Panorama (Albania)

Brokoli, qepa dhe hudhra për të mbajtur larg sëmundjet e prostatës

-

FARAT E SUSAMIT Farat e susamit janë të pasura me zink. Ky mineral është thelbësor për shëndetin e prostatës. Studimet kanë treguar se burrat me BPH ose me kancer të prostatës, kanë nivele më të ulëta të zinkut në trupat e tyre, ndonjëherë deri në 75 për qind më të ulët se ata me prostatë të shëndetshm­e. Zinku që vjen nga ushqimi është më i lehtë për t’u absorbuar se shtesat e zinkut. Ndihmoni trupin tuaj duke ngrënë feta të susamit. Bajamet, fasulet dhe farat e kungujve janë gjithashtu të larta në zink.

SALMONI Mbipesha mund të rrisë rrezikun tuaj për zmadhimin e prostatës.

Ndaj, rekomandoh­et që të konsumohet salmon, i cili është i pasur me acide yndyrore omega- 3. Këto yndyra të shëndetshm­e mund t’ju mbrojnë nga: sëmundje kardiovask­ulare kanceri, artrit reumatoid dhe mbipesha. Nëse nuk e preferoni peshkun, mund të merrni omega- 3 tuaj nga arrat dhe farat e lirit. Sasi të vogla të omega- 3 gjenden edhe në soje. VITAMINA C Perimet e pasura me vitaminë C që mund të shtoni në dietën tuaj përfshijnë: brokolin lulelakrën, domaten. AVOKADO Avokadot janë të pasura me beta- sitosterol, e cila mendohet të ulë simptomat që lidhen me BPH. Disa njerëz që marrin shtojca beta- sitosterol thonë se ata nuk kanë pasur më vështirësi në urinim. Përveç avokados, ushqime të tjera të pasura me beta- sitosterol përfshijnë: fara kungulli, soje dhe arra.

PERIMET Perimet mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për BPH. Perimet me gjethe jeshile janë veçanërish­t të rëndësishm­e sepse ato janë të pasura me antioksida­ntë. Perimet të tilla si brokoli, gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e problemeve të prostatës, duke përfshirë edhe BPH dhe kancerin e prostatës. Njerëzit që hanë qepë dhe hudhër rregullish­t, gjithashtu mund të përfitojnë nga një rrezik më i ulët i BPH. Qepët dhe hudhrat përdoren shpesh në mjekësinë natyrale për të luftuar infeksioni­n dhe për të ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar.

healthline. com

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania