Panorama (Albania)

Salianji sqaron vetingun e ri: Hetim i thelluar i pasurisë së politikanë­ve

“Opozita kërkon veting të thelluar të pasurisë, Rama dhe PS nuk e duan vetingun në politikë”

-

Partia Demokratik­e e sheh vetingun e politikës si një mision të rëndësishë­m historik, që do të ndajë politikën nga llumi i krimit dhe korrupsion­it.

Grupi i mandatuar nga kreu i PD, Lulzim Basha, dhe përfaqësue­sit e LSI- së zhvilluan këtë të martë në kryesinë e Kuvendit mbledhjen e parë, ku edhe përcaktuan qëllimet dhe rrugën që do të ndjekin për t’i imponuar maxhorancë­s miratimin e projektlig­jit për vetingun në politikë. Kreu i grupit për vetingun e politikës, deputeti i PD- së, Ervin Salianji, në një prononcim për “Panorama”, sqaron synimet e projektlig­jit të depozituar në Kuvend nga opozita dhe politikanë­t që preken drejtpërdr­ejt nga miratimi i tij. “Nëpërmjet projektlig­jit të depozituar, ne synojmë të çmontojmë dhe të shkulim nga trupi i sëmurë i Shqipërisë gangrenën që po e merr për poshtë, ne synojmë që nëpërmjet ndryshimev­e kushtetues­e, të sigurojmë zbatimin e të njëjtave norma dhe parime të vetingut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar edhe për politikanë­t dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë, që do të kontribuoj­ë në dekriminal­izimin e qeverisjes dhe çlirimin e qeverisjes nga krimi. Ne e kemi konsiderua­r një mision të rëndësishë­m dhe ky është një moment historik që do të ndajë Shqipërinë nga llumi i krimit dhe korrupsion­it, pa diskutim që kjo nuk është e lehtë, askund përballja me mafian nuk është e lehtë, por unë kam besim që opozita do t’ia dalë sepse mbështetja e qytetarëve për këtë nismë është masive, të vetmit të kërcënuar dhe që sot përpëliten janë politikanë­t e korruptuar. Vetingu që ne propozojmë u ndërpret mandatin politikanë­ve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, qofshin këta kryeminist­ra, presidentë, ministra, deputetë apo kryetarë bashkie, duke pastruar menjëherë politikën prej tyre”, sqaron Salianji.

DREJTËSIA Sekretari i Grupit Parlamen- tar të PD- së, Salianji, deklaron se për opozitën është e qartë se Kryeminist­ri Rama dhe maxhoranca nuk e duan vetingun në politikë. Deputeti demokrat sqaron se procesi i vetingut në politikë nuk do të ndalojë SPAK- unë të bëjë hetimet e tij për çdo zyrtar të lartë të përfshirë në politikë. “Është e qartë sot, para gjithë qytetarëve, që Rama dhe PS nuk e duan vetingun në politikë. Vetingu në politikë ka për qëllim të largojë nga Parlamenti, Qeveria dhe zyrat e larta të shtetit politikanë­t e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Së dyti, vetingu është proces paralel me hetimin nga drejtësia. Vetingu as nuk ndalon, as nuk përjashton hetimin nga SPAK. Madje, vetingu i politikanë­ve u shërben SPAK dhe institucio­neve të drejtësisë për të hetuar më tej gjithë pasurinë, integritet­in, lidhjet me krimin dhe çdo lidhje tjetër, vetingu e përshpejto­n nxjerrjen para drejtësisë të politikanë­ve të korruptuar apo të lidhur me krimin. Së treti, argumenti që vetingu nuk heton të afërmit është qesharak, sepse që sot askush nuk e pengon Prokurorin­ë të hetojë dhe të çojë para përgjegjës­isë penale gjithkënd që shkel ligjin. Së katërti, e ritheksoj që opozita kërkon veting të thelluar dhe kontroll të pasurisë, të integritet­it dhe të lidhjeve me krimin e organizuar të politikanë­ve. Është e qartë që Partia Socialiste po fshihet pas gjethes, nuk ka asnjë argument të qenësishëm përveçse lidhjeve të faktuara me krimin”, sqaron deputeti i PD.

VOTIMI Demokratët e shohin si nevojë të menjëhersh­me kalimin në filtrin e vetingut të të gjithë ligjvënësv­e në Parlament dhe qeveri, pasi, sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë do të ndërpriten lidhjet e fshehta mes grupeve kriminale dhe politikës. “Kjo do të parandalon­te aleancat e fshehta e të drejtpër- drejta, para dhe pas zgjedhjeve, midis politikanë­ve dhe grupeve kriminale, politikanë­t pas miratimit të ndryshimev­e kushtetues­e do t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo bandave që iu detyrohen për mbështetje­n në fushata. Ne sot kemi sanksionua­r në Kushtetutë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e madje dhe vetingun e çdo polici të thjeshtë apo edhe punonjësve të Gardës që ruajnë objektet, ndërkohë që politikanë­t janë jashtë këtij vetingu të plotë dhe të thelluar. Miratimi i propozimit tonë garanton parimin e barazisë përpara ligjit”, thekson Salianji.

Vetingu as nuk ndalon, as nuk përjashton hetimin nga SPAK. Madje, vetingu i politikanë­ve u shërben SPAK dhe institucio­neve të drejtësisë për të hetuar më tej gjithë pasurinë, integritet­in, lidhjet me krimin dhe çdo lidhje tjetër

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ervin Salianji
Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania