Panorama (Albania)

KËSHILLI I LARTË I PROKURORIS­Ë

-

KLP është një ndër institucio­net e reja që pritet t’i japë formë Reformës në Drejtësi në organin e akuzës. Mirëpo, ky këshill rrezikon të ngrihet në vjeshtë, pasi tre kandidatë nga prokurorit­ë e Apelit nuk kanë mundur do të kalojnë vetingun. Për këtë arsye, duhet që tashmë të shpallen vakancat dhe të shprehin interes prokurorë të tjerë të Apeleve dhe të kalojnë vetingun që të ngrihet ky këshill, i domosdoshë­m për emërimin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. 22 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016. Dyshimet janë mbi apartament­in 157 metra katrorë të porositur në vitin 2004 me një vlerë prej 70 mijë eurosh. Hoti vetë ka deklaruar se apartament­in e ka blerë për 68 mijë euro. KPK konkludon se Hoti ka deklaruar një çmim dhe kontratë fiktive për blerjen e apartament­it dhe nuk ka deklaruar shtesën prej 30 metrash katrorë, që përdoret si garazh. Gjithashtu, probleme janë vërejtur edhe në tokën arë në Spitallë të marrë me Ligjin 7501. Sipas KPK- së, prokurori është zhvendosur nga Qerreti drejt Durrësit në vitin 1990 dhe meqenëse kishte marrë banesë, nuk mund të trajtohej me pronë aty.

Po kështu, toka, sipas KPK- së, nuk mund të jetë bujqësore, pasi ndodhet në bregdet. Për pasurinë, pati edhe debate mes vëzhguesit ndërkombët­ar dhe Hotit, i cili është mbrojtur për banesën, duke thënë se kontratat kanë qenë një gabim i firmës së ndërtimit. Mirëpo Jacobs i ONM- së, i rekomandoi Hotit që “të tregonte të vërtetën”. “Ju po na thoni se keni blerë bukë te kasapi dhe prisni që ne ta besojmë këtë. Ne këtu presim të na thuash të vërtetat. Ju folët edhe për kursime që nuk i keni deklaruar asnjëherë. Morët një kredi 70 mijë euro dhe këto para përfunduan në llogarinë bankare personale të një administra­tori firme”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania