Panorama (Albania)

Idrizi ikën nga koalicioni me PS, deputetët e PDIU qëndrojnë me Qeverinë

"Kam faj, i besova kësaj maxhorance për kauzën tonë"

-

Këshilli Kombëtar i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mandatar dje kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi, të nisë negociatat me Partinë Demokratik­e për të qenë bashkë në koalicioni­n e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Ky vendim është marrë me unanimitet gjatë mbledhjes së djeshme, ku Idrizi, para anëtarësis­ë, u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një front të fuqishëm opozitar. Kreu i PDIU- së tha se kjo parti po detyrohet të largohet nga maxhoranca për shkak se çështja çame po anashkaloh­et. Gjatë fjalës së tij, Idrizi mori përgjegjës­inë e mosrealizi­mit të kërkesave për çështje çame në negociatat Tiranë- Athinë. Ai tha se gaboi kur i besoi Edi Ramës zgjidhjen e kësaj çështjeje. "Edhe unë kam faj e po ju rrëfej me zemër në dorë se si çdo njeri normal në këtë vend gabon, sepse mendova dhe besova që do e çonim përpara këtë kauzën tonë të jetës e të shpirtit edhe në një koalicion me këtë maxhorancë. Kurrë e për asnjë moment nuk kam besuar se dikush mund të arrinte sa t'i lozte fatet tona në lojëra pushteti e ky dhe vetëm ky është faji im. Sot shpall para jush, vendimin e Kryesisë së PDIU, që votoi në unanimitet, që kryetari i PDIU të mandatohet për të përmbyllur marrëveshj­en me opozitën zyrtare në vend e që së bashku të sjellim një realitet të ri për vendin e për të djathtën shqiptare që duhet t'i përmbledhë gjithë copëzat e saj në emër të një qëllimi të madh, një politike normale që t'i kundërvihe­t krimit, varfërisë, dhunës e arrogancës shtetërore, një politikë që do bashkojë shqiptarët dhe do kërkojë zgjidhje të mençura e larg gjuhës së urrejtjes për kauzën tonë e për të gjithë kauzat kombëtare", tha Idirizi. NEGOCIATAT Idrizi kërkoi që në negociata të përfshihet dhe dhënia e të drejtave të minoriteti­t shqiptar në Greqi dhe heqja e ligjit të luftës. "Pala shqiptare deklaron se ne kemi folur për çështjen çame, por Greqia nuk pranon. Kaq dhe pastaj një valle me Kotzias- in dhe gati për të bërë partner strategjik Greqinë. Si mund të kemi një marrëveshj­e për bashkëpuni­min strategjik me një vend që nuk njeh çështjen çame dhe Kos- ovën? Uroj shumë që të mos jetë kështu dhe që kjo maxhorancë, që deri dje kishte partner strategjik PDIU dhe çështjen çame, sot ka për partner strategjik, Cipras. Ne i jemi adresuar ministrit Bushati, si Shoqatë Çamëria, me 16 pyetje për të na sqaruar ne dhe opinionin publik. Por çuditërish­t, edhe sot e kësaj dite Ministria e Jashtme nuk ka pranu- ar të takojë as PDIU, partinë e 4- t parlamenta­re dhe as Shoqatën Çamëria", tha Idrizi. ANËTARËT

Ai ka dhënë dhe një mesazh për deputetët apo drejtorët, të cilët sipas tij rrinë me PDIU- në me "lugë në brez". "Tani kam dy fjalë për ato që kanë thjesht arsyen e pranisë së tyre në PDIU, përfitimin e tyre e lugën që e kanë vënë në brez. PDIU është parti e ngritur me një mijë e një sakrifica. Ka brenda e përfaqëson mund e vuajtje sa mund të kenë popuj biblikë në historinë e njerëzimit… Mos rrini më në PDIU nëse mendoni se mundet veç të zhvatni e të përdorni emrin, vuajtjen e sakrificat tona… Ne jemi parti e kauzës njerëzore, gjenocidit çam e me ne nuk mund të nxirrni përfitime a të zgjidhni hallin tuaj… Ne do mbetemi e do qëndrojmë fort në ruajtje të parimeve tona dhe cilido që mendon se do na blejë a do na shesë, ata që vijnë si emisarë e si të dërguar për të blerë qëndrimin tonë sus, sot i them publikisht… Larg nga PDIU!", tha Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania