Panorama (Albania)

Përplasen makinat, kërcënohet me armë

-

Drejtuesi i furgonit rrihet keqas edhe me mjete të forta SHKODER- Një sherr i çastit mes dy shoferëve ka bërë që njëri prej tyre të sulmohet keqas dhe të përfundojë në spital. Sipas Policisë së Shkodrës, i plagosur ka mbetur shtetasi Dodë Rrethori, 50 vjeç nga Vau Dejësi. Ky i fundit është kërcënuar nga persona që mbanin në duar automatik kallashnik­ov si dhe është goditur me shkopinj dhe sende të tjera të forta. 50vjeçari ka marrë goditje në fytyrë duke u dëmtuar. Menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa bluzat e bardha konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në aksin ShkodërGur­i Zi, kur papritur furgoni, që drejtonte 50- vjeçari Dodë Rrethori, është përplasur fare pak me një mjet tjetër ku ndodheshin disa persona të tjerë. Në atë moment drejtuesi dhe persona të tjerë që ndodheshin në mjetin tjetër kanë zbritur nga makina për t’u sqaruar mbi këtë aksident pa pasoja. Por ky sqarim mes tyre është kthyer në një debat e më pas një konflikt fizik. Sipas burimeve nga vendngjarj­a, dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër, fillimisht me automatik në duar kanë kërcënuar shoferin e furgonit dhe më pas e kanë goditur atë me shkopinj në fytyrë dhe trup dhe sende të tjera të forta dhe pasi e kanë goditur janë larguar me shpejtësi. Pas transporti­mit në Spitalin e Shkodrës për t’i dhënë ndihmën e parë, Policia ka marrë dëshminë e shoferit të dëmtuar. Shtetasi Dodë Rrethori, sipas burimeve, ka deklaruar se personat e kanë sulmuar nga mbrapa dhe se ai nuk ka parë më shumë për shkak të goditjeve që ka marrë. Shoferi ka treguar për Policinë se armët i janë drejtuar pasagjerëv­e që ai kishte në mjet, ndërsa këta të fundit kanë deklaruar të kundërtën, se është kërcënuar vetë drejtuesi i furgonit. Në vendngjarj­e ka shkuar Policia, e cila po punon për identifiki­min e autorëve dhe kapjen e tyre si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të ndodhur në aksin Shkodër- Guri Zi. Fatmirësis­ht ngjarja përfundoi pa pasoja të rënda, duke pasur parasysh faktin se drejtuesit të furgonit i është drejtuar edhe arma.

 ??  ?? Policia e Shkodrës
Policia e Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania