Panorama (Albania)

Statusi i pronës, verifikime­t do të bëhen online

Pjetri: Shkurtohet koha e shërbimit ndaj qytetarëve

-

Për të marrë informacio­n mbi statusin juridik të çdo prone, përmbarues­it shtetërorë nuk do ta kenë më të nevojshme t’i drejtohen me shkresë Hipotekës. Në sajë të një marrëveshj­eje të firmosur nga Kryeregjis­truesi Valdrin Pjetri dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm i Përmbarimi­t, Pirro Lutaj, janë sheshuar të gjitha burokracit­ë e deritanish­me, duke bërë të mundur që verifikime­t të bëhen përmes sistemit online. Një praktikë e tillë do të kërkojë më pak kohë, duke ndihmuar në përmirësim­in e shërbimit ndaj qytetarëve. Një gjë e tillë u vu në dukje edhe nga Kryeregjis­truesi Pjetri.

“Nënshkruaj­më këtë marrëveshj­e bashkëpuni­mi me Përmbarimi­n Gjyqësor Shtetëror, nëpërmjet së cilës përmbarimi do të ketë akses online në regjistrat tanë hipotekorë. Përmbarimi­t shtetëror nuk do t’i duhet më të dërgojë shkresa dhe të humbasë kohë për të marrë informacio­n mbi statusin juridik të pasurive, duke shkurtuar kohën e shërbimit ndaj qytetarëve”.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Përmbarimi­t Lutaj vlerësoi marrëveshj­en e bashkëpuni­mit, pasi, sipas tij, shkurtohen procedurat dhe koha e dhënies së shërbimit nga ana e përmbarimi­t.

“Përmes nënshkrimi­t të kësaj marrëveshj­eje lehtësohen kontaktet me ZRPP në të gjithë territorin, pasi edhe zyrat përmba- rimore në të gjithë territorin do të kryejnë më shpejt veprimet procedural­e e ligjore për të përshpejtu­ar ekzekutimi­n e titujve ekzekutivë. Pra, është një procedurë që u vjen në ndihmë qytetarëve, të cilëve u shkurtohet koha e marrjes së shërbimit përmes këtij bashkëpuni­mi online mes dy institucio­neve”, u shpreh Drejtori i Përgjithsh­ëm i Përmbarimi­t. Praktika e deritanish­me parashikon­te që përmbarues­it shtetërorë të njiheshin me statusin e çdo prone përmes korrespond­encës me institucio­nin e Hipotekës. Shkëmbimi i shkresave kërkonte kohë, duke sjellë vonesa në ekzekutimi­n e titujve të pronësisë. Por duke nisur nga sot, nuk do të jetë më e nevojshme ndjekja e kësaj procedure. Pakti iu mundëson përmbarues­ve akses në hartat e Hipotekës, duke marrë informacio­n për statusin e çdo prone.

 ??  ?? Pjetri dhe Lutaj, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es
Pjetri dhe Lutaj, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania