Panorama (Albania)

Alibeaj: Vendi në situatë dramatike, jemi qeveri e republikë pa demokraci

-

Opozita ishte në Kuvend të martën, por nuk mori pjesë në komisionet parlamenta­re. Vendin bosh në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, e plotësoi në drejtimin e mbledhjes së parë të grupit të opozitës, që do të punojë për çlirimin e drejtësisë nga kapja politike. Për Alibeajn, vendi po kalon një situatë dramatike, pasi drejtësia ka rënë përmes Reformës në Drejtësi dhe institucio­net e reja nuk janë krijuar. “Është nga ato momente, ku diskuton dy vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi për situatën ku ndodhet vendi sot, pa Gjykatë Kushtetues­e, Gjykatë të Lartë, KLGJ, KLP, pa SPAK, BKH dhe mbi të gjitha pa mundësinë e kontrollit nëpërmjet sistemit të drejtësisë të pushtetit. Dhe në mungesë të dhënies së drejtësisë ndaj qytetarëve. Është pikërisht mungesa totale e kontrollit të pushtetit prej pushtetit gjyqësor, që ka detyruar edhe procesin e vetingut në politikë. Sot jemi kthyer 46 vite më parë se viti 1990, me një sistem kushtetues dhe qeverisës, që i mungon elementi bazë që përbën minimumin e demokracis­ë: ndarjen dhe balancimin e pushtetit. Ku gjyqësori duhet të kontrolloj­ë dy pushtetet e tjera. Kjo nuk ekziston, ky Parlament nuk ekziston më. Sistemi gjyqësor nuk ekziston më për shkak të asaj që quhet Reformë në Drejtësi. Sot ka vetëm një Kryeminist­ër dhe ai është i vetmi. Kjo është situatë dramatike që na rezultoi nga mbledhja. Sigurisht, është një situatë që kërkon zgjidhje sepse ajo që po ndodh realisht sot me Reformën në Drejtësi nuk është thjesht dhe vetëm kapja politike. Por kapja politike nga një maxhorancë, e cila tashmë ka futur në sqetullën e saj krimin. Pra, kapja e sistemit nga krimi”, tha koordinato­ri i grupit të punës. Alibeaj theksoi se Shqipëria ka aktualisht një republikë, që s’ka sistem demokracie. Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD theksoi se do të jetë platforma që opozita do të paraqesë, ajo që do të ofrojë zgjidhjen për çlirimin politik të sistemit të drejtësisë. “Ne kemi një republikë që s’është më republikë. Është një republikë që s’ka më sistem demokracie, që s’ka më tri pushtete. Një republikë që s’ka më garanci as për politikën, por s’ka mbi të gjitha asnjë lloj shërbimi ndaj publikut”, sqaroi deputeti i PD.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania