Panorama (Albania)

Haradinaj e Veseli, kundër ndryshimit të kufijve

-

Ambasadori i SHBA- së në Beograd, Kyle Scott, tha se për arritjen e një marrëveshj­eje përfundimt­are ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nevojitet një mbështetje nga fuqitë e mëdha. “Mendoj se një marrëveshj­e ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ende e mundur dhe shpresoj se liderët e rajonit do ta mbështesin këtë, sepse ne e kemi mundësinë për të ndërtuar marrëveshj­e për paqe dhe stabilitet” tha Scott, duke shtuar se Beogradi dhe Prishtina duhet ta arrijnë një marrëveshj­e e cila do të jetë e përhershme. Ai ka thënë se një mbështetje nga SHBAtë, Rusia dhe Gjermania do të ishte e nevojshme për implementi­min e një marrëveshj­eje, por thekson se puna kryesore duhet të bëhet nga Prishtina dhe Beogradi.

Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke mbrojtur qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve, tha në lidhje me Preshevën se: “Ne do ta mbajmë vëmendjen gjithmonë atje, sa u përket këtyre temave është zbatimi i Kushtetutë­s së vendit, ajo na obligon në territor edhe në kufi. Unë mbaj pozicion të rezervuar për gjëra të tjera, i përmbahem Kushtetutë­s së vendit. Është eksperimen­t i rrezikshëm loja me kufijtë”. Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se sovranitet­i i Kosovës është i pacenueshë­m. “Ujmani do të jetë Kosovë, sovranitet­i i Republikës së Kosovës është i pacenueshë­m. Ne nuk kemi pretendime territoria­le ndaj askujt. Ne do të sillemi mirë, në partnerite­t, në fqinjësi të mirë. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me partnerët tanë SHBA, Britania e Madhe dhe veçanërish­t Bashkimin Europian, sepse ajo është shtëpia jonë”, tha Veseli.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit në Beograd me Ron Johnson, senatori amerikan, i cili kryeson Komitetin e Senatit për Sigurinë dhe Çështjet Qeveritare, pohoi se nuk mund të ketë zgjidhje me Kosovën pa u miratuar nga fuqitë e mëdha. Vuçiç tha se “Johnson gjithmonë donte të dëgjonte atë që serbët mendonin dhe ka lobuar për paqen në Ballkan, si dhe u përpoq të kontribuon­te në krijimin e një zgjidhjeje kompromisi midis serbëve dhe shqiptarëv­e, Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet autoriteti­t, njohurive dhe pranisë së tij”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth arritjes së një marrëveshj­eje midis Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiç tha: “Nuk mendoj se ekziston një zgjidhje qoftë pa Shtetet e Bashkuara, apo pa Gjermaninë apo Rusinë. Çdo marrëveshj­e është e vështirë, shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, por ne duhet të bëjmë më të mirën. Nëse diçka e tillë do të ndodhte me çdo rast, do të ishte shumë e rëndësishm­e që të gjitha fuqitë e mëdha ta mbështesni­n atë. Mendoj se fuqitë e mëdha duhet, para së gjithash, të japin shtysë për bisedimet”. Ai theksoi se: “Rusia ka qenë gjithmonë në anën tonë, në anën e së drejtës ndërkombët­are, ashtu si Shtetet e Bash- kuara dhe Gjermania mendonin se ishin në anën e së drejtës ndërkombët­are kur ishte fjala për njohjen e Kosovës. Prandaj ne kemi nevojë për një zgjidhje që do të linte të dyja palët njëlloj të pakënaqura ose të paktën pak të kënaqura”, përfundoi Vuçiç. Ron Johnson u tha gazetarëve se vendi i tij nuk do të impononte ndonjë zgjidhje për Kosovën dhe se si Presidenti i SHBA, Donald Trump, edhe zëvendësi i tij, Mike Pence, donin që problemi i Kosovës të zgjidhet. “Populli amerikan dëshiron që Serbia të jetë e suksesshme, ne dëshirojmë paqe dhe siguri, dëshirojmë një situatë të qëndrueshm­e, dëshirojmë prosperite­t dhe nuk do të imponojmë asnjë zgjidhje për Kosovën, duke i dhënë Presidenti­t Vuçiç hapësirë për të gjetur një zgjidhje fleksibile. Ju keni një udhëheqës të guximshëm, ai dëshiron më të mirën për popullin e tij, unë do të jap maksimumin për të mbështetur popujt në Serbi dhe Kosovë, të cilët dëshirojnë paqe dhe stabilitet”, tha Johnson pas takimit të tij me Vuçiç. Johnson tha se kishte gjithmonë një mundësi që Presidenti i SHBA, Donald Trump, të vizitonte Serbinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania