Panorama (Albania)

Parodia me vetingun e politikanë­ve

- GENC BURIMI

NË VEND TË HYRJES:

PROVOKIMI I KRYETARIT TË PD- SË Nuk ka dëshirë më të zjarrtë për një popull sesa transparen­ca totale mbi figurat që e udhëheqin. Në Shqipëri, kjo kërkesë e opinionit është edhe më therëse përballë një klase politike, që nuk pyet për ligje dhe gëzon një pandëshkue­shmlëri të plotë...

Dhe já, papritmas, një nga përfaqësue­sit më emblematik të kësaj kaste politike shqiptare sfidon ndjeshmëri­në dhe inteligjen­cën e një populli të tërë, duke propozuar një veting të politikanë­ve. A thua se Lulzim Basha vetë nuk bën më pjesë në këtë kategori të honepsur për shqiptarët. Instinktiv­isht, një reagim i natyrshëm të vjen në buzë: me kë tallet “Robespierr­i” Basha? A s’e kupton ai se me propozime të tilla surrealist­e shkakton në opinion një ndjenjë pështjelli­mi si ajo e plakës Nicë në romanin e Kadaresë? Një gjeneral i një ish- ushtrie të urryer, që kishte abuzuar me shqiptarët, kapardisej në një dasmë shqiptare. Sot, Basha është ky gjeneral, pasi partia që ai drejton mban rekordin e abuzimeve në këtë vend, që nga zhdukja e kursimeve të shqiptarëv­e në piramidat e mallkuara e deri te rënia e katër dëshmorëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Këta të fundit kërkonin edhe ata as më pak dhe as më shumë, një veting të politikanë­ve në pushtet, asaj kohe me në krye Bashën dhe eprorin e tij.

Politikani i botës së vjetër që ka qenë radhazi ministër ( tri herë), ish- kryetar i bashkisë më të madhe në vend dhe tani kryetar i partisë më të madhe të opozitës në vend, kujtohet si Don Kishoti pas 15 vjetësh në politikë, se tani ka ardhur koha për gjueti ndaj politikanë­ve sharlatanë. Dhe sakën, se mos guxon njeri t’ia hedhë poshtë idenë gjeniale për veting të politikanë­ve, pasi kështu politikanë­t mëkatarë do zbulojnë vetveten. Duke marrë stafetën e kësaj nisme qesharako- revolucion­are, sigurisht, Basha presupozon se vetë bënë pjesë te kategoria e politikanë­ve të ndershëm, që s’ka drejtësi ta hetojë. Me vetingun e ri ‘ alla Basha’ biles as që do të kishte më nevojë për drejtësi. Kryedemokr­ati s’mund ta thoshte më troç se kaq, ai mishëron drejtësinë, i takon atij të mveshë tani petkun e drejtësisë dhe të gjykojë speciet e llojit të tij. Kaq vetëmohim, ku i shumëpritu­ri nga drejtësia shfaqet si Batmani, për të bërë drejtësi, imponon respekt. Sofistët e Athinës së lashtë na duken si amatorë përballë talentesh të tilla …

PIKAT E DOBËTA TË PROJEKTLIG­JIT DEMOKRAT

Sido që të jetë, Partia demokratik­e e Lulzim Bashës e ka marrë me sa duket mjaft seriozisht këtë punën e vetingut të politikanë­ve, në atë pikë sa ajo kërkon që propozimi i saj të hyjë si ligj në Kushtetutë.

Në librin themeltar, kemi tashmë një ligj që i ndalon të zgjidhen të gjithë ata shtetas që janë dënuar me burgim në të kaluarën ( neni 45). Ishte në bazë të këtij ligji ekzistues që u kërkua me forcë shkarkimi i kryebashki­akut të Kavajës, pasi rezultoi se kish qenë dënuar në “rininë” e tij. Lulzim Basha kërkon të shkojë më tej, ta përforcojë këtë dispozitë ligjore edhe me ndalimin për t’u zgjedhur për “çdo shtetas që ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar”. Kjo do të çonte automatiki­sht në shkarkimin e çdo politikani që do të rezultonte se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, pretendon seriozisht Partia Demokratik­e. Ndihet që nuk i është kërkuar ndihmë për konsulencë Komisionit të Venecias. Formulimi i cekët ligjor që propozohet në projektlig­j të lë gojëhapur. Nuk ka aty asnjë tregues objektiv se mbi ç’bazë identifiko­het ” personi i përfshirë në krimin e organizuar”, me të cilin një politikan mund të ketë pasur kontakte. A bëhet fjala për një person që përflitet se ka lidhje me krimin, për një person që po hetohet për lidhje me krimin, apo për një person që është i dënuar në formë të prerë për lidhje me krimin? Projektlig­ji i PD- së nuk përmend asnjë nga këto alternativ­a, por thjesht mjaftohet të konkludojë se një politikan duhet të shporret nga politika nëse ka pasur lidhje me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

I njëjti dilentatiz­ëm vihet re dhe te termi “kontakte”, që politikani mund të ketë mbajtur me personin e lidhur me krimin e organizuar. Si përcaktohe­n këto “kontakte”? Projektlig­ji është memec dhe në këtë pikë. A është kontakti një takim? Një drekë apo një darkë? Një mail? Një telefonatë? Një fotografi apo vajtje në pushime bashkë?

RASTI I FAZLLIÇIT

Le të studiojmë një rast konkret. Në bazë të projektlig­jit të gatuar, punishtet juridike të PD- së të shohim konkretish­t nëse politikani duhet dëbuar nga politika për kontakte me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Meqenëqë projektlig­ji nuk përcakton se për ç’kontakte bëhet fjala dhe as për çfarë shkalle implikimi në krimin e organizuar ( thashethem­e apo padi apo dënim), na duket se rasti më i mirë për t’u studiuar është ai sekserit boshnjako- britanik Damir Fazlliç dhe kontaktet e tij me Lulzim Bashën. Ky i fundit duhet të jetë kështu i lumtur që ligji i tij të fillojë t’i aplikohet atij vetë dhe të ballafaqoh­et kështu me shpikjet fantaziste të juristëve të PD- së.

Po të bazohemi në investigim­et profesiona­le të së mirënjohur­ës BIRN, Damir Fazllic u akuzua rëndë nga dy ish- ortakët e tij amerikanë në firmën e telekomuni­kacioneve “Meridien”, se ai “investoi” një milion dollarë për “të blerë” eksponentë të Partisë Demokratik­e në pushtet në Shqipëri dhe ish- ministrin e telekomuni­kacioneve të asaj kohe, Lulzim Basha ( 2005- 2007), në mënyrë që ky i fundit t’u sajdiste një koncesion të majmë me Albtelekom­in. I njëjti Damir Fazlliç, përmendet po ashtu për lidhje me krimin e organizuar, edhe kur u akuza dhe u vë nën hetim nga Prokuroria shqiptare për blerje tokash në vende strategjik­e të Shqipërisë me shuma të pajustifik­uara, që vinin ose në cash ose nga parajsa fiskale. Me urdhër të ish- Kryeminist­rit Sali Berisha, hetimet u mbyllën sepse avokate e gjithë këtyre operacione­ve kishte qenë vajza e Berishës. Hetimet zbuluan megjithatë se i dyshuari për krim të organizuar, Damir Fazllic, kishte ngritur tre firma guacka në Shqipëri që blinin toka ndonëse s’kishin asnjë aktivitet dhe të ardhura dhe se këto tri kompani menaxhohes­hin nga kunati i ish- ministrit Lulzim Basha.

Kur u rikthehesh këtyre fakteve, nuk mund ta përmbash të qeshurën ose katastrofi­min kur lexon projektlig­jin kushtetues të Lulzim Bashës për të spastruar politikën nga politikanë që kanë pasur lidhje me njerëz të lidhur me krimin e organizuar. Veten e tij dhe Damir Fazlliçin, në ç’kategori i fut Lulzim Basha?

SHEMBUJ TË TJERË ME “OKË”

E njëjta analizë mund të bëhet dhe për tragjedinë e jetëve të marra në Gërdec nga shpërthimi i municionev­e. Sërish, po t’i besosh shtypit të huaj ( amerikan), në origjinë është një aferë e pastër krimi të organizuar për të çuar municione shqiptare ( stoqe të vjetra kineze në ndihmë për luftëtarët kundër terrorit në Afganistan dhe Irak, të cilët kujtonin se merrnin municione cilësore nga Europa Lindore. Kjo kontraband­ë kushtoi jetë njerëzish në Shqipëri, por nuk i kushtoi asnjë ditë burgim asnjë politikani shqiptar nga ajo klasë politike e Lulzim Bashës, që qeveriste vendin asaj kohe. Sërish jemi në rastin e lidhjeve të supozuara me krimin e organizuar. Si do të zbatohej edhe në këtë rast projektlig­ji i sotëm i Bashës për veting ndaj politikanë­ve që kanë pasur “kontakte me persona të lidhur me krimin e organizuar”?

Kryedemokr­ati tallet kështu dy herë me shqiptarët. Një herë ( biles disa herë) kur ia doli për mrekulli të mos gjykohej për asnjë aferë ( as për lidhjet me Fazlliçin, as për projektimi­n pa tender të Rrugës së Kombit, as për Gërdecin, as për 21 Janarin …) duke shfrytëzua­r mangësitë ligjore ( gabimet në procedurë të hetuesve).

Dhe herën e dytë, Lulzim Basha tallet sot, kur u thotë shqiptarëv­e hajde të përzëmë nga politika politikanë­t e lidhur me krimin, duke lënë në heshtje nëse ai vetë mund të hetohet. Dhe këtu qëndron i gjithë ekuivoku në projektlig­jin e PD- së, pasi në këtë projektlig­j nuk përcaktohe­t se kush e vendos se një politikan rezulton si i lidhur me persona të lidhur me krimin.

I VETMI PROJEKTLIG­J QË MUNGON: FUNDI I PARASHKRIM­IT

Në një demokraci, tagrin dhe kompetencë­n për të hetuar, gjykuar e dënuar e ka vetëm drejtësia. Me projektlig­jin e saj, PD- ja tenton kështu ta nxjerrë drejtësinë jashtë loje. Por, do thonë disa, drejtësia në Shqipëri është tashmë jashtë loje! Kur këtë drejtësi, si PD- já dje ashtu dhe PS- já sot, e kanë degjenerua­r më keq se një han pa porta, pa dyer e pa çati ( gjykatat madhore praktikish­t nuk funksionoj­në më), kush do t’i gjykojë politikanë­t, që kakarisin si gjela, më i ndershëm se unë nuk ka? Kjo situatë e një “no man’s land” juridik po i nxit politikanë­t t’i marrin shqiptarët për budallenj, duke premtuar se do gjykojnë veten me anë të një vetingu të politikanë­ve nga politikanë­t. Që do të thotë, se s’do të gjykohen kurrë. Pasi ditën kur më në fund Shqipëria do ta ketë drejtësinë që meriton si çdo komb tjetër i civilizuar europian, atë ditë politikanë­t do të nxjerrin “xhokerin” e parashkrim­it. Çdo krim shuhet dhe nuk ndiqet më penalisht pas një periudhe kohe, sipas Kodit Penal të Shqipërisë. Prandaj paroditë me vetingjet u shkojnë për së mbari politikanë­ve, pasi me to ata fitojnë kohë. Për aq kohë sa zgjat zvarrë- zvarrë vetingu, drejtësia nuk funksionon. Dhe një drejtësi që nuk funksionon, i lejon krimet të shuhen ligjërisht. Pa mbaruar ende vetingu i Rilindjes që ka nisur para dy vjetësh, ngrihet tani Basha me vetingun e tij që do të zgjaste kush e di dhe sa vjet të tjera. Nëse e kanë seriozisht Lulzim Basha dhe vëllai i tij siamez Edi Drama, siç e quante me ironi një bashkëkomb­ës, le të votojnë me Kushtetutë dhe me Kod Penal që në mot të moteve të mos ketë shuarje të krimeve për politikanë­t. Pasi shqiptarët ua kanë kuptuar lojën. Ndërsa rrahin gjoksin se do bëjnë namin për të vendosur drejtësi në vend, gjatë kësaj kohe vitet kalojnë dhe hetimet mbi krimet e së kaluarës fiken automatiki­sht. Le të heqin pra dorë bashkërish­t dhe vullnetari­sht nga parashkrim­i për politikanë­t. Vetëm atëherë shqiptarët do të fillojnë, jo t’u besojnë, por t’i dëgjojnë.

KOTËSIA E RIDEKLARIM­IT TË PASURIVE

Projektlig­ji i demokratëv­e për vetingun e politikanë­ve përmban gjithashtu edhe një artikull mbi deklarimin e detyruar të pasur

ive që formulohet kështu: ” Kur subjekti nuk justifikon ligjshmëri­në e pasurisë, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra”.

Po ku ishin këta politikanë, të cilët në vitin 2003, votonin ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”? U bënë 15 vjet që Lulzim Basha ashtu si Edi Rama dhe gjithë ushtarët e tyre në Parlament e administra­të kanë detyrimin ligjor të mbushin formularin mbi te ardhurat dhe pasuritë pranë ILDKPKI- së ( Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave). Sa politikanë ka arritur të nxjerrë nga politika ky detyrim ligjor 15- vjeçar? Përse ligji i ri i PD- së, do të funksionok­a më mirë se ligji, të cilin vetë PD- já e ka lënë në fuqi gjatë tetë viteve që ishte në pushtet? Këto sofizma juridike i lodhin shqiptarët. Përse Lulzim Basha nuk i zbaton vetë i pari ligjet ekzistuese përpara se ta “bukosë” Kushtetutë­n me ligje të reja? Ai ka transferua­r me qindramijë­ra dollarë në Amerikë për lobing. Ligjin mbi financimin e partive politike e detyron megjithatë të tregojë burimin e të ardhurave… Ndaj, Shqipërisë nuk i mungojnë ligjet, por vullneti i politikanë­ve për t’i zbatuar ato dhe dobësia e një drejtësie për të dënuar politikanë­t kundërvajt­ës.

VETINGU MË I SIGURT: VOTA E LIRË E SHQIPTARËV­E

Një ligj do e transferon­te vetingun në duart e vetë shqiptarëv­e: Ligji i ri zgjedhor që po u kërkohet me forcë politikanë­ve edhe nga partnerët ndërkombët­are. Partia Demokratik­e po të ishte e sinqertë, duhet t’u thotë shqiptarëv­e të vërtetën e tmerrshme se ka rënë në ujdi me PS- në në pushtet që mos të ndryshojë legjislaci­oni zgjedhor aktual. Sistemi aktual, që quhet ndryshe proporcion­al, me lista të mbyllura, i pengon shqiptarët të votojnë për kandidatin që duan. Zgjedhësit “ftohen” të votojnë vetëm për partinë që është në garë dhe jo për kandidatët e partisë në garë. Lista mbetet monopol i kryetarëve të partive, monopol i Ramës dhe i Bashës, apo i Kryemadhit. Pse kryetarët e partive mos të jenë kandidatë si gjithë të tjerët, në lista të hapura ku zgjedhësi vendos se kujt dëshiron t’i japë më shumë vota? Sistemi aktual i “ngrin” këto lista, në të cilat kryetari i partisë vë veten dhe mercenarët e bindur të tij në vendet e para në listë, ndërsa ata, që populli do të kish vërtetë dëshirë t’i votonte, degdisen nga fundi i listave në vende “të pazgjedhsh­me”. Nga zgjedhjet fillon vetingu. Le t’i nënshtrohe­t me vullnet e sinqeritet treshja Basha- Rama- Kryemadhi këtij vetingu popullor. Le ta ndryshojnë ligjin aktual zgjedhor po të duan vërtet që gjërat të ndryshojnë në këtë vend. Nëse u jepet mundësia shqiptarëv­e të pastrojnë klasën politike, do të jenë ata, politikanë­t e rinj që do të hedhin themelet e drejtësisë së re. Një popull është i madh kur prodhon burra të mëdhenj. Shqiptarët kërkojnë t’i vënë në provë me zgjedhje të lira e të ndershme, që të tregojnë se dinë edhe ata të prodhojnë burra të mëdhenj si kombet e mëdha ne Europë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania