Panorama (Albania)

Thaçi në Preshevë? Ja çfarë mendon Brnabiç

- Ana Brnabiç

Bashkimi Europian ka reaguar mbi fjalimin e Presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Mitrovicë, ku ka lartësuar ishPreside­ntin e luftës, Sllobodan Milloshevi­ç, si një lider të madh.

Fjalimi i Vuçiç, një ish- ndjekës i Milloshevi­ç, është komentuar edhe nga mediat ndërkombët­are. “Pajtimi, normalizim­i dhe marrëdhëni­et e mira fqinjësore do të jenë të mundshme vetëm nëse politikat e së kaluarës refuzohen dhe tejkalohen”, kështu u shpreh zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, e cila shtoi se këto politika kanë shkaktuar dekada me vuajtje për Ballkanin Perëndimor dhe për popujt aty. Kocijancic u pyet nga një gazetar në Bruksel për qëndrimin e Bashkimit Europian mbi deklaratën e së dielës të bërë nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se ish- Presidenti serb, “Milloshevi­ç ishte një lider i madh që kishte qëllimet më të mira”. Zyra e shefes së politikës së Jashtme të BE- së, Federica Mogherini, tha se “nuk duhet të ketë hapësirë, dykuptimës­i ose respekt për ata që kanë kryer ato politika apo veprime”. Në reagim thuhej se: “Rregullat për forcat ndërkombët­are dhe rregullat e brendshme janë të qarta... pajtimi dhe marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë janë thelbi, mbi të cilin mbështetet Bashkimi Europian”. Sipas Koçijançiç: “Të gjithë partnerët në rajon kanë një perspektiv­ë të qartë europiane dhe prandaj kërkohet që t’i respektojn­ë këto parime”. Ajo kujtoi deklaratën e Presidenti­t të Komisionit Europian, JeanClaude Juncker, se “nacionaliz­mi nuk ka prodhuar kurrë zgjidhje, por vetëm probleme”. Fjalimi i Vuçiç është komentuar edhe nga mediat ndërkombët­are. “Washington Post” ka publikuar të hënën një artikull për vizitën e Presidenti­t serb, Aleksander Vuçiç, në Kosovë, i cili nga Veriu i Kosovës i thuri lavde Sllobodan Milloshevi­çit. “Lëvdatat dhe deklaratat e Presidenti­t serb, Aleksander Vuçiç, në Kosovë për Sllobodan Milloshevi­çin kanë nxitur reagime të ashpra në shtetet ku politika nacionalis­te e tij gjatë viteve ‘ 90 ka shkaktuar shkatërrim dhe gjak-

Kryeminist­rja serbe, Ana Brnabiç, nuk ka deklaruar qartë nëse do ta lejojë apo nuk do ta lejojë Presidenti­n e Kosovës që të vizitojë Luginën e Preshevës, në territorin që ai kërkon të përfshijë në bisedimet me Serbinë, për ta bërë pjesë të Kosovës me teorinë e korrigjimi­t të kufijve. “Nuk kemi asnjë paralajmër­im. Së pari duhet Thaçi t’i drejtohet qeverisë së Serbisë. Do të shohim se çfarë do t’i thotë qeverisë së Serbisë dhe më pas do të vendosim”, ka thënë Bërnabiç duke shtuar se “Serbia është vend i cili mund të sigurojë çfarëdo vizite sepse është e qëndrueshm­e dhe ka sovranitet”, duke ironizuar mbi protestën e Drenicës. Sipas Brnabiç, fjalimi i Vuçiç në Mitrovicën e Veriut është “historik” sepse “ka ofruar perspektiv­ën e Serbisë së re, e cila nuk ka pretendime të fitojë në luftëra por në ekonomi”. Brnabiç i quajti politikanë­t e Kosovës si politikanë të luftës, duke u zotuar të ndjekë porositë paqësore të Vuçiç. derdhje”, ka shkruar “Washington Post”. Milloshevi­ç, i cili vdiq në vitin 2006 gjatë kohës që kundër tij po mbahej gjyqi për krime lufte, konsideroh­et si njeriu më përgjegjës për ndarjen e përgjakshm­e të ishJugosll­avisë, dhe vrasjen e më shumë se 120 mijë njerëzve. Në artikullin e “Washington Post” citohet edhe deklarata e Presidenti­t Thaçi, i cili e quajti provokim një lëvdatë të tillë nga Vuçiç. “Dëgjuam duke u folur për paqe, mirëkuptim dhe marrëdhëni­e të mirë fqinjësore. Por, gjithashtu, dëgjuam sesi lavdërohej Milloshevi­ç dhe gjeneralët e tij. Këto dy gjëra nuk shkojnë së bashku”, ka shtuar Presidenti i Kosovës. Gazeta amerikane mbyll artikullin me kujtesën se Vuçiç, gjatë kohës së luftës në Ballkan, ishte ministër i Milloshevi­çit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania