Panorama (Albania)

Spiropali: Propozimi i PD kundër Reformës në Drejtësi

Ndreu: S’do legjitimoj­më baltën e PD, gjyqësori pastron politikën

- ARISTIR LUMEZI

Sekretarja e kryesisë socialiste, Elisa Spiropali, në përgjigje të deklaratav­e të Partisë Demokratik­e për vetingun në politikë, tha se nisma e demokratëv­e është kundër Reformës në Drejtësi.

“Ne thamë se do kishte ndonjë gjë të re, por sot, dëgjuam Salianjin se vetë ata janë të paqartë për çfarë duan të bëjnë. PD- në e ka kapur frika nga vetingu, nga SPAK- u dhe BKH dhe tani dalin me një propozim, që, në fakt, nuk bën asgjë tjetër veçse minon Reformën në Drejtësi, SPAK- un, BKH dhe vetingun që ato do të bëjnë”, tha Spiropali, në përgjigje të deklaratav­e të deputetit demokrat Salianji. Sipas saj, Lulzim Basha kërkon që të shmangë hetimin e familjarëv­e të politikanë­ve përmes nismës së re ligjore. “Ne prisnim nga PD- ja të dëgjonim se si do bënin vetingun e politikanë­ve, por edhe të vëllezërve, motrave, kunetërve, fëmijëve, baxhanakëv­e të politikanë­ve. Por ata thonë: Jo. Ne presim që politikanë­t jo vetëm të shkëputen nga lidhjet me krimin, por edhe të kalojnë në sitë për të ardhurat dhe pasuritë, Luli thotë: Jo! Ne duam që ata, që nuk e kalojnë vetingun, të përballen me drejtësinë, Luli thotë: Jo. Shqiptarët duan që vettingun e politikës ta bëjë drejtë- sia e pavarur, Luli thotë: Jo”, u shpreh Spiropali përmes një deklarate nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas saj, nuk mundet që politikanë­t të kontrolloj­në politikanë­t, por kjo duhet bërë vetëm përmes një sistemi të pastruar të drejtësisë. “Luli do që kontrollin t’ia bëjë Salianji me Klevisin. Kjo nuk është drejtësia që duam. Ne duam veting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një veting për të qenë. Ata thonë, hajde votojmë diçka, që vetë thonë se nuk është gati. E që për më tepër, propozimi i tyre është hap pas. Propozimi i tyre është të marrësh Reformën në Drejtësi dhe ta grisësh. Luli mund të ketë frikë nga SPAK- u e BKH, por kjo nuk është arsye qe ne t’i vëmë shkelmin vetingut, që njësoj siç po pastron drejtësinë nga të korruptuar­it e të paaftët, do pastrojë edhe politikën”, u shpreh Spiropali. Deputeti socialist Pjerin Ndreu tha dje se një sistem i pastruar gjyqësor do të pastrojë dhe politikën. “Te Reforma në Drejtësi janë parashikua­r etapat deri te ajo që quhet SPAK, pra, Byroja e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Nuk kanë asnjë objekt tjetër veçse zyrtarët e lartë të shtetit. Ne bashkë me BE dhe SHBA, kemi kaq kohë që duam t’i mbushim mendjen krahut tjetër, për t’i shkuar deri në fund dhe këto institucio­ne do ngrihen sa më shpejt. Goditjen e korrupsion­it te zyrtarët e lartë ka vetëm një garanci, vetingu në drejtësi dhe ngritja e institucio­neve antikorrup­sion. Ne nuk do legjitimoj­më këtë politikë balte të tyre”, tha Pjerin Ndreu. Sipas tij, nëse nuk pastrohet gjyqësori rrezikojmë vendin me propozimin e PDsë, rrezikojmë skenarin rumun. “Në Rumani u arrestuan 6 mijë zyrtarë, por dështoi te gjyqësori, sepse s’kishte bërë veting në gjyqësor. Detyrimish­t duhet të pastrosh gjyqësorin”, tha Ndreu.

 ??  ?? Elisa Spiropali
Elisa Spiropali
 ??  ?? Pjerin Ndreu
Pjerin Ndreu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania