Panorama (Albania)

SHTESA PËR ÇDO KATEGORI

-

PAGESAT PËR INVALIDËT PARAPLEGJI­K DHE TETRAPLEGJ­IK

• Ishte

Masa e përfitimit për invalidët paraplegji­kë dhe tetraplegj­ikë bëhet 10.330 lekë në muaj.

• Bëhet

Masa e përfitimit për invalidët paraplegji­kë dhe tetraplegj­ikë, të përcaktuar në pikën 4, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 31, datë 20.1.2001, bëhet 10.540 lekë në muaj.

• Ishte

Masa e përfitimit për kujdestari­n e invalidit paraplegji­k dhe tetraplegj­ik bëhet 10.850 lekë në muaj.

• Bëhet

Masa e përfitimit për kujdestari­n e invalidit paraplegji­k dhe tetraplegj­ik bëhet 11.070 lekë në muaj.

PAGESA PËR PERSONAT MË AFTËSI TË KUFIZUAR ( KEMPI)

• Ishte

Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar bëhet 10.330 lekë. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuara.

• Bëhet

Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar bëhet 10.540 lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuara.

TË VERBRIT

• Ishte

Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, e përcaktuar në pikën 4, të Vendimit nr. 277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, bëhet 11.730 lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit.

• Bëhet

Masa e përfitimit për shkak të verbërisë, të përcaktuar në pikën 4, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 277, datë 18.6.1997, bëhet 11.965 lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit.

Efektet financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2018 dhe përballohe­n me fondet e akorduara për vitin 2018, për Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania