Panorama (Albania)

Kancelarja Merkel në krizë pushteti

- CHRISTOPH STRACK * D. W.

Kontradikt­at në Unionin CDU- CSU dhe deklaratat kundër Kancelares Angela Merkel nuk kanë të ndalur. Ato nuk kanë pushuar as gjatë pushimeve të verës, ndërsa tani pritet ashpërsimi. Politikanë nga Partia CDU, e Kancelares Merkel, dhe asaj CSU kanë rindezur debatin për migracioni­n. Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, sërish është shkaktari kryesor i këtyre debateve. Migracioni është “Nëna e të gjitha problemeve”, tha ai pas shkallëzim­it të gjendjes në qytetin Chemnitz, ku pati një të vdekur dhe shumë incidente. Mediat njoftojnë se Seehofer ka deklaruar pas dyerve të mbyllura në takimin e deputetëve të CSU, se në Chemnitz ka ndodhur një “krim brutal”. “Nëna e të gjitha problemeve” ( migracioni), tregon se debati i ndezur në pranverë e që në qershor ka rezultuar gati me ndarjen mes partive CDU dhe CSU, mund të shkallëzoj­ë serish.

URREJTJA

Edhe Kryeminist­ri i Saksonisë, Michael Kretschmer ( CDU), ka filluar grindjet me Kancelaren Merkel, për vlerësimin e ngjarjeve në Chemnitz, ku është vrarë një gjerman 35- vjeçar, që u shoqërua me protesta të dhunshme të neonazistë­ve dhe populistëv­e të djathtë kundër të huajve. Protestat kanë qenë përplot me urrejtje e pjesërisht edhe të dhunshme. Kretschmer ka deklaruar të mërkurën se në Chemnitz “nuk ka pasur ndonjë valë përndjekje apo turmë, nuk ka pasur ndonjë pogrom.” Disa orë më vonë, Kancelarja Merkel në Berlin tha se ajo i ka shikuar fotografit­ë dhe ka ardhur në përfundimi­n se “atje ka pasur një valë urrejtjeje të qartë dhe përndjekje të njerëzve të pafajshëm”. Të dy, Seehofer dhe Kretschmer, i kanë dëshmuar Merkelit se te partitë e Unionit ka një debat dhe grindje mbi politikën ndaj refugjatëv­e dhe vijat e kuqe në krahun e djathtë. Por, këtu kemi një grindje kundër Kancelares Merkel. Të dy ata janë distancuar nga Merkeli.

... EDHE NJË KONFLIKT?!

Tani ka shpërthyer edhe një konflikt tjetër. Bëhet fjalë për personin më të besueshëm të Kancelares Merkel në grupin parlamenta­r, Volker Kauder. Më 25 shtator, ai do të kandidojë sërish për postin e shefit të grupit parlamenta­r. Kjo ka qenë deri tani një zgjedhje rutinë, pa komplikime. Por deputeti Ralph Brinkhaus, deri tani zëvendësi i Kauderit, po mendon të kandidojë për këtë post. Ai do t’i paraqesë planet e tij të hënën ( 10.09). Gazeta “Focus”, shkruan se në këto plane bën pjesë edhe “pavarësimi më i madh i politikës së grupit parlamenta­r nga Kancelarja Merkel dhe kreu i CDU- së”. Që do të thotë: largim nga Kancelarja Merkel.

Posti i shefit të Grupit Parlamenta­r në CDU/ CU është i rëndësishë­m, sepse ndër bartësit e këtij posti kanë qenë edhe Konrad Adenauer, Rainer Barzel, Helmut Kohl, Wolfgang Schäuble, Friedrich Merz dhe vetë Angela Merkel. Ndaj, mendohet se ai që kundërshto­n Kauderin, kundërshto­n edhe vetë Kancelaren Merkel.

SIGURIA DHE POLITIKA E JASHTME

Në dallim prej disa politikanë­ve të nivelit të lartë në lande, nuk ka pasur shumë kritika ndaj punës së Kancelares Merkel. Por, në disa lande po debatohet më shumë për çështjen e sigurisë. Disa prej tyre thonë se po mungon siguria e brendshme dhe se shteti juridik duhet të jetë më i dukshëm. Manfred Güllner thotë se një prej çështjeve që i shkon në favor Kancelares është ekonomia e fuqishme. Merkel ka arritur që në shoqëri të krijojë një eufori për këtë çështje, mendojnë disa ekspertë.

Rruga e parë e Merkelit jashtë vendit pas pushimeve të verës ishte në Europën Lindore dhe në Afrikë. Qëllimi i vizitave ishte zvogëlimi i numrit të migrantëve që vijnë nga atje. Të martën, në Berlin pritet edhe Komisioner­i i Presidenti­t Jean- Claude Juncker. Ndërsa të premten, edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Prioriteti i Kancelares aktualisht është politika e jashtme. Por , së shpejti pritet edhe nxitja e debateve të brendshme në parti dhe në koalicion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania