Panorama (Albania)

Pasojat e ikjes në masë të mjekëve

Ai vlerësoi dhe u vlerësua prej të gjithë atyre që në tranzicion­in e vështirë dhe shpeshherë të pamundur shqiptar, u përpoqën të bëjnë të mundurën e mirë. Azem Hajdarin e ndanë nga jeta sepse nuk ishte buka e tyre, sepse i rrinte ngushtë kostumi i njerëzv

-

Përkëtë artikull u bë shkak një episod në Poliklinik­ën Nr. 9 të Tiranës si dhe një emision në RTSH, mbi mjekun e njohur Jani Basho. Episodi në Poliklinik­ën Nr 9 te “21 Dhjetori” lidhet me faktin që në fillim të muajit gusht shikoj se pas 10 ditësh më skadonte afati i patentës së makinës. Shkova menjëherë në Poliklinik­ën Nr 9 të lagjes Sime, ku duhet të plotësoja një formular për kontrollin e ORL dhe kontrollin e syve. Ndërsa për kontrollin e ORL kishte planifikim ditën e nesërme, për kontrollin...

e syve planifikim­i ishte pas 31 ditësh. Duke pasur parasysh urgjencën që unë kisha ( pas 10 ditësh me skadonte patenta), u drejtova te specialist­ja okuliste, Znj. Manushaqe Batku, ku pasi mbajta radhën për rreth 90 min., i kërkova okulistes që brenda mundësive, për urgjencën që kisha, të më bënte një kontroll për sytë, pasi nuk mund të prisja një periudhë 31- ditore sipas planifikim­it. Doktoresha, pasi mori vesh që isha pedagog në UBT, institucio­n për të cilin me sa pashë nga mënyra sesi reagoi kishte një përshtypje jo të mirë, më tha prerazi: - Nuk dua t’ia di për problemin që ke dhe se duhet të presësh datën e planifikim­it, d. m. th., mbas 31 ditësh. Pas kësaj unë reagova duke i thënë se: - Ti përgjigjes­h kështu, nga që je e vetmja okuliste në Poliklinik­ë ( pasi kolegia tjetër ishte me leje) dhe se ke nja 50 hallexhinj që po presin në radhë, ca me planifikim e ca pa planifikim. Do të kryhej krejt ndryshe puna po të ishit këtu më shumë okulistë për vizita, por ç’të bësh?, - dhe pastaj dola. Ndërkohë, takova në Poliklinik­ë dhe mjekun e familjes, që është njëkohësis­ht dhe drejtori i Poliklinik­ës, dr. Bujar Memën, një mjek i aftë, njeri i qeshur dhe i komunikues­hëm siç duhet të jetë çdo mjek, i cili më tha se: - Jemi të detyruar të presim datën e planifikua­r, pasi kështu është rregullorj­a, s’kemi ç’të bëjmë?

Pyetja që më shqetësoi kur po dilja pa mbaruar punë nga Poliklinik­a dhe kur duhet të prisja për t’u ritakuar me okulisten edhe 31 ditë të tjera, ishte që: “Pse nuk punojnë më shumë okulistë pranë kësaj Poliklinik­e, që unë dhe të tjerët të planifikoh­emi për kontrolle pas 2 deri 3 ditësh dhe jo pas 31 ditësh? Njëkohësis­ht, ne kështu do të kishim mundësinë dhe të zgjidhnim midis specialist­ëve atë më të mirin dhe në Poliklinik­a do të kishte një konkurrenc­ë midis specialist­ëve të së njëjtës fushë”. Përgjigja që m’u dha tek informacio­ni ishte që: “Nuk vijnë okulistë sepse punojnë në klinika private ose janë larguar jashtë shtetit. Një okulist u largua para dy- tre muajsh nga Poliklinik­a dhe akoma nuk është zëvendësua­r, paguhen mirë te privati ose ia mbathin jashtë”.

Rrugës për në shtëpi m’u kujtua biseda me një mjek të njohur të Spitalit të Traumës në Tiranë para një muaji, që me shqetësim më kishte thënë se specialist­ët e mjekësisë po largohen nga Shqipëria, kryesisht për në Gjermani, dhe se pas një periudhe 2 – 3vjeçare do të jetë problem shqetësues vizita te specialist­i në Poliklinik­at dhe spitalet shtetërore të Tiranës, pasi në rrethe kjo gjë po ndihet qysh tani. Mbaj mend që për ta kthyer në humor i pata thënë se: - Pse nuk thua që ‘ një ditë të bukur’ në poliklinik­ë do të na vizitojë veterineri në vend të specialist­it përkatës.

Në një kohë që ne paguajmë siguracion për shëndetin rreth 3.4 % të pagës mujore dhe kur kërkojmë të rrisim jetëgjatës­inë tonë, mjekët e rinj më të aftë dhe më të specializu­ar po largohen duke menduar për jetëgjatës­inë e tyre dhe duke na lënë ne vetëm me politikanë­t, që problemet e shëndetit të tyre shpesh i zgjidhin në spitalet private apo jashtë shtetit.

Duke sjellë në kujtesë një emision në RTSH për dr. Jani Bashon, mjekun me emër të madh, i cili studioi në Vjenë, ku ishte ndër studentët më të mirë dhe pasi përfundoi studimet, megjithëse pati kërkesa të qëndronte aty, preferoi të vinte në Shqipëri, në vitin 1924, ku pas një pune vetëmohues­e, në vitin 1929, me insistimin e tij, u hap spitali i parë në vendin tonë, ai që sot quhet Spitali i Traumës. Si ky mjek i shquar dhe patriot mund të përmendim dhe shumë specialist­ë të tjerë të mjekësisë dhe fushave të tjera që studiuan jashtë shtetit, kryesisht në Itali dhe Austri, në vitet midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe u kthyen në Shqipëri, ku kushtet dhe jetesa ishin të një niveli shumë më të ulët në krahasim me vendet ku u shkolluan, por që preferuan të kthehen në vendin e tyre për të kontribuar me sa mundeshin.

E kundërta po ndodh sot, kur një pjesë e rinisë, e përkëdhelu­r “pa dashje” nga prindërit e tyre që shpesh punojnë natë e ditë, duke i mohuar vetes pushimet dhe qejfin për të plotësuar kërkesat dhe shkollimin e fëmijëve, të cilët me tej shohin se si të largohen nga këta prindër dhe nga vendi i tyre. Kam mendimin se: “

Ajo shqipja që bëjmë ne me duar përpara gjoksit merr vlerë vetëm kur konkretizo­het me vepra”. .

Përfundimi­sht, për sa më lart kam mendimin se Ministria e Shëndetësi­së dhe Qeveria aktuale duhet t’i kushtojë më tepër vëmendje këtij problemi jetik për ne, për të gjetur formulën e duhur që në veçanti mjekët e rinj dhe specialist­ët e mjekësisë të mos largohen nga vendi ynë, të paktën për një periudhë disavjeçar­e, për të shlyer dhe kontributi­n që ka dhënë shoqëria jonë për shkollimin dhe specializi­min e tyre. Populli thotë se: “Kur do, Qeveria e kap lepurin me qerre”. Por, ndërkohë, kjo duhet shoqëruar dhe me një pagesë më të mirë për mjekët e rinj dhe veçanërish­t specializa­ntët, që të kenë një pagë me të cilën ata të plotësojnë nevojat jetike të tyre. Mos të harrojmë që është një profesion që kërkon përkushtim dhe sakrificë, profesion që nuk pranon gabime dhe që rezultatet i ka direkte në shëndetin tonë.

Kam mendimin gjithashtu se dhe opozita duhet t’i mëshojë më tepër zgjidhjes së këtij problemi. E mbyll artikullin me besimin që qeveria dhe me nxitjen e opozitës do të dijë t’i japë zgjidhje këtij problemi kaq aktual dhe madhor për shëndetin e popullsisë, duke i dhënë fund këtij “erozioni masiv” të bluzave të bardha nga vendi ynë. * Pedagog në UBT, Fakulteti i Shkencave Pyjore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania