Panorama (Albania)

Trafik droge në tre shtete, ja rolet e dy femrave të arrestuara

Në dy grupet kriminale, vajzat shoqëronin personat që trafikonin heroinën e kokainën

-

Dy banda që trafikonin kokainë, heroinë e marijuanë mes Italisë dhe disa shteteve të Europës Veriore janë goditur mëngjesin e së hënës gjatë një operacioni të koduar "Alba Bianca".

Operacioni u shtri në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë 18 shqiptarë, një shtetas kosovar e një pakistanez. Nga të dhënat e bëra publike nga mediat italiane, shpjegohet se 16 persona janë arrestuar në Itali, 13 prej tyre janë shtetas shqiptarë që jetojnë atje. Një i arrestuar është shtetas kosovar me banim në Treviso, një tjetër është shtetas italian me origjinë shqiptare me banim në komunën Merano të Bolzanos. Tre shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë dhe një tjetër është arrestuar në Tiranë. Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrim­in e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëritjetr­in, njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë. Mediat italiane shkruanin dje se grupet kishin degëzime të shumta në territorin italian në rajonet e Lombardisë, Veneto e Piemonte deri në Belgjikë dhe Holandë. Nga të dhënat që u publikuan nga Policia italiane, thuhej se mes të arrestuarv­e ishin edhe dy vajza, Keti Shani dhe Blerina Cela. Ato ishin pjesë e dy grupeve kriminale dhe roli i tyre ishte shoqërimi i personave që transporto­nin kokainën dhe heroinën në makinat e përsh- tatura posaçërish­t për këtë punë. Kokat e dy bandave janë Eljon Baruti dhe Hamit Bushi. Trafikantë­t e dy grupeve "Baruti" dhe "Bushi" merreshin me trafik heroine, kokaine dhe marijuane. Banda kishte degë edhe në Holandë, Belgjikë dhe në Austri, ndërsa bazën e kishin në Veri të Italisë. Dy grupet shqiptare, pasi merrnin kokainën nga Belgjika, ndërsa heroinën nga Holanda e trafikonin më pas në Gjermania e në Itali, ku kishin bazën dhe më pas në vendet e tjera të Europës. Në vendin fqinj ata bashkëpuno­nin edhe me mafien italiane. Për sa i përket kanabisit, trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani. Banda llogaritet që ka trafikuar në total 120 kg drogë, marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro.

 ??  ?? Anëtarët e grupit kriminal “Baruti”
Anëtarët e grupit kriminal “Baruti”
 ??  ?? Anëtarët e grupit kriminal “Bushi”
Anëtarët e grupit kriminal “Bushi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania