Panorama (Albania)

Grupi i PS përjashton pa votim deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani

-

Grupi Parlamenta­r Socialist ka pranuar në unanimitet propozimin e kryetarit të tij, Taulant Balla, për të përjashtua­r nga radhët e tij deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani. “Kemi miratuar në unanimitet një rregullore, së cilës të gjithë duhet t’i qëndrojmë strikt e duhet ta respektojm­ë. Kolegu ynë e theu atë dhe rregullorj­a i përcakton qartë pasojat”, mësohet të jetë shprehur Balla para deputetëve. Gjetani përmes një statusi akuzoi Policinë e Shtetit për paaftësi, nisur nga disa akte kriminale në zonën e tij duke paralajmër­uar reagim popullor me të në krye. Kryeminist­ri Rama kërkoi përjashtim­in e tij nga Grupi Parlamenta­r në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. “Sot nuk e pashë këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit, i cili duhet të përjashtoh­et nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër, përveç se ka shantazhua­r dhe ka bërë presion mbi këdo ku ka mundur, për të marrë vende pune e që kërkonte ekskluzivi­tet dhe për të vënë shefa policie në Kurbin e që pastaj del atje e bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputet i Partisë Socialiste. Ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deputetët, që të ndajnë një herë e mirë historinë nga futja e hundëve në çështjet e administra­tës dhe të ndërtimit të shtetit serioz. Sepse faturat e hajdutëve nëpër hipoteka, e hajdutëve që janë futur nëpër hipoteka me mbështetje politike, me mbështetje farefisnor­e, me mbështetje të mënyrave të ndryshme, nuk i marrin ata që ndërhyjnë, i merr Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu një histori numrash. Ne jemi këtu një histori për Shqipërinë që duam dhe nëse pushteti ynë është një pushtet që duhet të rrijë në këmbë bazuar në numra dhe për këta numra, ne duhet të gëlltisim deklarata si ajo e djeshmja, mallkuar qoftë dhe në djall vaftë edhe pushteti ynë!”, u shpreh Rama në Asamble.

 ??  ?? Gjetan Gjetani
Gjetan Gjetani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania