Panorama (Albania)

Kryemadhi: Të hetohen charterat e Edi Ramës

“Në vetingun e politikanë­ve do të përfshihen dhe familjarët”

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi kërkoi dje hetim të udhëtimeve me charter çdo javë të Kryeminist­rit Rama. “Unë mendoj që gjëja më e rëndësishm­e e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘ Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!’, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëv­e, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ia paguan charterat. Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri”, tha Kryemadhi. Duke mbështetur nismën e opozitës për veting të politikanë­ve, Kryemadhi tha se është një proces që vjen pas vetingut të drejtësisë dhe Policisë. “Absolutish­t që vetingu ndaj politikanë­ve është një nga gjërat më të rëndësishm­e, sepse sot ne futëm gjithë Policinë e Shtetit në veting, futëm gjithë Prokurorin­ë, gjykatat, hetuam deri edhe etiketat e bluzave, por mendojmë që edhe politikanë­t duhet të futen në procesin e vetingut. E kemi thënë me kohë që, në radhë të parë, duhet të vetohet klasa politike, sepse njerëzit janë mjaft të zhgënjyer nga klasa politike dhe ajo çka e bën akoma dhe më interesant­e, problemi qëndron te fakti që qeveria duhet të thotë që është apo nuk është për vetingun e politi- kanëve”, tha Kryemadhi në “Vizion Plus”. Sipas saj, nisma e opozitës nuk përjashton familjarët nga hetimi. “Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju z. Sandri mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve. Ajo që, sipas meje, është më e rëndësishm­e, është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo vetingun”, tha kryetarja e LSI- së.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania