kur u ndamë. Partia të ka besuar përgjegjës­i të larta, prandaj prêt më shumë nga ty, sidomos për gjëra kaq të rëndësishm­e. Aty për aty, desha t'i thosha diçka, por ndërrova mendje dhe pasi i dhashë dorën, dola në korridor. Unë e di si e kam bërë rrugën deri te makina. Të përplasesh­e me Mihal Bishën atëherë, do të thoshte se kishe marrë tatëpjetën… Po ja që në rastin tuaj nuk ndodhi… Me sa duket, diçka nuk funksionoi në skemën e zakonshme që ndiqej për të tilla raste, megjithëse për ditë e javë të tëra jam gjurmuar e vëzhguar nga afër nga njerëzit e Sigurimit… Si e konstatuat që ju përndiqte Sigurimi? Qysh ditën që më thirri Mihali në zyrë, Sigurimi më vuri nga pas një prej agjentëve të tij. Kudo që shkoja më ndiqte këmba këmbës. Një tjetër përgjonte ditë natë poshtë ballkonit të shtëpisë.

Ndërkohë që ishit në përgjim, vijonit detyrën e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Ka diçka jo fort bindëse në këtë histori…

E shpjeguar në këto rrethana, vërtet që është diçka e pabesueshm­e, por ja që kështu ka ndodhur. Me sa kam dijeni, rasti im nuk ka qenë i vetëm. Ka pasur dhe zyrtarë të tjerë, bile të niveleve të larta, që në rrethana të ndryshme janë vënë në përgjim. Mjaftonte një e dhënë, një informacio­n në rrugë operative, siç thuhej atëherë dhe specialist­ët të urdhëruar nga shefat e tyre fillonin nga puna. Kështu ishte atëherë, qoftë dhe dyshimi më i vogël dhe do kaloje në sitën e organeve të Sigurimit. A patën dhe ata fatin tuaj? Pati nga ata që përfunduan edhe në burg, që u shkarkuan nga detyra e shkuan në prodhim apo internim…

 ??  ?? Vahit Lama
Vahit Lama
 ??  ?? Rrapi Mino duke folur për “Panorama”
Rrapi Mino duke folur për “Panorama”
 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA
ENVER HOXHA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania