Panorama (Albania)

Biletat e udhëtarëve, KLSH: U abuzua me 1,2 miliardë lekë fonde

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar indicie për ndjekje penale në Prokurorin­ë e Durrësit, për punonjësit dhe ish- punonjësit e Hekurudhës Shqiptare, pasi nga auditi janë konstatuar një sërë shkeljesh. KLSH auditoi Hekurudhën Shqiptare në Durrës për periudhën nëntor 2014 deri në dhjetor 2017. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga shoqëria ‘ Hekurudha Shqiptare’ SH. A, është abuzuar me 1,2 miliardë lekë të vënë në dispozicio­n për subvencion­in e biletave, por janë përdorur për paga punonjësis­h. “Nuk janë zbatuar plotësisht procedurat ligjore për përdorimin e subvencion­it të akorduar për transporti­n e udhëtarëve për periudhën objekt auditimi, duke ndryshuar destinacio­nin e këtij subvencion­i në vlerën 1,230,000,000 lekë, e cila përbën shkelje të disiplinës buxhetore dhe shpenzime jo në përputhje me ligjin po në të njëjtën vlerë. Konkretish­t, i gjithë subvencion­i është përdorur për mbulimin e fondit të pagave dhe sigurimet shoqërore për shoqërinë ‘ Hekurudha Shqiptare’, duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacio­nin e këtij shpenzimi të dhënë nga buxheti i shtetit”, thuhet në raport. KLSH ka evidentuar se hekurudhat nuk kanë paguar këstet e kredisë italiane. Po ashtu, ish- drejtues të shoqërisë kanë likuiduar fatura për shërbim me roje private, të cilat nuk janë firmosur nga blerësi, nuk është përcaktuar vendi i kryerjes së shërbimit, nuk janë shoqëruar me procesverb­alet e kryerjes së shërbimit dhe nuk është përcaktuar vendi i realizimit, me pasojë dëm ekonomik me vlerë 14,223,134 lekë. Abuzime janë gjetur edhe në tendera. “Në dy procedura prokurimi, fondi limit është përllogari­tur më i lartë se ai real, në kundërshti­m me ligjin ‘ Për prokurimin publik’, i ndryshuar, duke shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 4,127,040 lekë dhe 3,611,600 lekë”, thuhet në raport.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania