Panorama (Albania)

ZBARDHET VENDIMI Pensionet e invalidite­tit, shtesat për çdo kategori

Rritet pagesa për grupet në nevojë dhe kujdestarë­t e tyre. Sa bëhet pagesa mujore sipas kategorive. Vendimi në fuqi nga 1 shtatori

-

Duke nisur nga ky muaj, personat me aftësi të kufizuara, si edhe ata që janë me status "të verbër", do të përfitojnë një shtesë në pagesën e tyre mujore, që varion nga 210 deri në 230 lekë.

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale me anë të udhëzimeve përkatëse ka miratuar këtë rritje modeste, e cila më shumë sesa e tillë është indeksim i pagesës mujore që bëhet viti pas viti për secilën nga këto kategori.

RRITJA

Shtesa që do të përfitojnë paraplegji­kët dhe tetraplegj­ikët, invalidët, si edhe kujdestarë­t e tyre, hyn në fuqi prej datës 1 shtator. Në këtë mënyrë, personat të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga KMCAP, do të përfitojnë 10.540 lekë në muaj, nga 10.330 që përfitonin aktualisht. Po kaq do të kenë mundësi të marrin edhe kujdestarë­t e tyre. Ndërkohë, udhëzimi përcakton rritje me 210 lekë në muaj edhe për ata me status invalid paraplegji­kë e tetraplegj­ikë, të cilët nga ky muaj do të përfitojnë 10.540 lekë. Me 220 është rritur pagesa edhe për kujde- starët e tyre, duke shkuar në vlerën e 11.070 lekëve në muaj. Në tabelën përbri janë të listuara edhe shtesat e miratuara për secilën nga kategoritë.

PERSONAT E VERBËR

Indeksim është bërë edhe për ata që janë me status "të verbër". Pagesa e tyre mujore nga 11.730 lekë që ka qenë është bërë 11.960 lekë, pra, ka pësuar një rritje modeste me 225 lekë në muaj. "Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, të përcaktuar në pikën 4, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 18.6.1997, bëhet 11.965 lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit", thuhet konkretish­t në udhëzimin që mban firmën e ministres së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania