Panorama (Albania)

Super Kosova shkëlqen në Prishtinë, fitorja e parë në ndeshje zyrtare

-

SuperKosov­ë në Prishtinë. Në debutimin e saj në shtëpi, Kosova mund 2- 0 Ishujt Faroe dhe ngjitet në krye të grupit të tretë në divizionin D të Ligës së Kombeve. Pas barazimit me Azerbajxha­nin, Dardanët mundën me jo pak probleme ekipin nga Farore, duke sjellë fitoren e parë historike në një ndeshje eliminator­e të kombëtares së Kosovës. Dy golat e Zenelit e Nuhiut në pjesën e dytë sollë tri pikët e mëdha dhe vendin e parë në grupin 3.

Pjesa e parë - Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e Prishtinës që mban pikërisht emrin e legjendës kosovare të futbollit Fadil Vokrri, si fillim spektakël dhanë tifozët në shkallët e stadiumit. Në tribuna është ngritur numri 9, i mbartur nga Vokrri, si edhe fotografia e tij me mbishkrimi­n "Our Hero" ( Heroi ynë). Një nderim për futbollist­in më të madh kosovar që vetëm pak muaj më parë u nda jeta. Gjatë 45- minutëshit të parë, skuadra kosovare dominoi dhe pati iniciativë­n, mirëpo mungoi konkretizi­mi para portës kundërshta­re.

Të përzgjedhu­rit e Shaland sulmuan, por miqtë ishin hermetikë në prapavijë, madje duke rrezikuar edhe për të shënuar gol.

Pjesa e dytë - Vendësit nuk humbën kohë dhe në pjesën e dytë ia dolën që të zhbllokoni­n rezultatin. Dhe në minutën e 50- të ishte Arbër Zeneli, i cili me një goditje të bukur e ndëshkoi portierin kundërsh- tar, duke i dedikuar legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, golin e tij. Kosova hidhet e gjitha në sulm dhe menjëherë pesë minuta pas golit të parë, pas një harkimi në zonë nga Milot Rashica, Atdhe Nuhiu e futi topin në rrjetë. 2- 0 dhe stadiumi në festë. Përfaqësue­sja kosovare vazhdon me sulmet ndaj Ishujve Faroe, por në fund ndeshja u mbyll me rezultatin e pastër 2- 0. Pas këtij triumfi që është historik, sepse skalitet si fitorja e parë në ndeshje zyrtare, Kosova numëron katër pikë dhe është në krye të Grupit 3 në ligën D.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania