Panorama (Albania)

“Administra­torja e Ksamilit motër me autorin, shkarkojen­i”

- Valbona Oruçi

SARANDE- Vrasja e 43- vjeçarit Alket Muho në fshatin Rabije në Memaliaj ka krijuar përplasje edhe në Sarandë, pasi motra e një prej autorëve të dyshuar, është kryetare e Njësisë Administra­tive Ksamil, Bashkia Sarandë. Duke u nisur nga ky fakt, Partia Demokratik­e në Sarandë, nëpërmjet kryetarit të saj, Hariz Mema, i ka kërkuar kryetares së bashkisë, Florjana Koka, që të shkarkojë nga detyra Valbona Oruçin, motra e 59- vjeçarit të arrestuar, Hetem Muho. Sipas PD- së, ky vendim të jetë në fuqi derisa të zbardhet ngjarja e rëndë që i shkaktoi vdekjen Alket Muhos. Pas vrasjes së ndodhur më datë 6 shtator, Policia arrestoi si të dyshuar shtetasit Hetem e Dino Muho ( babë e bir). “I kërkojmë kryetares së Bashkisë së Sarandës të shkarkojë nga detyra znj. Valbona Uruçi, kryetare e Njësisë Administra­tive të Ksamilit derisa të zbardhet vrasja, autor i së cilës dyshohet se është shtetasi Hetem Muho, vëlla i Uruçit”, u shpreh kreu i PD- së së Sarandës.

Kështu u shpreh dje bashkëshor­tja dhe nëna e dy të arrestuarv­e, të akuzuar për vrasjen e Alket Muhos në fshatin Rabije të Memaliajt. Manushaqe Muho ndodhej në shtëpi dje vetëm me djalin e saj të mitur, Emiljanon, 13 vjeç. Ajo shprehet se nuk ka dëshirë të flasë me gazetarë për këtë çështje. Madje, e përlotur që përtej portës së hekurt, pa e hapur atë, thekson se nuk ka pse flet sot ajo, por drejtësia. Sipas 46- vjeçares, Policia duhet të gjejë autorët e vrasjes së 43- vjeçarit Alket Muho, pasi familjarët e saj nuk kanë lidhje me krimin, për të cilin akuzohen. Edhe banorë të fshatit shprehen se Hetemin dhe djalin e tij Dinon i njihnin si persona pa probleme dhe konflikte. “Dukeshin persona të qetë. Nuk i kanë sjellë asnjëherë probleme fshatit tonë. Edhe djali, Dinoja, ka studiuar për hoteleri- turizëm, shihte punën e tij. Nuk dimë ç’të themi për atë që ka ndodhur, jemi shokuar kur e morëm vesh”, shprehet shitësi i një dyqani në fshatin Cukë. Kryeplaku i fshatit, Dhimitër Telo, shprehet se familja Muho ishte zhvendosur në Cukë prej më shumë se 20 vitesh dhe se nuk janë njohur si problemati­ke. “Kanë mbi 20 vjet këtu. Ka qenë familje pa asnjë problem këtu në fshat”, shprehet kryeplaku Telo, pa dashur të aludojë më tej për ngjarjen se çfarë mund të ketë ndodhur.

Dy ditë më parë, Gjykata e Gjirokastr­ës la në “arrest me burg” babë e bir Hetem dhe Dino Muhon. Ata nuk e kanë pranuar vrasjen e kushëririt të tyre Alket Muho, as në momentin e arrestimit nga Policia dhe as para trupit gjykues. “Nuk jemi ne autorët e kësaj vrasje. Kisha shkuar bashkë me djalin që të shihnim nënën time që jeton aty në fshat, pasi ne banojmë në Çukë të Sarandës. Nuk kemi asnjë lidhje me atë që ka ndodhur”, është shprehur para trupit gjykues 59vjeçari Hetem Dino. Edhe djali i tij 20- vjeçar, Dino Muho, ka mohuar të ketë lidhje me këtë krim. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se një ndër provat e forta mbetet mungesa e një çifteje që Hetem Muho e kishte me leje. Ditën e arrestimit, ai ka deklaruar se nuk e kishte më armën pasi i kishte humbur. Akti i ekspertimi­t ka konfirmuar se në trupin e viktimës ka disa plagë plumbi kallashnik­ovi dhe vetëm një plagë me çifte. Burime nga grupi i hetimit theksojnë se nuk përjashtoj­në asnjë pistë tjetër të mundshme në lidhje me krimin e rëndë, duke nënkuptuar edhe atë se 43- vjeçari mund të jetë ekzekutuar për hakmarrje, pasi ai dyshohet se ishte informator i Policisë për parcelat që mbilleshin me hashash.

“Dukeshin persona të qetë. Nuk i kanë sjellë asnjëherë probleme fshatit tonë. Edhe djali, Dinoja, ka studiuar për hoteleritu­rizëm, shihte punën e tij. Nuk dimë ç’të themi për atë që ka ndodhur, jemi shokuar kur e morëm vesh”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania