Panorama (Albania)

Zbulohet skenari i opozitës, komisione paralele në Kuvend

Salianji mbledh grupin për vetingun në kryesinë e Parlamenti­t

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj në opozitë do të rikthehen sot në Kuvend, jo për t’iu bashkuar komisionev­e parlamenta­re, por për të nisur punën për vetingun në politikë.

Në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të PD, Lulzim Basha u kërkoi deputetëve të zbatojnë vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, të cilët e duan vetingun në politikë dhe kërkojnë largimin e politikanë­ve të lidhur me krimin. Kreu i PD- së në mbledhjen me dyer të mbyllura i përcolli demokratëv­e edhe mesazhin e marrë nga qytetarët në takimet e zhvilluara në Shkodër dhe Elbasan. “Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vetingun me ligj për politikanë­t dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vetingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetje­n e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimt­are të politikës nga krimi”, deklaroi Basha në grupin e PD- së.

VETINGU Basha rikonfirmo­i në mbledhjen me dyer të mbyllura se opozita do të dalë me një platformë të përbashkët politike për t’u ofruar shqiptarëv­e alternativ­ën për të dalë nga kriza, në të cilën ndodhet vendi. Kreu i PD- së sqaroi deputetët se kjo platformë do të jetë e ndarë në katër shtylla kryesore, për të cilat, që nga kjo e hënë, do të funksionoj­në edhe katër grupe pune. Katër shtyllat kryesore të platformës së opozitës do të jenë: Dekriminal­izimi i plotë përmes vetingut të politikanë­ve të lidhur me krimin; Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeve­risjes së Edi Ramës me krimin; Zgjedhje të lira të ndershme, demokratik­e ku qytetarët të jenë ata që vendosin; dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsion­i qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

GRUPET Për secilën nga katër shtyllat e platformës së opozitës, Basha në dakordësi edhe me aleatët e tij në opozitë ka përcaktuar anëtarët e grupeve të punës. Deputeti i PD- së, Erv- in Salianji është emëruar nga Basha si koordinato­r i grupit që do të merret me çështjen e dekriminal­izimit të plotë përmes vetingut në politikë. Deputetja Jorida Tabaku do të drejtojë grupin që do të merret me çështjet ekonomike, Enkelejd Alibeaj me çështjet e drejtësisë ndërkohë nënkry- etari i LSI- së, Luan Rama, do të jetë koordinato­r i opozitës për çështjet zgjedhore. Sot në orën 10: 00 opozita do të mblidhet në kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar mbledhjet e para të grupeve që do të merren me vetingun në politikë dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet.

 ??  ?? Nga mbledhjet e Grupit Parlamenta­r të PD
Nga mbledhjet e Grupit Parlamenta­r të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania