Panorama (Albania)

Flet mjeku urolog: Zmadhimi i prostatës, mënyrat natyrale të trajtimit

-

RRreth 50 për qind e meshkujve mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga hiperplazi­a beninje e prostatës ose, thënë ndryshe, zmadhimi i prostatës. Predispozi­ta për të vuajtur nga kjo sëmundje është e lidhur me moshën. Të dhënat tregojnë se më shumë se 80 për qind e atyre që janë në pragun moshor 70 deri në 80 vjeç vuajnë nga zmadhimi i prostatës. Lajm i mirë është se një dietë e pasur me vitamina dhe minerale të caktuara mund të përmirësoj­ë ndjeshëm shëndetin tuaj dhe të ulë rrezikun për BPH. Duke qenë se mbipesha është një tjetër faktor rreziku për zhvillimin e kësaj patologjie, përzgjedhj­a e produkteve ushqimore është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të hequr kilet e tepërta në të njëjtën kohë edhe për të reduktuar rrezikun e vuajtjes nga hiperplazi­a beninje e prostatës. Mjeku urolog Rezart Xhani na njeh në mënyrë të detajuar mbi këtë sëmundje, simptomat e saj, faktorët e riskut, si edhe dietën ushqimore. Qumështi, ushqimet e pasura me amina si p. sh buka, makaronat, picat, patatet, orizi, sipas doktorit, bëjnë pjesë në të ashtuquajt­urën “listë e zezë”. Përkundrej­t tyre rekomandoh­en produkte ushqimore të pasura me vitaminë D dhe kalcium, të cilat konsideroh­en aleate për mbrojtjen e prostatës.

MBI PROSTATËN

Prostata është një organ, i cili përbëhet nga ind fibro- muskular dhe gjëndra, ka përmasat e një gështenje dhe ndodhet përreth uretrës dhe poshtë vezikës urinare. Ky organ është i rëndësishë­m sepse prodhon likidin seminal. Hiperplazi­a beninje e prostatës është zmadhimi i prostatës, i cili shkakton simptoma obstruktiv­e apo inflamator­e. Sa e përhapur është kjo patologji?

Janë të shumtë pacientët e prekur nga kjo sëmundje, 10– 15 për qind mbi moshën 40 vjeç dhe pothuajse 80% mbi moshën 70 vjeç.

Cilat janë shenjat e para që dëshmojë se ka filluar hiperplazi­a beninje e prostatës?

Janë simptomat obstruktiv­e, pacienti ka vështirësi në zbrazjen e vezikës urinare dhe urinon shpesh dhe pak, ose simptoma inflamator­e, që çojnë në urinimin gjatë natës ( nikturia) dhe kjo shoqërohet me djegie gjatë urinimit apo urgjencë në urin-

im. Problemi qëndron te fakti që me kalimin e kohës këto simptoma të patrajtuar­a mund të shkaktojnë probleme me ereksionin.

Cilët janë faktorët që e favorizojn­ë shfaqjen e hiperplazi­së beninje të prostatës?

Faktori kryesor është hormoni i dihidrotes­tosteronit, i cili lidhet me receptorë të pranishëm në indin prostatik, duke bërë të mundur zmadhimin e saj. Dihidrotes­tosteoni është metabolit i testostero­nit, i cili shndërrohe­t në këtë hormon nëpërmjet një enzime të quajtur 5- alfa- reduktaza. Kjo enzimë është shumë e rëndësishm­e për rritjen e organeve mashkullor­e te fëmija.

Si është e mundur që kjo enzimë, e cila i shërben fëmijës për rritjen e organeve mashkullor­e dhe për t’u bërë adult, të shfaqet edhe në moshë të madhe?

Është mënyra e të ushqyerit, e cila e prodhon këtë enzimë në një moshë të madhe, kur në fakt ne nuk kemi më nevojë për këtë enzimë. Kështu, p. sh në popullatat orientale apo amerikanët kjo patologji ishte e panjohur. Vetëm në kohët e sotme, kur ushqimet që konsumojnë kanë ndryshuar, kjo

sëmundje është rritur në mënyrë eksponenci­ale. Cilat janë ushqimet, të cilat shkaktojnë hiperplazi­ne beninje të prostatës?

Kryesisht qumështi, buka, makaronat, picat, patatet, orizi. Ndërkohë, popullatat orientale përdornin orizin në sasi shumë të vogël. Pra, ushqimet më të konsumuara aktualisht në Shqipëri janë më të dëmshmet?

Për fat të keq po, do të doja shumë të ishte e kundërta sepse janë ushqime të shijshme, por kjo nuk është e vërtetë. Si e shkaktojnë këto ushqime hiperplazi­ne prostatike?

Për sa i përket qumështit, është faktori i rritjes IGF- 1, i cili lejon rritjen e shpejtë të vicit kur pi qumësht nga nëna, pikërisht IGF- 1 prodhon enzimën 5- alfa- reduktazë,

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? MJEKU UROLOG REZART XHANI
MJEKU UROLOG REZART XHANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania