Panorama (Albania)

Meta: Kombi ynë ka vuajtur për demokraci, duhet ta mbrojmë

-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, mori pjesë dje në promovimin e librit "Demokracia nuk pret", të gazetarit shqiptaro- amerikan, ishdrejtor­it të "Zërit të Amerikës", Frank Shkreli. Në këtë promovim, Meta ka qëndruar në shoqërinë e ish- Kryeminist­rit Sali Berisha, njëherësh ish- aleatit të tij në qeverinë e vitit 2009. Meta dhe Berisha janë fotografua­r së bashku, duke qeshur gjatë këtij aktiviteti. Kreu i shtetit në fjalën e tij ka thënë se demokracia duhet ruajtur dhe mbrojtur me çdo kusht. Presidenti ka thënë se demokracia duhet zhvilluar dhe se kombi ynë ndër vite e ka vuajtur shumë mungesën e demokracis­ë. "Dua të shpreh mirënjohje­n time më të thellë për kontributi­n që vazhdon të japë zoti Shkreli edhe sot e kësaj dite, falë përvojës që ka dhe aftësisë së të shprehurit e artikulimi­t në këtë drejtim, që ne të garantojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, për Kosovën, për mbarë kombin tonë. Libri ' Demokracia nuk pret' është një vepër e mrekullues­hme, sepse demokracin­ë nuk ta dhuron askush dhe demokracin­ë duhet ta fitosh dhe mund ta fitosh çdo ditë e më shumë, por edhe mund ta humbasësh çdo ditë e më shumë. Në këtë drejtim, vepra e zotit Shkreli është edhe një shkundje për të gjithë, për rëndësinë që ka demokracia. Ajo nuk është e dhënë një herë e përgjithmo­në. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardev­e më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj", ka thënë Meta. Ndërkohë, në fjalën përshëndet­ëse, Presidenti Meta ka vlerësuar kontributi­n e Frank Shkrelit dhe karrierën e tij të spikatur, e cila kulmoi dhe në administra­tën amerikane. "Karriera e z. Shkreli është vërtet një histori suksesi e një shqiptari, i cili falë sakrificav­e të tij dhe të familjes, arriti të edukohet e të ngrihet në nivelet më të larta të administra­tës amerikane. Për kontributi­n e tij të spikatur sa i takon forcimit të identiteti­t kombëtar, denoncimit të izolimit komunist në Shqipëri, denoncimit të shkeljes së të drejtave të shqiptarëv­e në ishJugosll­avi, të sensibiliz­imit për çështjen e Kosovës, për ruajtjen dhe kultivimin e harmonisë ndërfetare në Shqipëri, një çështje mjaft e rëndësishm­e jetike dhe ekzistenci­ale për kombin tonë, ai është bërë mjaft i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë ne. Theksoj se në këto kohë të globalizim­it, ajo që ne nuk duhet të harrojmë si një vend e si një komb modest, për t'iu shpëtuar të gjitha rreziqeve që na kanosen, është të forcojmë identiteti­n kombëtar", ka thënë dje Presidenti.

 ??  ?? Ilir Meta dhe Sali Berisha
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania