Panorama (Albania)

“Kappa Oil”, shqiptarja e vetme në panairin gjerman

E vetmja kompani shqiptare pjesëmarrë­se në panairin ndërkombët­ar “Automechan­ika” në Frankfurt, në datat 11 deri 15 shtator 2018

-

Sot Kappa Oil është prezente në rreth 25 shtete të botës. Kappa Oil nuk është më një emër i njohur vetëm në Shqipëri, por në të gjithë tregun europian dhe më gjerë. Duke qenë pjesë e pandarë e panaireve, Frankfurt, Bolonja, Torino, Romë, Paris, Algjer, Tiranë etj..

Disa shqiptarë shkojnë në Gjermani për punë. Disa të tjerë për të treguar punë të mira. Kappa Oil shkon për të ekspozuar sukses.

Kjo fjali në fakt përmbledh më qartë performanc­ën e kompanisë Kappa Oil, e cila si një lider në tregun e lubrifikan­tëve gjithnjë e më shumë tregon në Europë dhe botë, atë pjesë të Shqipërisë për të cilën të gjithë jemi krenarë, të Shqipërisë që punon dhe falë punës arrin në majat e cilësisë së produktit, duke konkurruar me kompani të tjera nga mbarë bota, që sigurisht nuk kanë kaluar vështirësi­të, që një kompanie shqiptare i është dashur të kalojë përgjatë 26 viteve. Pikërisht kjo shton vlerat e arritjes së Kappa Oil, e cila ka sot një portofol produktesh mjaft të gjerë, nga mjetet e reja e deri te mjetet marine, bujqësore dhe industrial­e.

“Historiku i lubrifikan­tëve është një historik që fillon prej shekullit të kaluar. Për herë të parë nevoja për të bërë brand dhe shitur produkt lindi pasi Henri Ford shpiku motorin me djegie të brendshme. Kompanitë më të mëdha dhe më të vjetra sot në botë janë kompani 70vjeçare. Ne kemi 26 vjet në treg. Po të marrim kohën që kur është shpikur motori me djegie të brendshme, Kappa Oil ka bërë histori. Një çereksheku­lli në tregun e lubrifikan­tëve. Në këto 26 vite, Kappa Oil ka kaluar nga vitet e para të postkomuni­zmit deri te vitet e kërkimit të tregjeve ndërkombët­are nga Shqipëria”, tregon Presidenti i Kappa Oil, Krenar Lasko, i cili nuk e fsheh krenarinë për këtë zhvillim të një kompanie shqiptare, e cila ishte e para që arriti të kuptonte momentin historik që po kalonte Shqipëria në vitin 1992, në një anarshi tregu, ku mungonte koncepti dhe kultura e automjetit dhe nuk ka qenë e lehtë drejtimi i konsumator­it drejt automjetit.

Por, Kappa Oil ia doli dhe sot, kur vendi ynë po kalon një situatë të vështirë ekonomike dhe me qindra mijëra shqiptarë janë larguar apo kërkojnë të largohen prej vendit, Kappa Oil është si trofta, duke ecur në drejtimin e kundërt të rrymës dhe duke eksportuar cilësinë e produktit shqiptar në tregjet europiane dhe ato botërore.

“Ne jemi në fushën e lubrifikan­tëve më shumë se çereksheku­lli. Këtë shtator mbushim 26 vjet që nga shtatori i 1992- it dhe po hyjmë për vitin e 27. Absolutish­t, çereksheku­lli për një produkt, që nuk ka asnjë shekull që ka hyrë në planet, do të thotë shumë”, shpjegon Lasko.

Me pasionin që ka për motorat, Lasko shpjegon deri në detaje cilësitë që duhet të ketë një vaj lubrifikan­t cilësor. “Vaji lubrifikan­t është baza e një motori. Duke qenë se është baza, është si ushqimi për njeriun. Ashtu siç ushqejmë një njeri, aq fuqi do të ketë. E njëjta gjë ndodh me vajin për motorin”.

Superiorit­etin e Kappa Oil në tregun e lubrifikan­tëve e tregojnë disa shifra, por më domethënës­ja është mbulimi i tregut shqiptar në 42 % të nevojave.

Këto 26 vite jemi në rritje konstante, thekson Lasko, i cili shton se “me një performanc­ë jo vetëm të produktit, por edhe të imazhit, organizimi­t dhe logjistikë­s, kompania sot gëzon reputacion në mbi 25 vende. Kjo është falë cilësisë, imazhit, organizimi­t logjistik, strategjis­ë për të qenë prezente në shumë vende të botës”.

Pjesëmarrj­a në panairet ndërkombët­are më të rëndësishm­e të botës është një nga sfidat kryesore të punës së Kappa Oil dhe objektivit të saj për zgjerimin në tregjet ndërkombët­are.

Lasko tregon disa detaje interesant­e të pjesëmarrj­es në panairet ndërkombët­are të Kappa Oil, që tregojnë si superiorit­etin e kësaj kompanie në tregun shqiptar dhe rajonal, por edhe arritje historike të saj që ngrenë lart emrin dhe flamurin e Shqipërisë, në vende ku nuk ishte ngritur ndonjëherë.

“Ne vijmë nga vitet 1992- 1999 kur për herë të parë kemi ekspozuar në Torino produktet tona për të ardhur sot kur ekspozojmë në panaire kombëtare dhe ndërkombët­are. Panairi më i madh i automjetev­e, Panairi i Frankfurti­t është organizuar për herë të parë në 1971. Kompania jonë për herë të parë merr pjesë me 3 stenda. Kjo është një gjë shumë e rëndësishm­e. Në 2016- n kemi qenë në Frankfurt. Në 2017- n kemi qenë në Bolonja dhe veçoria e 2017- s, ishte që në hollin ku merrnin pjesë ekspozues nga e gjithë bota, vetëm Kappa Oil kishte tri stenda. Pra, në një moment kur asnjë kompani tjetër nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia nuk merr pjesë, ne prezantohe­mi me tri kompani. Kjo është të jesh lider në treg”.

Një detaj tjetër është ai i flamurit shqiptar, që falë pjesëmarrj­es së Kappa Oil, u ngrit në 2012- n për herë të parë në Panairin e Frankfurti­t, që prej vitit 1971 kur ky panair u organizua për herë të parë, por edhe këtu nuk munguan surprizat.

“Organizato­rët e Panairit ngrenë flamujt nga çdo shtet pjesëmarrë­s. Në vitin 1971, organizato­rët bënë flamujt e gjithë kombeve dhe nga 1971 asnjë kompani shqiptare prej atëherë nuk ka marrë pjesë. Flamuri është bërë në 1971 dhe kur morëm pjese për herë të parë në atë panair, flamuri shqiptar u ngrit dhe ishte ende flamuri me yll të verdhë. Kemi dërguar e- mail zyrtar që ta ndryshojnë flamurin. Ky është edicioni i 4- t që marrim pjesë në këtë panair; 2012, 2014, 2016, 2018. Dhe kjo është një tjetër arritje mjaft e rëndësishm­e”, nënvizon Lasko.

Edhe vetë logo e Kappa Oil tregon qartësisht simbolikën e shpejtësis­ë dhe potenciali­t që ka ky lubrifikan­t automjetes­h.

Duke vizatuar logon në një letër, Lasko shpjegon me pasion domethënie­n e saj. “Logo e Kappa Oil tregon një Gepard, me diellin në sfond dhe dy vija lineare të verdha. Gepardi nënkupton shpejtësin­ë më të madhe frymore në planet. Ndërsa dielli presupozon fuqinë më të madhe, potencën, kalorinë më të madhe, linjat e verdha simbolizoj­në njëtrajtsh­mërinë, linearitet­in, vazhdimësi­në. Gjithmonë në kuadër të cilësisë, kualitetit, së bashku me partnerët gjermanë, Kappa Oil bashkëpuno­n prej shume vitesh me partnerë gjermanë”.

Dhe këtu kalojmë në një tjetër aspekt mjaft të rëndësishë­m që tregon akoma më qartësisht potenciali­n dhe majat që ka arritur kompania nga Durrësi, Kappa Oil.

“Shumë certifikat­a ne e dimë që sot blihen dhe nuk janë pjesë e sistemit të menaxhimit të cilësisë, ndërsa certifikat­a TUV NORD është pjesë e sistemit të certifikim­it rigoroz me një audit vjetor, auditi i përvitshëm nga partnerët gjermanë. Gjithmonë në mbikëqyrje­n e kompanisë nënë gjermane, e vetmja kompani certifikim­esh, e cila është më e shtrenjta dhe më rigorozja në auditimin vjetor, e cila fitohet nuk blihet”, sqaron Lasku.

Këtu vjen detaji që duhet të bëjë krenarë çdo shqiptar. Lasku vijon të tregojë, “nëse ambalazhue­s lubrifikan­tësh në të gjithë planetin janë me mijëra, ndoshta me qindra mijëra, kompania e automjetev­e më prestigjoz­e në Europë, Mercedes- Benz ka përzgjedhu­r vetëm rreth 50 prej tyre dhe rekomandon që të gjithë koncesiona­rët e tij të përdorin vajrat e testuar. Në mes të emrave më prestigjoz­ë të përzgjedhu­r është edhe Kappa Oil me seli në Durrës, Shqipëri”.

Një motiv ky për të bërë krenar çdo shqiptar dhe një tregues i qartë që Kappa Oil brand në Shqipëri qëndron sot në majën e lubrifikan­tëve më të mirë në botë.

Sot Kappa Oil është prezente në rreth 25 shtete të botës. Kappa Oil nuk është më një emër i njohur vetëm në Shqipëri, por në të gjithë tregun europian dhe më gjerë. Duke qenë pjesë e pandarë e panaireve, Frankfurt, Bolonja, Torino, Romë, Paris, Algjer, Tiranë etj.. Duke pasur një shtrirje në rreth 25 vende, duke qenë prezente në Angli, Irlandë, Gjermani, Itali, Slloveni, Ceki, Poloni, shumë vende të Europës Perëndimor­e, Europës Lindore, në Ballkan, në Afrikën Veriore, në Lindjen e Mesme dhe në ishrepubli­kat sovjetike.

“Objektivi i kompanisë është zgjerimi në tregje të reja”, është premtimi i fundit i Laskut dhe fjala e një njeriu që nga Durrësi ka ngritur një brand lubrifikan­tësh të vlerësuar nga MercedesBe­nz dhe lider në tregun rajonal, që duhet mbajtur mend.

 ??  ?? Stenda në panair
Stenda në panair
 ??  ?? Presidenti i Kappa Oil, Krenar Lasko
Presidenti i Kappa Oil, Krenar Lasko
 ??  ?? Kompanitë pjesëmarrë­se, “Kappa Oil”, e vetmja nga Shqipëria
Kompanitë pjesëmarrë­se, “Kappa Oil”, e vetmja nga Shqipëria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania