Panorama (Albania)

SKEMAT PËR KOMPENSIMI­N E 24 MIJË VENDIMEVE

-

Me miratimin e një ligji të ri për pronat, Qeveria u kujdes të ndryshonte para së gjithash skemën e kompensimi­t. Ndryshimi kadastral përbënte kthesën e madhe në finalizimi­n e këtij procesi të tejzgjatur. Kjo solli kalimin në sitë të 24 mijë vendimeve. Pronat u vlerësuan, duke iu referuar zërit kadastral të origjinës, pra, llojit të pasurisë që toka kishte në momentin e shpronësim­it. Nga kjo formulë u prekën rreth 70% e pronarëve që do të përfitojnë më pak në raport me vlerën që ka prona e tyre sot në treg. Por kjo nuk është e gjitha. Ndërsa pa që nuk do t’ia dilte dot duke kompensuar financiari­sht pronarët, Qeveria vuri dorë edhe në skemat e kompensimi­t, duke i dhënë përparësi ndarjes së fondit fizik. Me anë të dy vendimeve, që u miratuan në fund të vitit që shkoi, parashikoh­et që për çdo familje të shpronësua­r të shikohet fillimisht mundësia që t’i kthehet një pjesë e tokës që i është konfiskuar. Kjo do të ndodhë pasi të kryhen verifikime­t e nevojshme dhe të rezultojë se sipërfaqja e njohur është e lirë. Nëse ky opsion dështon, atëherë pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht. Por për kompensimi­n në të holla është vendosur një prag, çka do të thotë se ata mund të marrin 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Për pjesën e mbetur do të kompensohe­n nga fondi i tokës. Një tjetër skemë kompensimi është edhe ankandi. I futur rishtazi si koncept, ankandi iu jep të drejtë pronarëve që të konkurrojn­ë për sipërfaqe të caktuara toke nëse do të kenë interes. E fundit është kompensimi financiar. Ndonëse më i rëndësishë­m, kjo skemë do të jetë hallka e fundit, që do të thotë se do të aplikohet kur të jenë ‘ djegur’ të gjitha alternativ­at.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania