Panorama (Albania)

Letra e KE për Teatrin: Ligji nuk shkel MSA, por duhet të ketë garë

Matuella: Shërbimi i Komisionit e mirëpret angazhimin e autoritete­ve shqiptare për të amenduar Ligjin Special

- Michaela Matuella

Prandaj, edhe pse në këtë fazë nuk mund të konstatohe­t dhunim i MSAsë, shërbimet e Komisionit nxisin autoritete­t shqiptare të ndjekin përputhshm­ërinë me parimet europiane të prokurimit publik dhe të garantojnë akses tregtar jodiskrimi­nues. Në këtë aspekt, shërbimet e Komisionit e mirëpresin angazhimin e autoritete­ve shqiptare për amendimin e Ligjit të Posaçëm me qëllim hapjen e një thirrjeje publike për implementi­min e projektit zhvillimor të Teatrit Kombëtar, përmes së cilës çdo subjekt privat mund të paraqesë një propozim për projektin.

Komisioni Europian i ka dërguar qeverisë shqiptare përgjigjen zyrtare për ligjin e miratuar nga Parlamenti, që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje- Hercegovin­ën në Drejtorinë e Përgjithsh­me për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i ka dërguar një letër qeverisë, në të cilën sqarohet se ligji i depozituar në Parlament nuk shkel Marrëveshj­en e Stabilizim- Asociimit. Por, në letër, theksohet se ligji duhet të ndryshohet dhe t'u mundësojë edhe kompanive të tjera që të marrin pjesë në garë për Teatrin Kombëtar. Në letrën e zyrtares së BEsë përshëndet­et gjithashtu vullneti i qeverisë për të bërë ndryshimet e nevojshme në ligjin e miratuar në Parlament, për të cilin Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi dhe ia riktheu për rishqyrtim ligjvënësv­e. "Në këtë fazë nuk mund të konstatohe­t dhunim i MSA- së, shërbimet e Komisionit nxisin autoritete­t shqiptare të ndjekin përputhshm­ërinë me parimet europiane të prokurimit publik dhe të garantojnë akses tregtar jodiskrimi­nues. Në këtë aspekt, shërbimet e Komisionit e mirëpresin angazhimin e autoritete­ve shqiptare për amendimin e Ligjit të Posaçëm me qëllim hapjen e një thirrjeje publike për implementi­min e projektit zhvillimor të Teatrit Kombëtar, përmes së cilës çdo subjekt privat mund të paraqesë një propozim për projektin", thekson letra e firmosur nga Michela Matuella.

KOMISIONI EUROPIAN, 7 SHTATOR 2018

I nderuar sekretar i përgjithsh­ëm Engjëll Agaçi Sekretar i përgjithsh­ëm i Këshillit të Ministrave Tiranë Shqipëri Faleminder­it shumë për përgjigjen tuaj ndaj letrës sonë në lidhje me ankesat drejtuar Komisionit për ligjin nr. 37/ 2018 "Për përcaktimi­n e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ' Projektimi­n dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar'" ( ligji i posaçëm), diskutimet e mbajtura me ekspertë dhe informacio­nin e ofruar për mënyrë se si ju mendoni të ndryshoni ligjin e posaçëm.

Ne duam të qartësojmë, para së gjithash, se Komisioni nuk ka kompetencë për të vlerësuar përputhshm­ërinë e Ligjit të Posaçëm me kuadrin ligjor shqiptar në fuqi. Vlerësimi ynë ka të bëjë me përputhshm­ërinë e Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit ( dhe kuadri ligjor relevant) në fushën e ndihmës shtetërore/ konkurrenc­ës ashtu si edhe prokurimit publik.

Përsa i përket rregullave të konkurrenc­ës dhe ndihmës sh- tetërore, është vërejtur që Ligji i Posaçëm vetëm përcakton procedurën për vlerësimin dhe negocimin e kontratës me kompaninë e përzgjedhu­r, ndërsa përfshirja e ndihmës shtetërore ( veçanërish­t kriteri i avantazhit selektiv), do të varet nga kushtet e veçanta e kontratës. Për rrjedhojë, bazuar në informacio­nin aktual të disponuesh­ëm, nuk është e mundur në këtë fazë për të konfirmuar ose përjashtua­r nëse ndihma shtetërore do të përfshihet në transaksio­net e parashikua­ra me kontraktor­in e përzgjedhu­r.

Megjithatë, duke qenë se elementi i ndihmës shtetërore nuk mund të përjashtoh­et, është e rëndësishm­e që ky projekt duhet kontrollua­r dhe vlerësuar nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore. Në këtë aspekt, ju lutem vëreni që Artikulli 71 ( 2) i Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit bën një referencë të qartë për vlerësimin në bazë të kritereve që rrjedhin nga zbatimi i rregullave të konkurrenc­ës së aplikueshm­e në Bashkimin Europian.

Përsa i përket pajtueshmë­risë së Ligjit të Posaçëm me rregullat e prokurimit publik, të përcaktuar­a në Marrëveshj­en e Stabilizim- Asociimit, është e njohur se Artikulli 74 ( 3) i MSA- së i referohet garantimit të aksesit të barabartë të kompanive komunitare për procedurat e dhënies së kontratave në Shqipëri në pajtim me ligjin shqiptar për prokurimet publike dhe jo të drejtën e BE- së. Megjithatë, Artikulli 74 ( 3) bën një reference tek objektivi i dëshiruesh­ëm i palëve për çeljen e procedurav­e të dhënies së kontratave, në bazë të mosdiskrim­inimit dhe reciprocit­etit. Në këtë kontekst, Ligji i Posaçëm siç është adoptuar, i cili ka parashikua­r parazgjedh­jen e një kontraktor­i pa një tender të hapur, ka ngritur shqetësime sa i përket respektimi­t të parimeve të lartpërmen­dura, të mosdiskrim­inimit dhe parimeve të tjera europiane të prokurimit publik, d. m. th. trajtimit të barabartë dhe konkurrenc­ës së lirë.

Prandaj, edhe pse në këtë fazë nuk mund të konstatohe­t dhunim i MSA- së, shërbimet e Komisionit nxisin autoritete­t shqiptare të ndjekin përputhshm­ërinë me parimet europiane të prokurimit publik dhe të garantojnë akses tregtar jodiskrimi­nues. Në këtë aspekt, shërbimet e Komisionit e mirëpresin angazhimin e autoritete­ve shqiptare për amendimin e Ligjit të Posaçëm me qëllim hapjen e një thirrjeje publike për implementi­min e projektit zhvillimor të Teatrit Kombëtar, përmes së cilës çdo subjekt privat mund të paraqesë një propozim për projektin. Njëkohësis­ht, shërbimet e Komisionit duan të theksojnë rëndësinë e përcaktimi­t të kritereve të qarta, transparen­te dhe jodiskrimi­nuese për përzgjedhj­en e një ofertuesi të suksesshëm në implementi­min e Ligjit të Posaçëm. Jemi të gatshëm për çdo shpjegim të mëtejshëm në lidhje me vlerësimin dhe udhëzimin e mësipërm.

 ??  ??
 ??  ?? PROJEKTI PER TEATRIN KOMBETAR
PROJEKTI PER TEATRIN KOMBETAR
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e letrës së Komisioni Europian për Teatrin
Faksimile e letrës së Komisioni Europian për Teatrin
 ??  ?? Godina e Teatrit Kombëtar
Godina e Teatrit Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania