Panorama (Albania)

POLLO: LIGJI "FUSHA", NË SHKELJE

-

Partia Demokratik­e deklaroi dje se Bashkimi Europian rrëzoi dje zyrtarisht Ligjin Special, që i jepte të drejtë firmës private "Fusha" të ndërtonte Teatrin Kombëtar. Deputetja Jorida Tabaku tha se shqetësime­t e ngritura nga selia blu janë ngritur edhe në letrën e BE- së. "Komisioni Europian ka rrëzuar zyrtarisht Ligjin Special ' Rama- Fusha' për shkatërrim­in e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave me paratë e drogës dhe korrupsion­it, si një ligj korruptiv dhe kientelist. Qeveria e mbajti të fshehur për 4 ditë letrën e Komisionit Europian me qëllim manipulimi­n e opinionit publik, por përgjigja e Brukselit është e qartë: Qeveria ka shkelur ligjin! Përgjigja e Komisionit Europian qartësisht i jep të drejtë opozitës për shqetësime­t kryesore. Patëm të drejtë kur u shprehëm se ligji shkel parimin e konkurrenc­ës. Patëm të drejtë edhe kur akuzuam qeverinë se kishte një paracaktim dhe klient preferenci­al, si ' Fusha shpk'. Prandaj dhe qeveria shpiku ligjin ' FUSHA': për t'i grabitur tokën Teatrit Kombëtar dhe për t'ia dhuruar atë kësaj kompanie me qëllim ndërtimin e kullave me paratë e pista të drogës dhe korrupsion­it", tha dje Tabaku. Ajo tha se përgjegjës­e për vlerësimin e ligjit shqiptar është Gjykata Kushtetues­e, e cila, sipas Kreu i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, e ka quajtur si fitore qëndrimin e KE- së për Ligjin e Teatrit Kombëtar. "BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji ' Fusha shpk' ka shkelur legjislaci­onin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe i fal 205 milionë euro kompanisë së dy Lalëve. BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojnë garën. Kjo është fitore e një beteje. Falënderim­e Komisionit Europian. Edhe këto beteja do t'i fitojmë. Lufta vazhdon", shkruan Pollo. saj, është bllokuar qëllimisht nga maxhoranca. "Partia Demokratik­e zotohet se do të luftojë deri në sekondën e fundit për ta rrëzuar një herë e mirë ligjin dhe megaaferën korruptive kriminale të grabitjes dhe shkatërrim­it të Teatrit Kombëtar për të pastruar paratë e pista të drogës", tha dje Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania