Panorama (Albania)

VASILI: BE FOLI, LIGJI I TEATRIT RA

-

Kreu i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili, ka ironizuar dje qeverinë dhe bashkinë pas letrës së BE- së për Teatrin Kombëtar. Sipas Vasilit, Ligji i Teatrit ra, pasi nuk garanton garë në realizimin e tenderit. "BE foli, Ligji i Teatrit ra!! Ngushëllim­e Bashkisë dhe Qeverisë! Ligji i Teatrit ra. Po ra fare, fare. Sepse edhe ligj special për vetëm një firmë të vetme siç bënë këta hajdutët e qeverisë e të bashkisë, edhe garë të hapur për të gjithë firmat e interesuar­a siç thotë BE në letrën për Teatrin, kanë aq lidhje sa nata dhe dita. Ndërsa tani, BE na tregon që këta po vetë, qeveri e bashki, qenkan gati ta ndryshojnë?! Edhe jargaviten e gënjejnë e thonë na dha të drejtë BE pastaj. Po a kanë turp, apo e kanë zanat ta hanë turpin me bukë, boll që ta rrjepin Teatrin dhe milionat", thotë Vasili.

Me aprovimin e ligjit për Teatrin e ri Kombëtar nga Komisioni Europian, është zgjidhur edhe ngërçi që mbante peng vijimin e punës drejt një Teatri të ri.

Kjo përgjigje e shumëpritu­r, sipas kryebashka­ikut Erion Veliaj, jo vetëm ka tejkaluar pengesat, por njëkohësis­ht i heq çdo alibi opozitës për ndërtimin e teatrit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, kryebashki­aku e cilëson letrën e KE një lajm të shkëlqyer, teksa shtrin dorën e bashkëpuni­mit për zhvillimin e kryeqyteti­t. “Lajm i shkëlqyer letra e KE për teatrin e ri. Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet të pengojë progresin. Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë edhe më të mirë akoma. Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara”. Ishte vetë Veliaj, që vetëm tri ditë më parë lajmëroi se do të kishte një draft të ri ligjor nga Bashkimi Europian, që do të ishte “e mesmja e artë” e atyre që duan dhe atyre që janë kundër shembjes së teatrit ekzistues për të ndërtuar të riun, çka do e bënte procesin më të hapur e transparen­t. Por, përpos diskutimev­e disamujore, në asnjë moment, kryetari nuk e ka vënë në dyshim ndërtimin e teatrit, duke mbyllur mundësinë që ky proces dialogimi të vendoste të kundërtën. “Një gjë është e sigurt: një Tiranë që ka Amfiteatër të ri, që ka Shesh të ri, që ka Pazar të ri, Park të ri Olimpik, që ka shkolla të reja, sigurisht që do të ketë edhe Teatër të Ri. Ne nuk mund të stonojmë në një Kreu i bashkisë, Erion Veliaj, deklaroi javën e shkuar se procesi i ndërtimit të teatrit do të jetë jo vetëm transparen­t, por edhe i dakordësua­r me BE- në. “Kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirës­it e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht, u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësua­r me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparen­t dhe të hapur për të gjithë dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën”, është shprehur Veliaj, teksa inspektont­e punimet në një prej shkollave të Tiranës. fushë dhe të shkëlqejmë në të gjitha fushat e tjera. Kështu që, nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri”, ka deklaruar Veliaj javën e kaluar. Ndërsa për opozitën, kjo deklaratë bashkë me sh- tyrjen e afatit të shqyrtimit të ligjit në Kuvend u panë si një tërheqje, në fakt ndodhi e kundërta. Pengesa ra. Ligji për teatrin do të rivotohet të enjten e javës që vjen, më 20 shtator në Parlament.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania