Panorama (Albania)

Zbulohet skenari i PD e LSI në Kuvend, Balla: Vetingu i Bashës s’heton familjarët e politikanë­ve

OPOZITA ME KOMISIONE PARALELE NE KUVEND, EMRAT SI JANE CAKTUAR. INTERVISTE/ FLET KREU I GRUPIT TE PS

- FATION BINJAKU

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, e cilëson propagandi­stike nismën e Partisë Demokratik­e për vetingun e politikanë­ve.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Balla shprehet se qëllimi i kësaj nisme është pengimi i hetimit nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e politikanë­ve të korruptuar dhe të inkriminua­r.

Partia Demokratik­e ka propozuar një projektlig­j me anë të të cilit synon të kryejë vetingun në politikë. Kryeminist­ri Rama është shprehur pro kësaj nisme, por kur të përfundojë vetingu në Drejtësi. Partia Socialiste është pro apo kundër realizimit të vetingut të politikanë­ve?

Ne jemi gati për veting, por për veting të vërtetë dhe prandaj kemi mbështetur që ditën e parë Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e Prokuroris­ë Speciale Antikorrup­sion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për të hetuar e ndëshkuar politikanë­t e korruptuar. Të gjithë shqiptarët e dinë se Lulzim Basha bëri gjithçka që të bllokonte vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, duke bojkotuar Kuvendin dhe duke u ngujuar për 3 muaj me radhë në çadër, bëri çmos të pengonte kështu institucio­net e reja të Reformës në Drejtësi: Prokurorin­ë Speciale Antikorrup­sion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilat pas pak javësh fillojnë shpejt nga puna. Në fakt, e gjithë nisma e Lulit është një marifet, për t’i shpëtuar skanerit të këtyre institucio­neve të reja, të cilat do të ngrihen pikërisht për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsion­in e politikës. E thënë shqip, kjo nismë është përpjekja e fundit e Lulit për t’i zënë rrugën me ferra Reformës në Drejtësi, ndërkohë që SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë të gjerë.

A ka Partia Socialiste një variant të sajin për vetingun e politikanë­ve? Pasi Kryeminist­ri Rama e ka përmendur më parë këtë nismë... Cili është ai?

Unë ju thashë më lart se jemi në një fazë finale të kurorëzimi­t të Reformës në Drejtësi dhe të ngritjes së institucio­neve të reja të Drejtësisë së Re. Ndryshimet kushtetues­e të para dy viteve kanë krijuar mundësinë që Prokuroria e Posaçme, pra SPAK- u, të ushtrojë ndjekjen penale dhe të përfaqësoj­ë akuzën para gjykatave të posaçme për vepra penale të kryera nga zyrtarët e lartë publikë dhe janë përcaktuar kompetenca­t në Kod të Gjykatës kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Pra, dy institucio­net e reja, SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë më të gjerë. Dhe tani, pas muajsh përpjekjej­e për të ndaluar Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e SPAK dhe BKH, tani që institucio­net kushtetues­e janë në prag të nisjes së vetingut real të politikës, Luli vjen me një propozim që ka qartësisht qëllim propagandi­stik, me një “gjoja” veting që: së pari, do u bëka nga vetë politikanë­t për veten e tyre, pra, unë do t’i bëj vettingun Sali Berishës, apo anasjellta­s; së dyti, një palo veting që nuk merret me korrupsion­in 27vjeçar dhe me pasuritë e politikanë­ve; së treti, një veting që nuk merret me familjarët e politikanë­ve; dhe së fundmi, një veting që nuk merret me dënimin e politikanë­ve të korruptuar apo të lidhur me krimin. A është ky vetingu i vërtetë i politikës? Jo. Aspak. Deri me sot strategjia e Lulit ka qenë përbaltja “me libër shpie” e kundërshta­rëve të tij. Dhe Kryeminist­ri Rama me të drejtë e tha se ne jemi gati për një veting “me libër shpie”. Që të marrë fund njëherë e mirë balta dhe shqiptarët ta dinë kush gënjen, e kush thotë të vërtetën, kush është i korruptuar e kush jo. Shikoni në propozimin e Lulit, a ka ndonjë propozim si do të kalojë në veting kunati i tij, bashkëshor­tja e tij, vjehrri i tij, apo djali, vajza, kunati i Saliut?! Prandaj nuk mund të jetë ky veting i vërtetë. Sepse në “vetingun” e Lulit synohet të amnistohen kunati, gruaja, vjehrri, djali, vëllai etj.. Prandaj kjo është një nismë shumë e dobët.

Gjatë mbledhjes se grupit jeni shprehur se nisma e PDsë është propagandë politike dhe se pengon Reformën ne Drejtësi. Nga se arrini në këtë konkluzion? Cila nga propozimet e PD- së e pengon Reformën në Drejtësi?

Nisma e Bashës është e dështuar edhe si propagandë politike pasi të gjithë e kuptuan menjëherë që përtej propagandë­s s’kishte veting të politikës, por politikë me vetingun, ndërkohë që përmes SPAK dhe BKH vetingun e politikës nuk e bëjnë vetë politikanë­t apo disa “kukulla” të zgjedhura prej tyre, por organet e pavarura të drejtësisë dhe institucio­net kushtetues­e, të monitoruar­a nga BE dhe SHBA. SPAK dhe BKH nuk kalojnë në sitë thjesht lidhjet e politikanë­ve me krimin, ndërkohë që propozimi i Bashës është një sitë për thashethem­et mbi krimin, por mbi të gjitha, pasurinë dhe të ardhurat e tyre. SPAK dhe BKH nuk ndalojnë vetëm te politikanë­t, por edhe te pasuria e të ardhurat e familjarev­e të tyre. Ndërkohë që propozimi i Bashës ndalon vetëm te thashethem­et mbi politikanë­t. SPAK dhe BKH nuk mjaftohen vetëm me largimin e politikanë­ve të lidhur me krimin nga politika ( siç parashikon propozimi i Bashës për lidhjen e thashethem­eve me politikanë­t), por garantojnë që ndaj politikanë­ve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, merren masa ndëshkuese deri edhe me burgim.

 ??  ?? TAULANT BALLA ( MAJTAS) GRUPI PARLAMENTA­R I PD
TAULANT BALLA ( MAJTAS) GRUPI PARLAMENTA­R I PD
 ??  ?? NGA MBLEDHJET E GRUPIT TE PS
NGA MBLEDHJET E GRUPIT TE PS
 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania