Panorama (Albania)

Zv. ministri i Brendshëm: Rendi nuk matet me raste të veçuara

Lamallari: Etiketimet për krimin kanë qëllim të qartë politik

-

Për zv. ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, situata e rendit dhe siguria publike maten në tërësi dhe jo me raste të veçuara.

Ndërsa sipas tij, fokusimi në disa raste të veçanta për të dalë në konkluzion­e dhe etiketime të ndryshme, ka qëllim të qartë propagandi­stik dhe politik. Përmes një statusi në profilin e tij të "Facebook", të shoqëruar edhe me grafikët e numrit të vrasjeve që nga viti 2006 e në vazhdim, zv. ministri i Brendshëm tregon se Shqipëria nuk është vendi i krimit, edhe pse si në çdo vend tjetër, edhe në vendin tonë ka kriminale. Por, sipas tij, këto deklarata që bëhen nga kundërshta­rët politikë, shërbejnë për përdhosjen e padrejtë të imazhit të vendit. Zv. ministri i Brendshëm shprehet se numri i përgjithsh­ëm i krimeve që ndodhin në vend dhe krahasimi me vitet e mëparshme tregon nëse vendi është sot më i sigurt dhe aftësia parandalue­se e Policisë është rritur.

STATISTIKA­T Zv. ministri i Brendshëm publikoi dje në profilin e tij të "Facebook" 3 grafikë, që pasqyrojnë numrin e vrasjeve të ndodhura nga viti 2006 në Shkodër, por edhe 3 qytete të tjera të konsiderua­ra si problemati­ke. Sipas një prej grafikëve ku pasqyrohen statistika­t për Shkodrën, Durrësin, Tiranën dhe Elbasanin, numri i vrasjeve ka pësuar rënie. Përkatësis­ht në Shkodër, në vitin 2010 kanë ndodhur 18 vrasje, në 2013n 11, në 2017- n 6, ndërsa në deri në shtator të vitit 2018 kanë ndodhur 8 vrasje. Në Durrës, në vitin 2010 kanë ndodhur 15 vrasje, në vitin 2013 kanë ndodhur 13, në 2017- n 6 dhe deri në shtator të këtij viti kanë ndodhur 4 vrasje. Në Tiranë kanë ndodhur 25 vrasje në vitin 2010, 31 vrasje në vitin 2013, 9 vrasje në vitin 2017 dhe 6 vrasje deri në shtator të këtij viti. Ndërsa në Elbasan kanë ndodhur 11 vrasje në vitin 2010, 4 vrasje në 2013- n, një në 2017- n dhe një deri në shtator të këtij viti. Numri më i lartë i vrasjeve që ka ndodhur

VRASJE

kanë ndodhur në Shkodër nga janari e deri në gusht të këtij viti, nga të cilat 4 janë zbardhur nga Policia. Ndërsa numri më i lartë i vrasjeve në këtë qytet është shënuar në vitin 2008, kur kanë ndodhur 19 vrasje, nga të cilat janë zbuluar 15 në qytetin e Shkodrës, saktësisht 19 me 15 të zbuluara, ka qenë viti 2008. Sa i përket këtij viti, për periudhën janargusht, atje kanë ndodhu 8 vrasje, prej të cilave 4 janë zbuluar.

ZV. MINISTRI "Situata e rendit dhe sig- uria publike maten në tërësi dhe jo me raste të veçuara. Numri i përgjithsh­ëm i krimeve që ndodhin në vend dhe krahasimi me vitet e mëparshme tregon nëse vendi është sot më i sigurt dhe aftësia parandalue­se e Policisë është rritur", u shpreh dje përmes një reagimi në "Facebook", zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Sipas tij, fokusimi në raste të veçuara për të dalë në konkluzion­e të përgjithsh­me dhe etiketime si, "situata ankthi", "qytetarë të tmerruar", "Shkodra si Palermo" dhe "Shqipëria si Kolumbia" është i gabuar dhe ka qëllim të qartë propagandi­stik dhe politik. "Rëndësi ka të goditet kundërshta­ri politik pa kush pyet për përdhosjen e padrejtë të imazhit të vendit. Dhe inatin pastaj e kemi me holandezët apo fqinjët që ' nuk na e duan të mirën'!! Shqipëria pa dyshim nuk është ' vend i krimit' dhe natyrshëm, si kudo tjetër, edhe këtu ka kriminelë. Por si rrallëkund tjetër, këtu gjen politikanë batakçi dhe të paaftë, si Basha & Co me mungesë të theksuar karakteri prej shtetari dhe vizioni për të ardhmen e vendit!", shprehet Lamallari.

 ??  ??
 ??  ?? Grafiku i vrasjeve në Shkodër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan
Grafiku i vrasjeve në Shkodër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania