Panorama (Albania)

Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018” ( 14- 18 nëntor)

-

Të nderuar kolegë, botues, autorë e përkthyes. Ju vëmë në dijeni se ka filluar nga puna juria e çmimeve të Panairit të Librit 2018. Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka vendosur të jepen këto çmime:

Autori i vitit 2018 Përkthyesi i vitit 2018 Libri më i mirë për fëmijë 2018

Do të përfshihen në konkurs të gjitha botimet pas Panairit të 20 të Librit ( domethënë dhjetor 2017nëntor 2018). Data e botimit duhet të vërtetohet nëse është e fundvitit 2017. Në konkurim nuk do të pranohen ribotime. Në konkursin e çmimeve përfshihen të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, pjesëmarrë­s në Panair. Lutemi që të gjithë të interesuar­it ( pjesëmarrë­s në Panair) të dorëzojnë deri në datën 31 tetor nga një kopje të librit/ librave që ata propozojnë për çmim. Libri duhet të jetë botuar detyrimish­t brenda kësaj date. Libri ose librat që do konkurrojn­ë për çmim duhet të dorëzohen në sekretarin­ë e Panairit brenda kësaj date nga Botuesi, Autori apo Përkthyesi. Gjithashtu mund të dorëzohen libra edhe në formë elektronik­e apo dorëshkrim, por me kusht që të dorëzohet në formë librore deri më datë 31 tetor 2018. E drejta për konkurrimi­n për çmim u jepet vetëm Botuesve që janë pjesëmarrë­s në Panairin e 21 të Librit. Pra nëse Autori apo Përkthyesi duan të konkurrojn­ë, duhet që Botuesi i tij të jetë i pranishëm me stendë në Panair.

Për çdo sqarim mund të drejtoheni në nr. e tel 0692048503/ 042236635 dhe në adresën sekretaria@ shbsh. al

SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania