Panorama (Albania)

PS i rrëzon dekretin Metës, Ahmetaj: Kazinotë jashtë qyteteve

“Presidenti është këshilluar gabim, ligji rrit taksën për Lotarinë Kombëtare në 15 %. Kazinotë do largohen nga 1 janari”

- DORINA AZO

Komisioni i Ekonomisë, me votat e maxharoncë­s, rrëzoi dje dekretin e Presidenti­t Ilir Meta për rishqyrtim­in e ligjit të tatimit të të ardhurave te lojërat e fatit.

Në dekretin e Presidenti­t argumentoh­ej se ndryshimi i mënyrës së tatimit të të ardhurave ul barrën fiskale te lojërat e fatit. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, tha në Komisionin e Ekonomisë, se ligji për të ardhurat nuk ndryshon mënyrën e taksimit te lojërat e fatit, por rrit taksimin për Lotarinë Kombëtare, nga 10 për qind në 15 për qind. Ministri i Financave lajmëroi se nga 1 janari 2019, në zonat e banuara të qyteteve dhe fshatrave nuk do të ketë më kazino elektronik­e. Ministri Ahmetaj tha se largësia e basteve sportive do të jetë 200 m larg njëri- tjetrit.

AHMETAJ Ministri Ahmetaj argumentoi se ligji unifikon taksimin e Lotarisë Kombëtare me atë të lojërave të tjera të fatit. Kreu i Financave tha se Lotaria Kombëtare taksohej 10 për qind nga 15 për qind që paguajnë kompanitë e tjera. “Për sa i përket dekretit, unë besoj që ata që kanë këshilluar Presidenti­n, e kanë këshilluar gabim. Çfarë thotë Presidenti? “Për sa më sipër, thotë, nga shqyrtimi i ligjit 39/ 2018, konstatohe­t se vetëm një dispozitë e tij, më konkretish­t neni 6 i ligjit që iu referova, paraqet një problemati­kë, thotë Presidenti, të theksuar pasi parashikim­et e atij realizojnë uljen e barrës fiskale për bizneset që operojnë sot në të gjitha kategoritë e lojërave të fatit”. Kjo gjë nuk është e vërtetë, përkundraz­i. Pra, dikush që e ka këshilluar natyrshëm, e ka këshilluar gabim. E ka këshilluar me qëllim, e ka këshilluar pa dashje, për shkak të padijes, e kanë këshilluar teknikë, e kanë këshilluar politikanë? Ky është një diskutim përtej kësaj tryeze. Por, ajo që bën ligji është se rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte e përjashtua­r nga definicion­i standard dhe nga taksimi 15 për qind. Deri dje Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, propozoi dje që tatimi mbi fitimin e lojërave të fatit të rritet në 50 për qind, pasi normat e tyre të fitimit janë të larta. Kreu i Komisionit u shpreh se rritja e taksimit do të frenonte përhapjen e lojërave të fatit në vend. Duke iu referuar shifrave për 2017, Braçe tha se fitimet e kompanive të lojërave të fatit arrijnë deri në 34 për qind të xhiros. Ministri i Financave dhe Ekonomisë tha se qeveria do të rishikojë taksat për lojërat e fatit, por Ahmetaj nuk dha shifra konkrete të rritjes së taksimit. taksohej me 10 për qind, kur ta aprovojmë do të taksohet 15 për qind. E vetmja gjë që bëri dekreti është se shtyu taksimin me 15 për qind, pra, la dhe ca muaj një taksim 10 për qind. Këtë bëri dekreti, dhe ne, me rrëzimin e dekretit, do lejojmë hyrjen në fuqi të 15 për qind të taksimit të ri mbi këtë kompani”, argumentoi ministri Ahmetaj. HEQJA E KAZINOVE Ministri i Financave lajmëroi se nga 1 janari 2019, në zonat e banuara të qyteteve dhe fshatrave nuk do të ketë më kazino elektronik­e. Ministri Ahmetaj tha se largësia e basteve sportive do të jetë 200 m larg njëri- tjetrit. “Në 1 janar nuk do të ketë më në qytet kazi-

no elektronik­e. Do të largohen nga qyteti dhe këtë vendim e ka marrë kjo maxhorancë, e ka marrë maxhoranca e Partisë Socialiste të Shqipërisë, qeveria e Partisë Socialiste të Shqipërisë, ajo e ka marrë këtë vendim. Në 1 janar, dua ta ndaj me qytetarët, me kompanitë dhe me ju, nuk do të ketë më kazino elektronik­e në qytete. Në bazë të ligjit, kazinotë elektronik­e do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet, që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuar­a. Largohen nga qytetet. E dyta, në bazë po të definicion­it të ligjit, do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra, jo 1 në 10 m, 1 në 15 m, 1 në 30 m”, u shpreh ministri.

 ??  ?? Ahmetaj në Kuvend
Ahmetaj në Kuvend
 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në Komisionin e Ekonomisë
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania