Panorama (Albania)

GJUKANOVIÇ TAKON THAÇIN, JA POROSIA PËR BISEDIMET

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se rezultati i një marrëveshj­eje përfundimt­are dhe detyruese për normalizim­in e marrëdhëni­eve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte njohja e ndërsjellt­ë, anëtarësim­i i Kosovës në BE, NATO dhe OKB dhe përparimi i Serbisë në rrugën drejt BE- së.

Në një intervistë me agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, Thaçi tha se “SHBA dhe BE ndajnë një pozicion, kanë krijuar hapësirë të mjaftueshm­e, nën udhëheqjen e BE dhe me mbështetje të ngushtë të SHBA- ve, për të siguruar kushtet dhe mundësitë për arritjen e një marrëveshj­eje përfundimt­are ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të parashikon­te një detyrim të ndërsjellë ndërkombët­ar dhe paralel me këtë, njohje reciproke”. Thaçi mohoi se Kosova mund të ndodhej në një krizë politike apo institucio­nale pavarësish­t nga mosmarrja e një vendimi për ekipin negociues të Kosovës gjatë seancave të Kuvendit javën e kaluar dhe rezolutat e kërkuara nga opozita. “Në Kosovë, ashtu si në çdo shtet tjetër demokratik, ka dallime politike, mendime të ndryshme për çështje të caktuara, por Kosova nuk po kalon krizë. Jam i bindur se Kosova do të veprojë dhe do të jetë e bashkuar në përkrahjen e interesave shtetërore, diferencat e panevojshm­e do të tejkalohen dhe kjo do të arrihet në komunikimi­n e drejtpërdr­ejtë brenda spektrit politik, si autoritete­t, ashtu edhe opozita”, tha ai. Thaçi më tej shtoi se ishte absolutish­t normale që Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe ai kishin mendime të ndryshme për normalizim­in e marrëdhëni­eve, por që të dy ishin të angazhuar për të njëjtin qëllim, një zgjidhje paqësore, një marrëveshj­e mirëkuptim­i, pajtimi dhe njohjeje reciproke. “Nuk është një proces i lehtë, por shumë i vështirë, me vetëm shanse teorike për arritjen e një marrëveshj­eje, por ia vlen angazhimi dhe puna, dhe besoj se arsyeja do të mbizotëroj­ë dhe se do të arrihet një zgjidhje, pas së cilës Kosova mund të arrijë pranimin i saj në NATO, BE, OKB dhe Serbia, rrugën e saj drejt BE- së. Është mënyra e vetme që ne duhet ta marrim. Përndryshe, zgjatja e status quo- s dhe konflikti i ngrirë do të sjellin vetëm probleme dhe vështirësi për popujt dhe vendet tona”, theksoi Thaçi.

Sipas Thaçit, para se të ar- rihet një zgjidhje e shpejtë, është edhe më e rëndësishm­e të arrihet një marrëveshj­e e mirë, e pranueshme për të dy palët dhe e zbatueshme. I pyetur për të shpjeguar termin “korrigjimi i kufijve”, të cilin ai e mbështet publikisht, Thaçi përsëriti se nuk do të ketë ndarje, e as nuk do të le- jonte krijimin e Republikës Serbe ( RS) në Kosovë. “Unë jam duke punuar drejt arritjes së korrigjime­ve të kufijve brenda procesit të demarkacio­nit për linjën 430 kilometras­h ndërmjet shteteve të Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe lidhjen e Luginës së Preshevës me Kosovën. Kjo do të Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi Malin e Zi, ku takoi homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç. Në takim u fol rreth dialogut Kosovë- Serbi, ndërkohë Presidenti malazez ka thënë se dy vendet duhet të kenë kujdes që marrëveshj­a përfundimt­are t’i kontribuoj­ë paqes në rajon. Gjukanoviç tha se i mirëpret përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit për të arritur një marrëveshj­e paqësore, përmes dialogut nën mbikëqyrje­n e BE- së dhe me bindjen që të gjitha palët do të kenë kujdes që rezultati në fund t’i kontribuoj­ë paqes dhe stabilitet­it të Ballkanit Perëndimor. thotë të nderojmë vullnetin e qytetarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjë, të shprehur më 1 dhe 2 mars 1992. Kjo është ajo që unë mbroj dhe ajo që unë do të paraqes në mënyrën më institucio­nale në Bruksel”, tha ai. I pyetur nëse do të ishte e mundur që Serbia të pranon- te që Lugina e Preshevës të kalonte në Kosovë dhe të mos kërkonte kthimin e Kosovës Veriore, Thaçi u përgjigj se nuk mund të fliste në emër të Serbisë. “Nuk mund të flas për Serbinë, por nuk jemi naivë që Serbia ta njohë Kosovën me vullnet të mirë, për respektimi­n e Kosovës dhe progres- in e Kosovës në rrugën e saj të BE- së, ose sepse e duan Kosovën dhe do të jetë pjesë e një marrëveshj­e me interes të përbashkët, me kompromise që nuk do të ishin të lehta, por të nevojshme për paqen përfundimt­are mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi në një intervistë për “Beta”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania